Kukësi, Pakult: Ndihem keq për mungesën e Allës, Balde është shumë larg formës

2 Shkurt 2018, 16:45Sport TEMA

Kukësi arriti të marrë vetëm një barazim në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë përballë Tiranës. Ekipi i Pakultit u ndal në një barazim me rezultatin 1-1 përballë formacionit të Ze Marias, që pjesën më të madhe të ndeshjes e zhvilloi me një futbollist më pak.

Tashmë kampionët e Shqipërisë rikthehen në kampionat për t’u përballur ndaj Flamurtarit. Në një prononcim për mediat, Pakult konfirmon mungesën e Allës në këtë takim, ndërsa ndeshjen ndaj Flamurtarit nuk e konsideron vendimtare.

“Flamurtari për momentin ka një ecuri mjaft të mirë. Për mendimin tim në ndeshjen e parë që kemi përpara tifozëve tanë, shpresojmë të arrijmë fitoren e parë. Kundërshtari është një ekip i organizuar dhe këtë e kemi kuptuar. Do të shoh disa filmime të tyre gjatë këtyre ditëve për të parë se ku duhet të përmirësohemi.

Dëmtimi i Allës

“Ndihem keq që Alla nuk do të jetë ditën e dielë me ekipin. Shpresojë të mos e humbim për shumë kohë futbollistin. Kjo do të thotë për ekipin të jemi më shumë të bashkuar për të mos e ndier mungesën e Tiranës”.

Përshtatja me kampionatin

“Mendoj se ndeshjet që kemi bërë në Shkodër dhe pjesën e dytë ndaj Tiranës ekipi më është përgjigjur mirë, megjithëse ka vend për përmirësime. Nuk kam ende informacione të sakta rreth kampionatit, pasi kemi bërë vetëm një ndeshje në Superiore, sepse Kupa është një histori tjetër”.

Përgjigja e futbollistëve ndaj skemave të trajnerit

“Më pëlqen fakti që ekipi vrapon në fushë dhe është në gjendje maksimale në këtë drejtim. Tirana është e shkuara dhe duhet të përgatisim ndeshjen e ardhshme. Ndeshja ndaj Flamurtarit nuk është përcaktuese pasi duhet të punojmë ende shumë. Akoma është herët të flasim për Balden, pasi është larg formës fizike për ekipin. Ai duhet të punojë shumë për të kapur ekipin. Për të ka një stërvitje të veçantë që ta kap ritmin sa më shpejtë të jetë e mundur, sepse është ende larg”, është shprehur Pakult.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje