Presidenti i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici, në një intervistë të dhënë për “Neës 24”, ka folur për zgjedhjet që do të zhvillohen më datë 7 shkurt për presidentin e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Gjici u shpreh se vota e tij do të shkojë për alternativën më të mire.
Ndërkohë, numri një i verilindorëve tha se presidenti i ri duhet të ndërhyjë në ligjin e sportit, pasi ata që investojnë të kenë akses në asetet e klubit, kjo për shkak se bashkia nuk investon në asnjë qindarkë në asnjë nga hallkat e klubit.
“Kam dëgjuar dy alternative, ky që është në detyrë dhe zoti Fino. Për mua janë alternativa që do ta ndihmojnë futbollin.
Gjithsesi vota është e fshehtë dhe klubi i Kukësit ka administratorë, besoj që do zgjedhim alternativën më të mirë që është në të mirë, në radhë të parë të Kukësit dhe kuksianëve.
Jemi kuksianë, luajmë futboll dhe marrin Kupa, Superkupa e Kampionat. Realisht i kemi marrë të gjithë me meritë pa ndihmën e askujt.
Ligji për sportin duhet të ndryshojë. Duhet të ndryshojë në aspektin e aseteve, nuk ka pse i mban më bashkia. Bashkia nuk ka mundësi të mbajë asnjë klub në Kukës. Asetet duhet t’i marrë ai që investon për futbollin”, tha Gjici. (TemA)
Ky duket qe do votoj Don Duk Krimin
Plako mos na e lini Don Duken dhe 16 vjet te tjera qe ta shkaterroj ate pak futboll qe ka ngelur fal punes dhe djerses se ju presidenteve.Beji nder vetes dhe futbollit dhe shfsroseni kete mafie
Amani more djem mos na e lini akoma peshqeshin e Nanos Saliut Ilirit.Mjaft me .Le te shkoje te baballaret shpirterore Don Duka.