Komisioni i lgjeve ka hequr nga lista për shortin e Kandidateve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Kozma Jano, për të cilin, PD-ja tha se ai kishte qënë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Në dokumentin e publikuar shkruhej se ai kishte qenë informator i Sigurimit të Shtetit gjatë kohës që mbante detyrën e efektivit të policisë në Portin e Durrësit, me pseudonimin “Telefoni”.
Në mbledhjen e sotme kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ka propozuar që Jano të mos jetë më pjesë e shortit dhe ky propozim u miratura nga komisioni.
“Autoriteti për hapjen e dosjeve të sigurimit kërkon një hetim me të thelluar për kandidatin Kozma Jano. Kërkoj nga nënkomisioni meqë ka nisur një hetim i thelluar që ky kandidat të mos jetë pjesë e shortit për anëtar për KLP nga radhët e prokurorisë”– tha Manja.(TemA)