Partizani, Dalipi: Do marrim pikët e plota ndaj Kamzës, lojtarët e rinj po ambientohen

3 Shkurt 2018, 14:01Sport TEMA

Zevendes trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, ka folur sot ne konferencen per shtyp per duelin e neserm kunder Kamzes.

Dalipi u shpreh se luajne perballe nje ekipi qe ka zhvilluar nje sezon mjaft te mire deri me tank, por synimi i te kuqve eshte marrja e pikeve te plota.

“Kjo është një përballje ndryshe nga transferta e Vlorës. Kamza është një skuadër shumë e mirë dhe i ka merituar pikët. Ka një trajner që e njeh mirë kampionatin. Por ne dimë se si ti marrim pikët.

Lojtarët e ardhur së fundmi po ambientohen me ekipin dhe mendoj se do jenë të gatshëm të japin kontributin e tyre. Në ndeshjen e dytë kundër Flamurtarit, skuadra funksionoi mirë. Sidomos në mbrojtje pasi në sulm duhet të kemi më shumë saktësi.

Nuk besoj se Partizani ka një problem pasi skuadra po ecën mirë. Edhe në Vlorë ndeshja mund të merrte një rrjedhë tjetër nëse do shënonim. Mungesa e Starovës është e rëndësishme, por ai është gjithmonë pranë ekipit. Nuk duhet të ndikojë te ekipi mungesa e Starovës”

Më tej ai foli per gjendjen e Çani dhe lojtaret e ardhur ne janar.

Çani ka një program të veçantë rikuperimi. Nuk është në 100 % të tij, por e rëndësishme është se nuk ka dëmtimin e kaluar dhe po shohim ecurinë e tij.

Besoj se jemi të kënaqur me goditjet e janarit. Ishim të kujdesshëm dhe mendoj se këto blerje ishin pozitive“, u shpreh Dalipi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje