"Z. Pavlopulos! Në pleqëri ose mençurohesh ose… çmendesh!”

5 Shkurt 2018, 14:25Politika TEMA

Nga Andrea Danglli

Infeksioni politik që ka prekur mendimet e presidentit Prokopis Pavlopulos, mendoj se nuk i takon shqiptarëve për ta vizituar, kuruar dhe shëruar.

Jo veç se është e vështirë të gjenerosh qelizat e sëmura ekstremiste, por edhe sepse orekset territoriale mes fqinjëve zgjidhen nga ekspertët e palëve dhe jo nga politika apo media që shpesh herë kanë një dosje të caktuar në prapaskenë.

Megjithatë, fqinjit tonë që herë pas here hedh shkëndija drejt “fuçisë së barutit”, i duhen kujtuar veç disa paragrafë historie që mbase i ka harruar, s’i ka lexuar ndonjëherë apo ndoshta  nuk do që t’i dijë.

Ja sjell në vëmendje edhe për faktin se qasja e tij ndaj shqiptarëve është shqetësuese, madje për të qenë me të saktë duket tronditëse dëshira e shfaqur për të na parë pa gojë, pa veshë dhe pa sy.

Për të ngritur zërin e të drejtave tona tashmë nuk na tremb as e shkuara e masakrave mbi popullsinë shqiptare,  as vota greke kundër Shqipërisë në BE dhe as ndonjë i “çmendur” që tenton të minojë marrëdhëniet që duan të ngrenë të dyja vendet.

I nderuar president i fqinjëve tanë të mirë!

Në vendin tim thonë për ty se “anti-shqiptarizmi” të ka shtrirë metastazat në të gjithë qelizat e trurit dhe jep sinjale të qarta se ke veç një mision: Të pengosh  integrimin e shqiptarëve!

Nuk dua ta besoj plotësisht këtë konstatim por dyshoj kur ndjek deklaratat tuaja që herë pas here shfryni një mllef të vjetër ndaj nesh.

Mllef që lind qoftë për një gur që vjen nga Çamëria në Tiranë, qoftë për njohjen e çështjes “Çame” në Bruksel dhe qoftë për suvanë e prishur të ndonjë shtëpie greke në Himarë. Historia jonë nuk është letërsi, dhe s’duhet interpretuar si të ishte diçka e trilluar. Për ju nuk e di.

E para, duket qesharake kur pretendoni cenim të minoritetit grek në një kohë kur Shqipëria është treguar aq dorëlëshuar sa deri më sot njeh 9 të tilla. Ne i njohim, i respektojmë dhe i lejojmë që ata të jenë të barabartë me ne pavarësisht çdo gjëje. (veçanërisht atë grek) Ky është fakt, ashtu siç është fakt që ju nuk njihni asnjë.

E dyta, fatin tonë Evropian nuk e përcakton vetëm vota e Greqisë dhe aspak ju personalisht. Shantazhi i përsëritur në Francë gjatë shtatorit të vitit të shkuar dhe sot në Athinë, është thjesht një aventurë adoleshentësh e asgjë më tepër.

Nëse BE do të funksiononte me praktikën që rekomandoni ju, “fuçia e barutit” do të ishte ndezur prej kohësh në Evropë dhe s’do kishte kurrë paqe. Deklarata e frikur që përcillni nuk na fyen ne, por fqinjët tanë grekë që trumbetojnë me të drejtë “djepin e demokracisë”.

E treta, fqinjësia jonë e mirë me grekët nuk mund të ‘ndotet’ nga huliganët në Athinë dhe Tiranë.  Në Shqipëri shumë shtetas grekë priten dhe përcillen si miq, ashtu siç janë pritur edhe mjaft shqiptarë në vatrat tuaja siç jam edhe unë. Është e tepërt të nxisni një krisje artificiale inekzistente për interesat tuaja politike.

E katërta dhe më kryesorja është se çështja “Çame” ekziston dhe ju e njihni (de fakto) më mirë se kushdo këtë dramë të historisë sonë të përbashkët. Vetë Brukseli përmes komisionerit Johannes Hahn ka thënë “Komisioni mirëpriti faktin se të dy vendet po diskutojnë krijimin e një mekanizmi të përbashkët, që do të mblidhet në mënyrë periodike, për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dypalëshe. Këtu përfshihet përcaktimi i shelfit kontinental dhe zonave detare shqiptaro-greke, të drejtat e personave që u përkasin minoriteteve dhe çështjen çame!”

