Kandiati për postin e presidentit të FSHF-së, Bashkim Fino, ka refuzuar idenë se ai ka ardhur falë lobingut të Partizanit dhe miqësive që ka me drejtuesit e këtij klubi.
“E keni gabim, nuk më ka sjellë këtu Olsi Rama dhe presidenti i Partizanit. Të ishte ashtu, minimalisht duhej të më kishin propozuar. Mua më kanë propozuar shumë miq, vij nga një grupim më i gjerë i shumë klubeve dhe në mënyrë juridike, formale, jam propozuar nga dy klube të rëndësishme si Lushnja dhe Flamurtari. Formalisht nuk më ka propozuar Partizani, nuk mund të them se vij si lobing prej tij. Nëse fitoj, në presidencën time nuk do të ketë asnjë ekip të favorizuar nga lobimet.
Nisa këtë rrugë se futbolli shqiptar kishte nevojë për një alternativë të re, dhe pas një konsumimi 16 vjeçar të presidentit aktual. Futbolli është mision publik, ka nevojë për një meanxhim më të pastër. Ka nevojë për një ndryshim drastik të federatës së futbollit”, tha Fino në emisionin “Të Paekspozuarit” ne nje debat ku i pranishem eshte dhe presidenti aktual i FSHF-se Armand Duka.
Armand Duka
“Mendoj se eksperiencën e ka, të marrësh një fëmijë nga zero, e bën 16 vjeç. Niveli manaxherial natyrisht që vjen nga biznesi dhe e ka, ndërsa është e tepërt, ta kursente më mirë marrëdhënien me komunitetin e futbollit. Nuk e ka aq të lartë raportin me klubet. se nëse sot ka papastërti, ka mungesë besimi, nuk mund të jetë marrëdhënie e barabartë kur presidenti e ka të diferencuar. Këtë e ka treguar 16-vjeçari që ka drejtuar Federatën. Trajtohen klubet një pjesë ndryshe, e një pjesë ndryshe”.
Posti në Partinë Socialiste dhe konflikti me detyrën në FSHF
“Kam dhënë dorëheqjen nga posti në Partinë Socialiste, se doja të kisha kohën gjatë kësaj fushate dhe nuk e kam pyetur fare z. Rama që dua të kandidoj për president, Duka duhet ta dijë një gjë të tillë, se ka bërë shumë aktivitete në janar, më shumë se çdo kohë. Realisht kam kandiduar me koshiencën time. Nuk ka pse Rama të çuditet. Në shkresë kam vënë arsyen pse largohem. Nuk është se shkova të zyra e tij dhe pyeta dhe me tha ‘po’ apo ‘jo’.
Nga pikëpamja juridike dhe morale nuk më ndalon asjgë për të kandiduar, ka shëum vend enë Europë që kanë politikanë në drejtim të Federatës, në Francë, Armeni, Gjermani, Hungari, edhe vetë Surkis i UEFA-s”.
Përdorja e FSHF politikisht
“Për mua, Duka e di shumë mirë që e ka përdorur FSHF politikisht, se nuk ka respektuar Statutin e FSHF. Ka shkuar në hapjen e fushatës së partisë së vëllait, ka bërë fushatë në Ersekë për partinë e tij, duke futur edhe administratën. Kjo është e papranueshme.
Qytetari i lirë, Armand Duka mund të shkojë të votojë për kë të dojë. Por të përdorësh institucionin dhe të marrësh pjesë në këto aktivitete, ky është përdorim i Federatës për politikë. Mbas datës 7, nuk do të ndodhë më një gjë e tillë, në mënyrë absolute.
Ju tegoj shkelje të tjera. Për shembull kryefinancieri i Partisë së vëllait është punësuar në FSHF. Ka foto dhe vendime zyrtare të KQZ”.
Marrdhëniet me Partizanin
“Olsi Ramës i dhanë licencën për të qenë drejtor teknik. Ai ka një punë siç janë drejtorët e tjerë të klubeve në futbollin shqiptar, nuk ka të bëjë me kandidimin tim. Nuk ka lidhje kafja me të dhe me punën. A je i qetë për Partizanin, apo i ke rënë hakut dhe ke probleme ta pranosh? Ti i ndan klubet. Këtë gjë je duke bërë ti, dhe duke e bërë ke shkelur anëtarët dhe futbollistët, ke humbur besueshmërinë, për shkakun tënd nuk ka transparencë. Transparenca është zero. Je munduar të mashtrosh me lista”.
