Lideri i "Lega Nord": E turpshme që Italia pret Erdogan, një ekstremist i përgjakshëm nga një vend islamik. Pranimi i Turqisë në Europë do të ishte katastrofë

5 Shkurt 2018, 11:51Bota TEMA

Presidenti turk, Erdogan, ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Itali.

Erdogan është takuar fillimisht me Papën në Vatikan, ndërkohë që Roma është blinduar për të garantuar sigurinë gjatë vizitës.

Gjatë vizitës është parashikuar një takim me kryeministrin Gentiloni dhe presidentin Sergio Mattarella.

Vizita e Erdoganit është kundërshtuar nga lideri i Lega Nord, Matteo Salvini.

Më vjen turp që Italia pret përfaqësuesin e një regjimi ekstremist të përgjakshëm, nga një vend islamik, ku feja komandon mbi ligjin.

Pranimi i Turqisë në Europë do të ishte katastrofë.

Do të shohim si e votojnë partitë, përfshirë edhe Forza Italia, mocionin tonë që kundërshton pranimin e Turqisë në BE”, tha ai.

Rreth 3500 agjentë policie janë angazhuar në ruajtjen e rendit.

Protestat anti-Erdogan kanë nisur që sot në mëngjes herët.

Një grup prej 5 kurdësh u ndaluan teksa përpiqeshin të hynin në sheshin “Shën Pjetër”.

Protesta të organizuara nga kurdët priten edhe në orët në vijim.(ANSA-TemA TV)  

1 komente në “Lideri i “Lega Nord”: E turpshme që Italia pret Erdogan, një ekstremist i përgjakshëm nga një vend islamik. Pranimi i Turqisë në Europë do të ishte katastrofë”

  1. besnik says:

    nuk quhet më LEGA NORD,por LEGA!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje