Ditmir Bushati ka sqaruar qëndrimin e Shqipërisë lidhur me negociatat që janë duke u zhvilluar me Greqinë.
Teksa ka zhvilluar një interpelancë me një grup studentësh, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ka komentuar deklaratën e homologut grek Kotzias i cili tha se kemi përftuar nga projekt-marrëveshja 12 milje det.
Bushati siguron se kjo nuk është e vërtetë duke shtuar se negociatat dhe marrëveshja do të jenë më positive se ajo e nënshkruar në vitin 2009.
“Ne kemi disa fakte që janë të pakundërshtueshme, kemi një marrëveshje që u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese, e për pasojë kjo është pika e nisjes për çdo marrëveshje të re me Greqinë.
Për dy vendet burojnë disa të drejta dhe detyrime dhe nuk mund të jenë fakultative për dy vendet. E drejta ndërkombëtare është pika e dyta. Dy vendet kanë legjislacion të brendshme dhe kjo merret për bazë në
këto diskutime. Nga 2013 kemi bërë disa diskutime, pasi ka qenë në interesin e të dy palëve për të gjetur një zgjidhje.
Çdo marrëveshje e re që do të duhet të arrihet do të jetë më e mirë nga ajo që është arritur nga qeveria Berisha, në 2009. Në thelb, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është shumë i qartë.
Çështje e delimitimit të hapësirës detare është pjesë e diskutimeve.
Duke ballafaquar pikëpamjet. Jemi krejt të bindur se duke respektuar këto që thash më lart do të kemi një marrëveshje disa herë më e favorshme se ajo e 2009, të drejt dhe të zbatueshme në praktikë.
Çdo diskutim në media për 12 milje, apo për falje, është thjesht një shpifje dhe këtë koha do ta vërtetojë këtë. Ne shpresojmë që në një kohë jo të largët do të kemi një marrëveshje të re”, u shpreh Ditmir Bushati.
(TemA)