Nënkomisionin Ad-Hock ka përzgjedhur me short listën finale për Këshillin e Lartë të Gjykatës dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Nga radhët e avokatisë për KLGJ u përgjodh Fatmira Luli dhe Alban Toro.
Nërkohë Erion Muharremaj fitoi nga radhët e pegadogëve për KLGJ. Naurela Llagani u përzgjodh me short nga radhët e shoqërisë civile.
Më pas u hodh edhe shorti për anëtarët e KLP, nga të cilët Tartar Bazaj u përzgjodh nga radhët e avokatisë ndërsa Genti Ibrahimi dhe Sandër Beci nga radhët e pedagogëve. Ndërkaq Alfred Balla u zgjodh nga radhët e shoqërisë civile.
Emrat e sipërpërmenduar do t’i kalojnë Kuvendit për miratim ku kërkohet një shumicë e cillësuar votash pra 94 vota. (TemA)