Kamza, Fili debuton ndaj ish skuadrës së tij

3 Shkurt 2018, 15:41Sport TEMA

Gjatë ditës së nesërme do të luhen ndeshjet e javës së 18-të të kampionatit.

Një derbi është takimi i Partizanit me Kamzën, që do të luhet rreth orës 16:00.

Por në këtë takim ka vend edhe për një ironi të fatit, pasi largimi i fundit te Partizani, mes aq shumë polemikash, pritet të debutojë tashmë kundër tyre.

Realdo Fili mund të jetë nga minuta e parë për ekipin e Kamzës, për të pasur si kundërshtarë ekipin e Partizanit.

Fili u largua në orët e fundit të merkatos së janarit, teksa konflikti i tij me Starovën u kthye në kryefjalën e mediave përpara disa ditësh.

Tashmë Fili rigjen Partizanin, por këtë herë për “hakmarrje”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje