Presidenti i FSHF-se, Armand Duka, është i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në Top-Channel, përballë kandidatit tjetër për kreun e FSHF-së, Bashkim Fino.
“E pranoj që kam mik Agim Zeqon dhe Ardjan Takajn dhe jam krenar për këtë gjë. Ish-ministrin Ridvan Bode e njoh, por gjithsej kam pirë vetëm dy herë kafe.
Jam krenar për sukseset e çdo klubi shqiptar, ashtu sikurse jam krenar për arritjen e futbollit shqiptar. Unë kam ardhur në futboll jo nga politika, por nga Vllaznia kur kandidova për herë të parë”, tha Armand Duka.
ARSYET-“Sa më shumë kandidatë të ketë, aq më pozitive është për të ndihmuar një institucion. Unë nuk e konsideroj Finon si rival, por një kandidat që jemi në një garë.
Kam vendosur të kandidoj për herë të 5-të për kreun e FSHF për të vijuar sukseset e futbollit shqiptar. Kemi bërë shumë gjëra të mira gjatë këtyre viteve, po ashtu siç kemi bërë edhe gabime.
Kemi pasur suksese në infrastrukturë, dyfishim të numrit të futbollistëve, arritëm përfaqësimin në Europian dhe shumë suksese të tjera. Mendoj se kam ende energji për të vijuar punën në këtë pozicion. Tri arsyet se përse duhet të vijoj punën si president të FSHF-së janë:
1-Eksperienca në kreun e FSHF-së.
2-Niveli i kualifikimeve menaxheriale.
3-Marrëdhëniet me komunitetin e futbollit”.
Bashkim Fino
“E kam ndjekur Finon në Kuvend të Shqipërisë dhe nuk e kam parë të ketë bërë ndonjë reformë, as për sportin nuk ka folur ndonjëherë. Gjithashtu nuk di të ketë pasur ndonjë aftësi menaxheriale.
Nuk kam si ta mohoj kandidaturën e Bashkim Finos. Unë jam i gëzuar që kam Finon përballë në këtë garë. Por, mendoj se duhet të kishe dhënë dorëheqjen nga posti i deputetit, për dy arsye.
Duhet të jesh më i barabartë para atyre që do kërkosh mbështetje, të cilët janë pjesë e ngjyrave të ndryshme të politikës, apo tërësisht sportiv.
Por, edhe për vetë strategjinë e garës. Nëse mendon se do ta dorëzosh mandatin e deputetit pasi të fitosh kreun e FSHF-së, atëherë mendoj se duhet ta japësh që tani dorëheqjen”.
PRITJA NË KRYEMINISTRI– “Ekipi kombëtar nuk u morr zvarrë në Kryeministri pas ardhjes nga Europiani i Francës. Unë jam përpjekur të kem marrëdhënie shumë të mira me të gjithë faktorët, përfshi edhe politikën. Por, edhe pse jam sulmuar shpeshherë nga politika, unë nuk e kam përdorur ekipin kombëtar as për Edi Ramën dhe as për askënd. Ishte dëshira e Kryeministrit që të priste ekipin kombëtar pas atij suksesi në Francë”.
Pranimi në mbledhje Partie
“Po e pranoj që kam shkuar në mbledhje partie, por nuk kam shkelur statutin e FSHF-së. Unë jam qytetar i lirë dhe mund të shkoj edhe në të tilla aktivitete. Financieri i Partisë Agrare punon në FSHF? Nuk ka pse t’i ndalohet të punojë në FSHF”
Shoqatat
“Anëtarët e FSHF-së janë 66 me të drejta të barabarta për t’u përfaqësuar në Asamble Zgjedhore. Vetë Asambleja me konsulencën e FIFA-s dhe UEFA-s ka formalizuar 66 anëtarët. Asambleja i ka lënë kohë këtyre anëtarëve, përfshi shoqatat për të plotësuar kriteret e tyre. Shoqatat përfaqësojnë futbollin e fëmijëve dhe numrin e futbollistëve. Këto shoqata janë pjesë e Asamblesë para se të isha unë president i FSHF-së. Disa nga anëtarë nuk kanë përfunduar procesin e regjistrimit. Por, ashtu siç është klubi i Erzenit dhe Pogradecit i parregjistruar në Gjykatë. Por, kjo nuk ua heq të drejtën për të qenë pjesë e Asamblesë”.
Shoqatat Fantazme
“Anëtarët e FSHF-së janë 66 me të drejta të barabarta për t’u përfaqësuar në Asamble Zgjedhore. Vetë Asambleja me konsulencën e FIFA-s dhe UEFA-s ka formalizuar 66 anëtarët. Asambleja i ka lënë kohë këtyre anëtarëve, përfshi shoqatat për të plotësuar kriteret e tyre. Shoqatat përfaqësojnë futbollin e fëmijëve dhe numrin e futbollistëve. Këto shoqata janë pjesë e Asamblesë para se të isha unë president i FSHF-së. Disa nga anëtarë nuk kanë përfunduar procesin e regjistrimit. Por, ashtu siç është klubi i Erzenit dhe Pogradecit i parregjistruar në Gjykatë. Por, kjo nuk ua heq të drejtën për të qenë pjesë e Asamblesë”.
Si mund te jesh krenar ti per arritjet e futbollit shqiptar kur ti je kanceri i futbollit shqiptar! Per ty krenaria e vetme eshte leku! Ti si kancer e gangrene duhesh zhdukur nje ore e me pare nga ai institucion!