Shkeljet
“Mos gënje më, ke mashtruar 16 vite, i ka mbajtur ekipet me telefon, me ndeshje të paragjykuara, me baste. Të gjithë klubet të akuzojnë, të gjithë sportdashësit dhe nuk vijnë në stadiume. Për parullën e pulave në kotec, e dënon Flamurtarin 4 javë. Ndërsa në Laç se i bien arbitrit e dënojnë me 2. Se ti punon me dy standarde, për këtë të akuzon komuniteti i futbollit”.
Shkeljet me listat e delegatëve
“Lista e delegatëve të datës 7 është mashtruese, nuk i përgjigjet realitetit të klubeve që duhet të vijnë të votojnë. Me datë 18 u thuhet klubeve të sillni emrin e njeriut, erdhën shkresat dhe u deshën 10 ditë. Çfarë ndodh, 1/3 e listës janë mashtruse. Ka ekipe të cilat nuk ekzistojnë, nuk kanë aktivitet dhe do të vijë të votojnë, ka ekipe në aktivitet, që nuk vijnë. Ka ekipe si Bilishti që u vonua, u tha që nuk do të votojë. Pojani nuk ka ekip, e di kush e ka. Nga Bashkia Maliq do të vijë Idajet Shkulaku. E kishte Trifon Meraku që ka pas klubin e votuar, nuk eështë. Vjen ky për të votuar për Pojanin, FSHF ia jep të drejtë.
Memaliajn e drejton kryetari i Bashkisë, financon e me radhë. Kanë shkuar dhe kanë gjetur një vendim gjykate në vitin 2011, Asllan Seferi, ish-shofer i Bashkisë, tani pensionist. Kanë marrë këtë vendim, kanë shkuar te ky, na e jep listën, që të vijë Lulzim Meçi, që ka kandiduar për partinë e vëllait të tij.
Për Velipojën kam respekt, është një president tjetër, por do të vijë Fundim Dollaku të votojë për ekipin e Velipojës. Ky është nga Shijaku, mik i ngushtë i Dukës.
Olimpiku ka qenë pa vulë. Për të do të votojë Aristotel Papajani nga Laçi, i kanë marrë dhe firmosur. Po merr gjithë njerëzit e vet, nga Shijaku e nga janë. Ndërsa Komisioni thotë që materialin na e ka bërë Sekretari i Përgjithshëm dhe kemi hedhur firmat. Do ta fitojë garën me 18 vota, por edhe ashtu do të mundet”.
Shoqatat fantazme
“Duka tha se i kam gjetur shoqatat dhe tha klube që janë të paregjistruar, dhe ka dhënë porosinë që të regjistrohen dhe ka bërë shumë mirë. Por tani shkojn t’i regjistojnë, se e pranojnë gabimin. Sekretariati ia paraqet Komitetit Ekzekutiv, i ka kaluar procedurat duke mos i parë letrat, nuk kanë lindur këto shoqata akoma. Këto kanë votuar dhe kanë qenë të punësuar nga FSHF.
Marrim shembullin Eduard Tanushi nga Laçi, drejton Shoqatën Rajonale Lezhë. Gëzim Martuzi nga Lezha do të votojë për Shoqatën Rajonale Shkodër. Astrit Mema ka qenë, ka ardhur Sadik Sadikaj nga Saranda për të votuar për të. Ndërsa kulmi është Ilirjan Përmeti, shef klubi i Skënderbeut, klub që e dimë që ky është sponsor atje. Futi mik edhe Lul Bashën, mori në telefon kryetarin e gjykatës që të regjistronte sa më shpejt shoqatat. Nuk ekzistojnë këto shoqata, se nuk kanë lindur”.
Jam zgjuar,apo ne enderr?
Nje politikan shqiptare,flet per “pasterti”!!!
Hahahahahaha…..hahahahaha……………….
DON Duka mafie e madhe. Si e lepin ky Ylli kazani mor burr.Ylli kazani turp i Top it Blushi duhet te turperohet
Don Zemuni dihet kush eshte.Po ky ylli si ja lepine mor burre.Kaq te madh ja dha thesin Duka.Bravo Ylli dhe vrap ne kazino
Mos eshte vellai Agron Dukes ky qe mori nga Lufter Xhuveli me konçension partine agrare? Keshtu e kane bere vendin keta, prone te tyre, i mesoi Sali Kerma qe mos ju gjete nishani.