Premier League/ Man. City ndalet nga Burnley, Sanchez debuton me gol tek Man. United

3 Shkurt 2018, 18:12Sport TEMA

Java e 26 e Premier Leagues ka startuar me sfidën mes Burnleyt dhe kryesuesve të Manchester Cityt. Skuadra e Guardiolës nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1, përballë skuadrës që cilësohet si surpriza e këtij sezoni në Premier, pasi renditet në vendin e 7, ndonëse debuton këtë sezon.

Danilo kaloi ‘qytetarët’ në avantazh në pjesën e parë, por Burnley barazoi rezultatin në minutën e 82-të dhe arriti të shkëpusë një pikë të vlefshme.

Ky ishte barazimi i 3-të sezonal për Cityn, që numëron 22 fitore dhe një humbje, por që gjithsesi vijon të kryesojë bindshëm.

Manchester United është rikthyer te fitorja, teksa ka mposhtur 2-0 skuadrën e Huddersfieldit në shtëpi. Romelu Lukaku zhbllokoi shifrat në fillim të pjesës së dytë, ndërsa Sanchez shënoi edhe golin e parë me fanellën e djajve.

Sulmuesi Kilian fitoi një penallti, të cilën e ekzekutoi vetë, por topin e dërgoi në rrjetë, vetëm pasi u grushtua nga portieri. Me këtë fitore, United ngushton në 13 pikë distancën nga City, që gjithsesi është shumë e madhe, pasi kanë mbetur vetëm 12 javë deri në fund të sezonit.

Swansea, pasi mposhti me radhë Liverpoolin dhe Arsenalin, arriti të marrë edhe një barazim të rëndësishëm në transfertën ndaj Leicesterit, me rezultatin 1-1.

Goli i Xherdan Shaqirit që në minutën e 5-të nuk i shërbeu Stokes, që të marrë të paktën një pikë në transfertën ndaj Bournemouthit, pasi vendasit përmbysën gjithçka në pjesën e dytë, duke fiksuar rezultatin final 2-1.

Në takimet e tjera, Brighton mposhti West Hamin me rezultatin 3-1, ndërsa Southamptoni triumfoi në transfertën ndaj West Bromit me rezultatin 2-3.

Rezultatet e “Premier League”.

Burnley 1-1 Manchester City

Bournemouth 2-1 Stoke City

Brighton 3-1 West Ham

Leicester 1-1 Swansea

Manchester United 2-0 Huddersfield 

West Brom 2-3 Southampton

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje