Kamza, ndaj Partizanit prova e të vërtetës

2 Shkurt 2018, 19:32Sport TEMA

Fundi i vitit 2017 po merrte përmasa të zymta për Kamzen. 3 humbjet rradhazi njollosen atë fazë të parë thuajse të përsosur që zhvilloi skuadra e Ndreut. Pushimi dimëror erdhi në kohën e duhur dhe periudha përgatitore vendosi piketat për gjysmën e dytë të sezonit.

Merkato e janarit nuk para rezulton një burim i pafund cilësie, megjithatë lëvizjet e klubit nga periferia e Tiranes të pakten në letër duken të zgjuara. Mbrojtësi 1 metër e 91 cm i gjatë Igor Cukovic, mesfushori Argjend Malaj i ardhur nga Skenderbeu dhe se fundmi edhe Realdo Fili i cili zgjodhi Kamzen pas divorcit polemizues me Partizanin pa harruar Vangjel Zguron që erdhi nga Luftëtari në ditët e para të janarit.

Ristarti i edicionit, u duk si një fillim i ri për Kamzën. Suksesi përballë Laçit riktheu besimin, një fitore e pastër kundër një tjetër ekipi që në këtë sezon nuk po bën aspak figurë të keqe.

Mekanzimi duket se ka rinisur të levizë në kahun e duhur pas bllokimit te ingranazheve në fazën e dytë, megjithatë dueli i së dieles  ndoshta do të jetë testi më i mirë për të kuptuar nëse fitorja ndaj kurbinasve ishte vertetë një sinjal ringritjeje apo kjo skuadër ka ende sindromat negative të muajit dhjetor.

Një mini derbi mund të cilësohet sfida ndaj Partizanit. Të kuqtë nuk vijnë në kulmin e ekstazës pas dy disfatave fototkopje kundër Flamurtarit në kampionat e Kupë. Situata është optimale për të përfituar ashtu si në fazën e parë  kur falë forcës së karakterit skuadra e Ndreut uli në gjunjë demat dhe i preu biletën e avionit për në Itali, Mark Iulianos. Një tjetër triumf ndaj 15 herë kampionëve do të ishte historik për klubin nga periferia e kryeqytetit, dhe ëndrra europiane do të shfaqej sërish në horizont.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje