Bashkim Fino sulmon “Top Channel”: Shtrembëroi deklaratën e zv.presidentit të UEFA-s

1 Shkurt 2018, 19:39Sport TEMA

Kandidati për postin e presidentit të FSHF-së, Bashkim Fino, ka sulmuar televizionin “Top Channel” për shkak të shtrëmbërimit të lajmit që ka bërë për zv.presidentin të UEFA-s, Grigor Surkis.

Sipas Finos, Surkis nuk ka përmendur në asnjë rast fjalën “politikë”, që “Top Channel” ka zbardhur në deklaratën e tij.

“Kam vënë re disa tendenca të mediave të ndryshme për të bërë rolin e tifozit në zgjedhjet për president të FSHF.

Por, asnjëherë nuk kam dashur që të cënohet vërtetësia e lajmeve.

Fatkeqësisht, në lajmet e “TOP CHANNEL” është deformuar deklarata e zv.presidentit të UEFA-s, zotit Surkis.

Në radhë të parë përshëndetes qëndrimin e paanshëm dhe korrekt të UEFA-s. Në deklaratën e tij, zoti Surkis nuk e ka përmendur në asnjë moment fjalën politikë.

Me dëshirën për të politizuar fushatën, kronika e “Top Channel” citon sikur ta ketë thënë zoti Surkis fjalën “politikë”.

Keqardhje për mungesën e profesionalizmit”, shkruan Bashkim Fino. (TemA)

2 komente në “Bashkim Fino sulmon “Top Channel”: Shtrembëroi deklaratën e zv.presidentit të UEFA-s”

  1. Top kazani top Yllii top Blushi duhet te turperohen sot

  2. Plato says:

    Po ky megafoni i prishur i PS cfar kerkon, i eshte bere barku si kacek, me mire ai mafiozi…se te saktet jan zhduk nga shqiperia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema