“Nuk ka rëndësi nëse ai është në garë, ose është ndalur. Kev ka një çekiç në këmbë.
Ai është i aftë ta orientojë topin me fuqinë dhe saktësinë që dëshiron”.
Kështu u përshkrua mesfushori belg i Manchester City në fillim të këtij sezoni.
Muaj më vonë, De Bruyne është bërë asistuesi më i lartë i Europës, në vitet e fundit.
De Bruyne ka dhënë 38 asiste në Premier League, në vetëm tri sezone.
Ai debutoi me Manchester City në shtator të vitit 2015.
Statistikat e tij i kalojnë ato të lojtarëve të tjerë, nga Leo Messi, Neymar apo Mesut Ozil, të gjithë me 34 pasime për gol (asiste) në të njëjtën periudhë.
Asnjë nga pesë ligat më të rëndësishme në Europë nuk ka marrë pjesë më shumë sesa ai në këtë pjesë të lojës së futbollit, që kur është te blutë.
De Bruyne është aktualisht asistmeni më i mirë në Premier League, me 11 të tilla, i ndjekur nga bashkëlojtari i skuadrës së tij, Sané, me 10 asiste.
Ai gjithashtu kryeson renditjen botërore në këtë drejtim, së bashku me Neymar.
Braziliani është i vetmi futbollist, i cili ka qenë në gjendje të mbajë ritmin e belgut, duke e barazuar atë me 11 asiste.
Lojtarë si Messi apo Pogba, kanë gjithsej 9 asiste në këtë sezon.
Me mbërritjen e Guardiolës si trajner, belgu po përjeton plotësinë e tij si futbollist, por të dhënat e grumbulluara gjatë tri sezoneve me Manchester City janë, gjithashtu, të shkëlqyera.
Ai ka marrë pjesë në 125 ndeshje, duke luajtur në total 9906 minuta.
Në to ka shënuar 34 gola dhe ka dhënë 52 asiste në të gjitha garat.
De Bruyne është përfshirë në një gol; ose duke shënuar, apo asistuar çdo 115 minuta lojë.
PO sa gola ka shenuar Debruni ne 3 sezone? sepse Messi,Nejmari etj pervecse asisteve kane shenuar gola 3 here me shum se Debruni.