Këto rreshta nëse si keni lexuar ashtu siç duhet, bëni mirë t’i rilexoni përpara se të bëheni qesharakë me qëndrimin kundër BE-së dhe vetë kundër interesave të popullit tënd që s’ka më kohë të tepërt për të humbur në “beteja” boshe diplomatike. Shqipëria kërkon vetëm atë që i përket dhe asgjë më tepër për të dhuruar, rrëmbyer apo zhvatur.

Sot po ju tregoj veç kaq, ndoshta një ditë tjetër do t’ju dërgoj si dhuratë ndonjë libër historie që tregon se në Çamëri u masakruan afro 3 mijë njerëz dhe u dëbuan padrejtësisht 25 mijë të tjerë prej vatrave të tyre. Keni dëgjuar për këtë? E shikoni, ju nuk begenisni as t’i njihni, ndërsa ne po nderojmë ushtarët tuaj të vrarë në vendin tonë.

Në fund të fundit nuk është as hera e parë, as hera e dytë dhe as hera e tretë që në mënyrë të përsëritur tregoni se fqinjët ju shqetësojnë nëse janë të gjallë përtej kufirit. Por grekët dhe shqiptarët në përgjithësi ndajnë tjetër mendim nga ju.

Ka ardhur koha për të na demonstruar që pleqëria ju ka mençuruar me thinjat mbi krye duke bërë që sot të predikoni paqen mes nesh dhe jo urrejtjen ekstremiste që zë fill nga Athina e deri në Tiranë. Në të kundërt, natyrshëm na lind e drejta për të mos ju marrë më seriozisht.

34 komente në ““Z. Pavlopulos! Në pleqëri ose mençurohesh ose… çmendesh!””

  1. Lili says:

    MISTER presido.Vetem titullin ke te madh ,por qenke zero ne kulturen helenike se ciles i perket.Arvanitasit jane banoret autoktone te Helades.Fiset helene erdhen si pushtuese ne tokat e Arvanitasve.Pothuaj e gjithe Heladha flet arvanisht,flasin toponimet,emrat e njerezve,doket,zakonet,ritet fetare dasmat,mortet etj.Te paret e Tu e pranonin nje gje te tille.Pre jeni ardhacke.Ne jemi autoktone.Shih hallet e pleqerise sate,ne i zgjidhim vete hallet tona.z

    1. historia says:

      Ne edhe emrin ilir peshqesh nga greket e kemi se nuk dihet as sot si e therrisnin veten iliret. E ti na therret per arvanitas.
      Edhe Franca ka marre toke nga Italia, Italia nga Austria, gjermania nga polonia, Bullgaria nga Rumania po asnje nuk diskuton sot budalkalkeqe e te merret te thote kush ishin te paret, latinet apo galet, daket apo sllavet.

      1. @@ says:

        Kush te ka thene ty apo nga e di qe ato qe kane permendur Iliret ne histori na ishin “greke” apo historia e shkruajtur sipas interesave europiane kjo mjafton per ty o mjerim o mjerim

        1. historis says:

          E thone te gjitha librat e historise qe duhet te lexosh edhe tl. Kur ekzistonte qyteterini helen dhe iliret Evropa nuk ekzistonte.

          1. ben says:

            historis-mos lexo librat e shkolles greke se ato jane aq te” verteta” se cjane maqedonet e sotem pasardhes te “vertete” te Aleksandrit te madh te Maqedonise.

        2. PELLAZGOS says:

          Illyret ishin Hellene dhe kane folur vetem greqisht ne shpi (lexo Wikipedian)

          1. Hahahaha says:

            Po po edhe kinezet ne ate kohe greqisht kane folur por kane harruar “historianet” europian ta shkruajn neper librat e historise

          2. Pellazgu says:

            E kunderta ka ndodhur, historia e komisionit nderkombetar qe vrate pabesisht dhe vete Telini vertetojne te kunderten. Ndjekjet, vrasjet , shfarosja i detyruan arvanitet dhe shqiptaret te flisnin ne shtepi gjuhen e nenes dhe nuk u asimiluan.Jane rrace e qendrueshme dhe nuk i zhduk dot kurre.

            1. Eri says:

              Ti me gjoja mbrojtjen qe u ben arvanitasve do te fshehesh urrejtjen qe ke per cdo gje shqiptare dhe udhurimin per llojin e helenizmin tend bajat.Telinin,o Pelazgos,e vrane greket.Greket paguan nja dy Piluriot ( ne mos gabofsha) bukashkal si ty,dhe e vrane,pikerisht se ua plasi ne sy grekeve qe camet jane shqiptare.
              Ke edhe dje reagimin e Forza Italia dhe italianet gjithmone kane akuzuar greket.
              Ke liber te shkruar per Telinin.

          3. Eri says:

            Palozgos.

            Flisnin greqisht dhe ishte normale ne kolonite greke,pasi ishte gjuha e kultures dhe ekonomise ,etj por ishte gjuha e elites.
            Qe katanari fliste greqisht aso kohe ne shtepi,e di ti qe u ke mbaj pishen me imagjinate.
            Ashtu si osmanishtja ne Perandorine osmane ishte gjuha e elites,por fshatari e njeriu i thjeshte fliste gjuhen e etnise se tij,si sllavi,si shqiptari,si greku,etj etni te Perandorise.
            Edhe Shen Kozmai ,qe ti padyshim e adhuron,fliste dhe osmanisht nder te tjera ,pervec greqishtes, qe ishte gjuha e kishes dhe qe si i misionar i ortodoksise ,prej Patriarkanes se Stambollit dhe me ferman te Sulltanit ( hajde tolerance) e perhapte kudo ne jugun e Shqiperise,edhe ne Cameri pasi atje ,si myslymanet ,ashtu dhe ortodokset flisnin shqip ne shtepi,hapte shkolla greke.Shetit njehere Camerise ,Palozgos.Do degjosh shqipen e vjeter,qe me gjithe perpjekjet per ta shuar ,nuk ja dalen as prifterinj e as hoxhallar,as edhe Perandori me radhe.

          4. Theatrical says:

            haaaahaaaahaaaahaaaaaaaaa…..në shtepi kane folur greqish,ndersa jashte flisnin shqip si minoritaret në kohen e Enverit

          5. ben says:

            PELLAZGOS-ama ke wikipidia i merrke lajmet per historine zotrote?
            Qenkan lajme te verteta…. Lexoje wikipidian miku im lexoje se atje do mesosh historine e “vertete”. Sa per dijenine tende, ne shkollat perendimore, mesuesit nuk i pranojne detyrat qe bejne nxenesit ne se te dhenat i marrin nga wikipidia, pasi atje mund te shkruaje kushdo histori me te qena e te paqena.

      2. selanik says:

        mire pra,ne do rimarrim token tone deri ne athin.greku i vogel,kujna i qitni hi syve.

  2. Drita says:

    Nje pergjigje diplomatike te cilen duhet tja bente ketij kaqoli presidenti dhe kryeministri yne.
    Bravo Andrea

  3. Engjell Hoxha says:

    Te lumte Andrea per kete pergjigje te merituar qe i dhe qelbesires gjakprishes

  4. mirel says:

    bravo te qofte se keshtu i do mushka drut
    Na ke bere krenar sot o andrea djali

  5. llaman says:

    Nuk besoj se politika e jashtme e Shqiperise do percaktohet nga te tilla frymezime si puna e ketij shkrimi. Aq me pak ajo e Greqise.

  6. opa says:

    Ja ke futur kott se camet e mutit jane greke dhe na kane ndyre racen qelbesirat rek qe keq qe si vrau greku gjith ti shuante binan

    1. Besstari says:

      Nga keto qe shkruan edhe ti je grek ose, me keq akoma, gekofil i shitur per 300 evro

  7. ttttttt says:

    Sakte danglli / boll ndenjtem si pula para tyre qe na shkateruan vatra e na dogjen baballart

  8. greki i grekis says:

    nuk pjerdhim per shqiperi e cameri e arnaute e bq vorio epiri eshte greqi dhe kete e di gjiht bota dhr sesht nevoja me degju turko myslimanet qe sdin nga lidhet gamori

    1. ben says:

      greki i grekise-nuk pjerdhim per grekit e Anadollit qe e dine te gjithe qe jane evgjitet e Europes.

  9. Eri says:

    Ja nje shqiptar dinjitoz ,qe merret me thelbin e ceshtjes ,qe analizon mbi fakte te verteta e jo gjysem te verteta te sajuara nga mendje paragjykuese.
    Ku jane gjoja ortodokset helene e ortodokset e “kulluar’ qe i konsiderojne camet islamik dhe ceshtjen came ceshtje fetare?
    Kjo do te thote te jesh shqiptar patriot.Se falesh ne kishe e ne xhami,e se nuk falesh as ne kishe e as ne xhami e kujt i hyne ne pune.
    Te marrin shembull politikanet tane e KM Rama qe ne vend te diskutoj sic i takon ,flet brockulla si adoleshent llafazan.
    Respekt,z.Andrea.
    Zoti i shtofte njerezit e guximshem si ju dhe na i heqte qafe te semuret qe pabesine dhe mizorite e ngarkojne kollaj mbi shpinen e tjetrit!

  10. te gjitha fajet i kane presidetet dhe qeverit pas vdekjes se trimit enver hoxha.qe 27 vite kto qeveri nuk kane praktikuar diplomaci si shtet suverane,por vetem si nje ish koloni osmane pa status shteti.askush nuk thote ti shpallim lufte ktyre armiqive,por edhe jo nenshtrim,se kta sllave nuk ndalen kurre.greqia dhe serbia si dy gjandarm te shqiperis,kosoves e maqedonis,dhe ju kufizohet politika menjeher te kroatet,bullgaret,hungaret,se i sakatosin…edhe israeli eshte i vogel ,pak km2 dhe afro 7 milion popullsi ne vende,por jane fuqia nr1 ne mesdhe,se nuk tolerojn nje fjale qe e rrezikon israrlin.po as adora nuk lejon qe dikush ti komandoj.psh.dikure e njejta shqiperi,por me enverin i rrishin ne distance serbi dhe greku,se per kohen xhaxhi kishte pas fuqi ushtarake.

  11. says:

    E ka me Presidentin Turk që sot takon Popin e vatikanit

  12. sit... back..and relaks →→→ says:

    E kane vuajtur gjithmone greket ndjenjen e inferioritetit ndaj shqiptareve, ndaj zakoneve tona, valleve tona, traditave tona, veshjeve tona etj. Dhe prandaj jane perpjekur gjithmone te behen nje fotokopje e jona duke na vjedhur token, historine, zakonet, traditat, veshjen etj dhe duke ua paraqitur botes si te tyret ne perpjekje per te krijuar nje identitet te tyrin dhe per te krijuar idene se jane pasardhes te ketij apo atij. Te njejten ndjenje inferioriteti kane ndaj maqedonise (jo sllavo-maqedonasve) si emer dhe si shtet pasi e dine fare mire qe historia e maqedonise dhe lavdia e saj ka te beje pak ose aspak me greqine. Historia e emrit te maqedonise eshte edhe per te qeshur edhe per te qare. Pra e gjithe histeria greke ndaj shqiptareve ka te beje vetem me faktin qe i tremben se vertetes pasi ajo i qendron perballe cdo mengjes kur shikohen ne pasqyre. Perpjekjet e tyre per zhdukjen e gjuhes shqipe dhe asmilimin nepermjet fese te shqiptareve jne ne funksion te mbulimit te faktit qe e gjithe historia e tyre eshte ngritur mbi kurrizin e shqiptareve dhe zhdukja e ekzistences se gjuhes shqipe dhe vete shqiptareve do sillte dhe zhdukjen e te vetmit rrezik per te zbuluar maskaraden dhe gjithe trillimet e ketyre palo-gekerve te vonshem. Jane thjesht nje tribu qe kane vjedhur historine, zakonet e traditat e dikujt tjeter dhe ia kane atribuar vetes duke u hequr si dikush qe ne te vertete nuk jane. Ne kohet moderne kjo quhet thjesht vjedhje identiteti dhe greket fare mire mund te akuzoheshin si nje popull qe ka vjedhur identitetin e nje populli tjeter dhe per te mbuluar gjurmet ka tentuar te zhduki nga faqja e dheut popullin te cilit i vodhi pronen, pasurine dhe identitetin.

  13. Jorgoos says:

    Kosova eshte serbi cameria eshte greqi o mjerane myslimane turk

    1. @ says:

      Kosova eshte serbi cameria eshte greqi greqia eshte turqi o mjerane ahaha

  14. Arlisi says:

    Guxim i thone kesaj te perdoresh nje fjalor rrugesh ndaj nje presidenti? Dhe mandej te lavdimosh autorin e shkrimit. Jo zotrinj. Argumentet po, por jo duke fyer qe ne te themi patriot i madh.

    1. ben says:

      Arlisi, kur nje qytetar I thjeshte, qofte ky edhe nje gazetar, flet “keq”, si duhet te themi per nje president qe flet akoma me keq? A te la scelta amico mio

  15. Lee lee says:

    Relaks beku je i papare

  16. Lee lee says:

    Kot ska lidhjee hartimin Si shpjegohet nga 90 e deri ke rasti i fundit tere te /fortet/ jane cam.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje