Premtimi i Bashkim Finos: Transparencë për të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet e FSHF, do kryej një auditim të plotë

2 Shkurt 2018, 17:46Sport TEMA

Kandidati për postin e presidentit të FSHF-së, Bashkim Fino, u ka bërë një tjeër thirrje të gjithë klubeve të futbollit se kjo do të jetë Asambleja e fundit e mbyllur dhe jo transparente sa i përket çështjes së Buxhetit në këtë insitutcion.

Premtimi i Finos është se do të ketë transparencë për të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet e FSHF, si dhe një auditim të plotë për të gjitha shpenzimet e FSHF-së.

Fino thekson se këtë gjë do e bëjë në bashkëpunim me të gjithë klubet në mënyrë transparente ku të gjithë të përfitojnë.
“Dua t’i drejtohem edhe një herë komunitetit të futbollit, posaçërisht atyre klubeve që jane përjashtuar nga ndarja dhe përfitimi i fondeve të komunitetit të futbollit që administron FSHF.
Kjo do jetë Asambleja e fundit e mbyllur dhe jo transparente sa i përket çështjes së Buxhetit të FSHF.

Dy parime dua të vendos: 

E para, transparencë maksimale për të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet e FSHF. 

E dyta, shpërndarja e fondeve do të përmbysë menjëherë raportin e turpshëm ku pres

identi dhe administrata e FSHF-së marrin për shpenzimet e tyre të luksit shumicën dërrmuese të fondeve dhe klubet lihen në mjerim ekonomik.

Po e përsëris, dy angazhimet e mia janë konkrete: auditim i plotë për të gjitha shpenzimet e FSHF-së dhe një ndarje e re e fondeve, bashkë me ju dhe duke dërguar shumicën e tyre tek klubet e futbollit, ekipet e tyre, madje duke ndihmuar me to krijimin e zinxhirit të ekipeve. Dua ta bëjmë këtë bashkarisht, menjëherë dhe në mënyrë të hapur, transparente ku të gjithë të përfitojnë. 

Karrigia ime nuk ka asnjë vlerë para mjerimit ekonomik të komunitetit të futbollit!”, shkruan Bashkim Fino. (TemA)

5 komente në “Premtimi i Bashkim Finos: Transparencë për të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet e FSHF, do kryej një auditim të plotë”

  1. Te kryesh auditimin eshte detyre ligjore.Te kontrollohet per 16 vitet mafiozi.E rrenoi futbollin dhe me paturpesin me te madhe na mburret me 2 stadiumet qe u bene 3 vitet e fundit dhe qe u bene nga Qeveria Rama Po 13 vitet e meparshme cfare beri ky mafioz.Se gjithmone ns permend 2 stadiumet dhe Europianin Te gjitha keto fitore ne qeverin socialiste.Zoteri mafioz ti nuk je bere president ne 2013.Po nga 2002 e deri ne 2013 cfare bere??? Ta them un cfar bere Vodhe dhe Shksterrove futbollin.

  2. Z Fino ! Shqipetaret jane popull i zgjuar.Gjithmone kane ditur me mencuri ta cojne voten atje ku duhet.Te jesh i bindur qe nuk e voton askush me mend ne koke ate mafioz .Njerezit mezi presin ta shporrin.Prandaj ty te takon te mbrosh procesin zgjedhor se ai e tjeterson votat.Njerezit jane te ndergjegjesuar se nuk mund te durojne akoma dhe 16 vje te tjera ate mafie ne krye te futbollit.Nuk harrojne futbollistet shqipetar neper bote sesi ky mafioz ju kerkonte 100 mije euro qe mafiozi ti perfshinte ne Kombetare.I keni deklaratat e djemve shqipetar ja kane perplasur mafiozit ne fytyre.Si mundet ky maskara ti kerkoje djemve qe rropaten neper bote tju grabise 100.000 euro.Futuni ne Youtub ti degjoni deklaratat e djemve dhe familjareve te tyre. Jane te shumta rastet kur xhvat futbollistet.Nje pjese e madhe kane frike mafien e nuk shprehen por do ta shikoni kur te zhduket mafia ne 7 shkurt te gjithe do flasin me ze te larte.Se jane shume dhe vetem disa e kane denoncuar krimin por ka shume akoma

  3. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Mjaft me propagande o barkderr llafazan. Nje mut je ti nje mut eshte dhe ai. Llapa llapa vetem llogje kavaje ben. NJe mut do besh transparence po fitove, hani, dhisni e pirdhni te gjithe ne nje canak. Top dhjomi.

  4. Andrea says:

    E mo te lumte ,

  5. K. F says:

    O shoku Bashkim Fino lere demagogjine, por bej me pare transparencen e parave te tua tek Miri i Xhikes, meqenese po kandidon per president te futbollit kombetar?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje