Berluskoni: Emigrantët, një bombë sociale. 600 mijë të huaj do t'i kthejmë në vendet e tyre

5 Shkurt 2018, 09:33Bota TEMA

Emigracioni është një çështje urgjente, sepse pas vitesh qeverisjeje të majtë, në Itali janë sot 600 mijë emigrantë që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë aty.

Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni, në një intervistë për Tg5, i quajti emigrantët “një bombë që është gati për të shpërthyer, sepse janë gjithmonë një potencial kriminal”.

Ndërsa Italia shkon drejt zgjedhjeve të përgjithshme, që do të mbahen në mars, Berluskoni ka prezantuar strategjinë e partisë së tij për menaxhimin e emigracionit në vend.

Presioni mbi Europën që të bëjë marrëveshje me vendet e Afrikës Veriore për të ndaluar nisjet e emigrantëve, marrëveshjet me vendet e origjinës për të riatdhesuar emigrantët e paligjshëm dhe një plan “Marshall” për vendet afrikane, pjesë e të cilit të bëhen edhe SHBA-të, Rusia, Çadi dhe vendet e Gjirit Persik.

Këto janë tri shtyllat mbi bazën e të cilave qëndron plani i Forza Italia-s për të lehtësuar barrën e emigracionit në vend.

“Kur ne ishim në qeveri në vitin 2011, në Itali mbërritën 4 400 emigrantë.

Me qeveritë e majta që pasuan, në 2013-n erdhën 170 mijë emigrantë, në 2014 erdhën 150 000, në 2016 erdhën 181 000 dhe në vitin 2017 hynë në Itali 119 000.

Si rezultat, sot kemi në Itali 630 mijë emigrantë, nga të cilët vetëm 30 000 kanë të drejtën për të qëndruar këtu si refugjatë. 600 000 të tjerë janë bombë sociale e gatshme për të shpërthyer, sepse në çdo moment mund të kryejnë krime”, ka thënë ai.

(ANSA-TemA TV)

1 komente në “Berluskoni: Emigrantët, një bombë sociale. 600 mijë të huaj do t’i kthejmë në vendet e tyre”

  1. Toni D. says:

    Nje thenije e tille nga Silivio B. ben qe te mbledhe sa me shume vota ne zgjedhjet e ardhshme te marsit…. edhe pse ka mundesi ti humbase ato zgjedhje…. pasi propagada e nje 80-ri para votimeve Populli Italian duhet ti kuptoje gjerat…. dhe e dyta shoket e tije jane ne burg per mafie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje