Ish-agjenti legjendar i Mosadit: Shpresoj që ideologjia e ekstremit të djathtë gjerman të përhapet në të gjithë Europën

5 Shkurt 2018, 09:35Bota TEMA

Ish-pjesëtari i kabinetit qeveritar dhe agjent i Mosadit, Rafi Eitan, ka shprehur mbështetje për ekstremin e djathtë në Gjermani.

Duke u ndalur te AfD-ja (Aleanca për Gjermaninë), Eitan tha se shpreson që ideologjia e saj të përhapet në të gjithë Europën.

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Eitan e vlerësoi partinë gjermane për qëndrimet kundër antisemitizmit dhe mbështetjen e jetës hebraike në Gjermani.

Në mesazhin e tij në një video për partinë, të botuar në faqen e tij të Facebook të shtunën, Eitan shprehet:

“Nëse punoni me mençuri, me forcë dhe, ç’është më e rëndësishmja, duke u përballur me situatat dhe duke zgjedhur të veproni sipas rrethanave të caktuara, nga alternativë për Gjermaninë, ju do të bëheni një alternativë për Evropën”.

Në profilin e tij, disa prej qëndrimeve janë përkthyer edhe në gjermanisht.

Midis tyre, ai thotë se “bota myslimane dhe kultura e saj janë shumë të ndryshme nga ato të Perëndimit.

Kudo që ka myslimanë sot, në çdo vend evropian, mund të presësh dhunë dhe terror për shkak të këtyre dallimeve”.

Eitan ka qenë një prej themeluesve të shërbimeve sekrete të Izraelit dhe është cilësuar shpesh si “spiuni mjeshtër” apo “legjenda e gjallë”.

Ai ka drejtuar misionin e Mosadit për rrëmbimin e Adolf Eichman, i cili u dërgua në Izrael në vitin 1960 për ndjekje penale.

Eitan u bë më vonë ministër.(TemA TV)

1 komente në “Ish-agjenti legjendar i Mosadit: Shpresoj që ideologjia e ekstremit të djathtë gjerman të përhapet në të gjithë Europën”

  1. HS says:

    Cdo hebre qe mundohet te ngjalle teori simotra me antisemitizmin kunder popujve te tjere, myslimaneve ne kete rast, nuk ben gje tjeter vecse i jep te drejte Hitlerit dhe hololaustit tij kunder vet hebrenjve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje