Dy ndeshjet e para të këtij viti ishin problematike për Skënderbeun në lidhje me formacionin, pasi kishte shumë mungesa. Trajneri Daja nuk ka pasur në dispozicion lojtarë të rëndësishëm si Soue, Taku, Sahiti, Radas në Durrës dhe ndonjë tjetër.
Por para ndeshjes me Vllazninë në Shkodër ai ka marrë lajme të mira dhe mungesa e vetme do të jetë ajo e mesfushorit Afrim Taku, i cili ka bërë të ditur se do të kthehet nga Amerika më 10 shkurt.
Mbrojtësi Radas, i cili u dënua me 2 ndeshje pezullim nga Disiplina për kartonin e kuq të marrë në Gjirokastër, e ka shlyer një ndeshje në Kupë dhe gjysmën tjetër do ta shlyejë me pagesë.
Sulmuesi Soue është kthyer nga Gmabia dhe është stërvitur, kështu që trajneri Daja e të gatshëm për ndeshjen e së dielës në “Loro Boriçi”. Alternativa për të janë më të shumta në këtë ndeshje.
undefined