Arratiset nga tualeti i gjykatës i burgosuri, policia "rrethon" Gjirokastrën

7 Shkurt 2018, 12:45Kronika TEMA

Një i burgosur ka mundur të arratiset nga salla e gjyqit në Gjykatën e Apelit të Gjirokastër.

Shtetasi i arratisur është Saimir Ahmeti, 24 vjeç.

Mësohet se i riu është arratisur nga banjot e gjykatës, teksa kërkoi të dalë nga salla e gjyqit për nevoja personale.

Saimir Ahmeti kërkoi të shkojë në tualet, ku i kërkoi policit që e shoqëronte t’i zgjidhë duart. Menjëherë ai ka shtyrë policët, rojën e gjykatës dhe ka ikur menjëherë nga dera që shërben për të hyrë të dënuarit.

Ngjarja ka ndodhur në mënyrë të menjëhershme, ndërsa forca të shumta policore kanë ngritur postblloqe në të gjithë qytetin.

Nga informacionet e para, bëhet me dije se personit të arratisur i është komunikuar masa ‘arrest me burg’, masë të cilën e kishte apeluar.

Ndërkohë, i riu nga fshati Van i Delvinës ishte dënuar për veprën penale të ‘përndjekjes’. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje