Lushnja-Luftëtari/ Dedja: Tensioni nga pozicioni në renditje; Lika: Duam të dalim nga zona e ftohtë

4 Shkurt 2018, 15:53Sport TEMA

Dy pikë në dy ndeshjet e para të 2018-ës nuk janë keq për Lushnjën, por sot skuadra e trajnerit Hysen Dedja kishte nevojë për fitore, në mënyrë që të largohet nga fundi i tabelës. Trajneri shkodran vlerëson ekipin për atë që dha në fushë, pavarësisht se u humbën shumë raste:

“Jam i kënaqur nga komplet ekipi për atë çfarë dha në fushën e lojës. Nuk shkuam te goli, pasi mendoj se kishim tension të madh në vetvete, për shkak edhe të pozicionit që kemi në renditje.

Do t’i vija një notë maksimale skuadrës, dua të falënderoj edhe sportdashësit lushnjarë. U mundova të fus sa më shumë lojtarë sulmues, sepse mendoja se barazimi nuk na vlente në këtë ndeshje. Megjithatë, duhej të mos dëmtoheshim nga Luftëtari, që ka një ekip të rrezikshëm në kundërsulm”, tha Dedja

Ndërsa, trajneri i Luftëtarit Hasan Lika u shpreh:

Skuadra zhvilloi një ndeshje të mirë. Lushnja na vuri disa herë në vështirësi. Ndeshjet e mira të skuadrës më mbushin me optimizëm.

Bregu është i nevojshëm për ne. Në aspektin sulmues nuk ishim aq lart sa herët e tjera. Sot patëm disa mundësi për të shënuar, por gabuam para portës.

Mundësitë tek ai rast ishin edhe për të pasuar, por edhe mund të shënonte pasi ishte vetëm me portierin.

Ne jemi gjatë gjithë kohës duam t’i shkëputemi fundit të tabelës. Sot një pikë na bën punë, por duhet t’i largohemi sa më shpejt asaj zone të ftohtë”, tha Lika

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje