Bajern Mynih nuk njeh ndalesa në rrugëtimin e tij drejt titullit kampion në Bundesligë, pasi sot ka mundur me shifrat 2-0 edhe Maincin për të vendosur diferencën prej 18 pikësh me vendin e dytë në renditje.
Bavarezët e Heinkes kanë dominuar ndeshjen dhe kanë arritur të kalojnë në avantazh fillimisht me Riberi, e më pas kanë dyfishuar shifrat me anë të Rodriguez.
Kolumbiani shënoi një gol spektakolar, me një ndalim perfekt të topit në zonë dhe goditje mjeshtërore që nuk i la vend për reagim portierit kundërshtar.
Fraiburgu i Amir Abrashit ka marrë një tjetër pikë të vyer në barazimin pa gola ndaj Bajer Leverkusen, ndërsa Milot Rashica ka rezultuar me fat, pasi ka mbyllur me fitore ndeshjen e tij te debutimit me Verder Bremen.
Ky i fundit mundi me përmbysje 2-1 Shalken, në një sfidë ku Rashica ishte titullar, duke u zvëendësuar në minutën e 56 të kësaj ndeshje.
Rezultatet
Herta-Hofenhaim 1-1
58′ Kalu / 38′ (p) Kramariç
Fraiburg-Bajer Leverkusen 0-0
Shalke-Verder Bremen 1-2
24′ Konoplianka / 79′ Kruse, 90′ Junuzoviç
Mainc-Bajern Mynih 0-2
33′ Riberi, 44′ Rodríguez