Bashkim Fino ka akuzuar përballë Armand Dukën se ka vendosur në lista për të votuar miqtë e tij.
Dhe këtë Fino e ka vërtetuar duke treguar se votuesi i klubit të Velipojës do të jetë një person nga Shijaku që është mik i Armand Dukës.
“Lista e delegatëve të datës 7 është mashtruese, nuk i përgjigjet realitetit të klubeve që duhet të vijnë të votojnë. Me datë 18 u thuhet klubeve të sillni emrin e njeriut, erdhën shkresat dhe u deshën 10 ditë. Çfarë ndodh, 1/3 e listës janë mashtruse. Ka ekipe të cilat nuk ekzistojnë, nuk kanë aktivitet dhe do të vijë të votojnë, ka ekipe në aktivitet, që nuk vijnë. Ka ekipe si Bilishti që u vonua, u tha që nuk do të votojë. Pojani nuk ka ekip, e di kush e ka. Nga Bashkia Maliq do të vijë Idajet Shkulaku. E kishte Trifon Meraku që ka pas klubin e votuar, nuk eështë. Vjen ky për të votuar për Pojanin, FSHF ia jep të drejtë.
Memaliajn e drejton kryetari i Bashkisë, financon e me radhë. Kanë shkuar dhe kanë gjetur një vendim gjykate në vitin 2011, Asllan Seferi, ish-shofer i Bashkisë, tani pensionist. Kanë marrë këtë vendim, kanë shkuar te ky, na e jep listën, që të vijë Lulzim Meçi, që ka kandiduar për partinë e vëllait të tij.
Për Velipojën kam respekt, është një president tjetër, por do të vijë Fundim Dollaku të votojë për ekipin e Velipojës. Ky është nga Shijaku, mik i ngushtë i Dukës.
Olimpiku ka qenë pa vulë. Për të do të votojë Aristotel Papajani nga Laçi, i kanë marrë dhe firmosur. Po merr gjithë njerëzit e vet, nga Shijaku e nga janë. Ndërsa Komisioni thotë që materialin na e ka bërë Sekretari i Përgjithshëm dhe kemi hedhur firmat. Do ta fitojë garën me 18 vota, por edhe ashtu do të mundet”, tha Fino në emisionin “Të Paekspozuarit”. (TemA)
Jo nje mor burre disa shijaks do votojn per Don Duken.Eshte i madh kryeqyteti i Shijakut sikurse Skrapari ne kohen e lulezimit te LSI
Jo vetem miqt e Don Dukes nga shijaku, kriminel me dosje por edhe miqt e Don Dukes te Klan kazani dhe Top kazani.Blushi besoj u ndje” krenar ” me Ydhi Rakip kazan kazinoja.
Blush me Ydhin ,Top kazani do marshoje nga fitorja ne fitore