Izet Haxhia flet pas vendimit të ekstradimit në Shqipëri: Jam i gatshëm të dëshmoj për krimet e Berishës

7 Shkurt 2018, 21:30Politika TEMA

Izet Haxhia ka dhënë një intervistë për portalin Pamleti.com, pas vendimit të Turqisë për ta ekstraduar në Shqipëri.

Zoti Haxhia, informacionet tona pranë Gjykatës së Lartë Turke bëjnë me dije për një vendim të marrë sot nga autoritetet e saj në adresë të përsonit tuaj. Bëhet fjalë për një vendim ekstradimi në Shqipëri?

Po, u njoftova sot për këtë vendim të Gjykatës së Lartë turke.

Dhe si e pritët këtë vendim?

Gjykata e Lartë e Turqisë pas 12 vjetësh dha vendimin për ekstradimin tim në Shqipëri. Besoj se me këtë vendim fillon edhe kapja e “peshqve të mëdhenj” të krimit e korrupsionit 27 vjeçar në Atdhe.

Ju do vini në Shqipëri, po çfarë ndikimi do të ketë kjo tek arrestimi i atyre që ju i quani “peshq të mëdhenj”?

Atë e di drejtësia e pavarur dhe jo unë, por si duket ekstradimi im do të përdoret nga qeveria shqiptare e cila ka ndikuar me anë të qeverisë turke që të jepet ky vendim i dirigjuar politikisht.

Ju mendoni se ekstradimi juaj në Shqipëri ka ardhur si lobim i qeverisë shqiptare?

Unë jam i gatshëm të zbatoj vendimin e drejtësisë sado që është i dirigjuar politikisht. Është e drejta ime që kur të kthehem të rihap çështje për të cilat jam dënuar në mënyrë të padrejtë dhe theksoj këtu çështjen Hajdari.

Çfarë prisni nga drejtësia e re Shqiptare dhe e ndjeni veten se mund të pastroni figurën tuaj nga akuzat e hedhura apo dënimin e pamerituar siç edhe pretendoni për vrasjen e Azem Hajdarit?

Nga drejtësia e re dhqiptare pres që të jetë e pavarur dhe të zbatojë ligjet në mënyrë korrekte dhe pa ndikime politike, pres që të rihapet çështja Hajdari pasi gjyqi i zhvilluar për atë çështje ka qenë komplet i manipuluar nga të dy krahët politikë dhe në bashkëpunim të plotë mes tyre është dhënë dënimi im i padrejtë.

Është e drejta ime ligjore që buron nga Konventa Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut që unë të gjyhem përsëri për një çështje për të cilën kam marrë dënim në mungesë pa patur mundësi të mbrohem dhe të dëshmoj të vërtetat që di në lidhje me atë vrasje dhe njerzit e implikuar në të.

A ndeheni të kërcënuar në burgjet shqiptare dhe si mendoni ta përballoni situatën pas shumë e shumë vitesh largim nga Shqipëria?

Nuk kam patur frikë ndonjëherë për jetën time dhe as nuk do të kemë asnjëherë, pavarësisht faktin se shumë njerëz dhe klani Berisha në rradhë të parë ju intereson të më shohin të vdekur, por edhe shumë të tjerëve.

Unë nuk i jam shmangur asnjëherë drejtësisë së asnjë vendi. Kam dashur që në fillim kur është hapur gjykimi i çështjes Hajdari të kthehem e të ballafaqohem me Drejtësinë. Nuk kam asgjë për tu trembu nga asnjë lloj drejtësie por me të vërtetat e mia dua të ballafaqohem përpara gjykatës me ata që janë nxjerrësit në pritë të Azemit, të cilët pasi e përdorën të gjallë po e përdorin edhe sot të vdekur..

A do të dëshmoni kundër Sali Berishës?

I qëndroj të gjithave çfarë kam thënë deri më sot si për Berishën, ashtu edhe për çdo person tjetër dhe në qoftë se drejtësia e pavarur ma krijon mundësinë të dëshmoj para saj, unë do ta bëj këtë.

16 komente në “Izet Haxhia flet pas vendimit të ekstradimit në Shqipëri: Jam i gatshëm të dëshmoj për krimet e Berishës”

  1. RRofte IZETMEHMETI says:

    lesh me tresh se keputet me kac

    1. Erl says:

      Mos more Ibret po pse zotrote paske pritur vendimin e gjykates gjithe keto vjet ? Prandaj nuk ke ardhur ne Shqiperi dhe ke ngelur rrugeve ?!?

    2. Amy says:

      Te lumte trim, mos u frikeso se keta ketu ashtu te duan te frikesohesh, Hajde per tua perplasur fytyres dhe ti nxjerresh para ligjit vrases si berisha me shoke,

  2. mandakalli says:

    Izet ka ardhur koha te zhbesh gabimet qe ke bere ndaj kombit tend. Ti ndihmove Berishen kete monster te derdhe gjak shqiptaresh ti mund te ndihmosh ta cojme pas hekurave. Te uroj fat ne kete detyre patriotike qe eshte edhe borxhi yt.

  3. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Filmo gjithecka qe di qe nga viti 1991 e deri tani, me ze dhe me figure dhe leri disa kopje ne disa persona te ndryshem ku asnjeri te mos e dije per tjetrin. edhe dokumenta nqs ke fotokopjoi dhe praper leri ne disa duar per cdo rast. beji kopje fotove e cdo gjeje kompromentuese ne lidhje me ata persona qe mund te jene bileta jote drejt lirise dhe nje identiteti te ri. kerko deal me prokurorine me statusin e te penduarit dhe kerko mbrojtje nga shteti se po shkove ne burg je me nje kembe ne boten tjeter. Mos u beso politikaneve pershire dhe kta rilindasit, se ata per interesat e tyre shesin robt e shpise e jo me ty qe ste kane asgje pervece nje ferre mes kembeve.

  4. says:

    I ka thën jetës s’të dua Izeti

  5. alphade says:

    Sit back and relax ! Keni te drejten e perendise qe i keni dhene keto keshilla Izetit ,dakort plotesisht me ju ,!!!!a

  6. Shkoder says:

    Drejtesia po na vjen nga Turqia?Kemi mbaruar se ekzistuari si komb.Kjo nuk eshte drejtesi por mesjete.Kjo eshte per te nxjerre zorret e barkut .Nga Erdogani dhe ERTV do vije shpetimi i Shqiperise???

    1. shkodrani1 says:

      Vene ti drejtesine nga Mar Lula, kush te ka nale deri tashti ? Mandej per sa e di une Izeti asht shqiptar e jo turk,apo gjithcka qe vjen nga Turqia ju jep alergji ? Ta kishte dite Izeti, me ta ba qefin ty, kishte kerku strehim ne Itali.

      1. lola says:

        bravo.Sakte dhe me humor te holle si shkodran i vertete.

  7. Lina says:

    DRIDHUNI MËKATARË !!
    ORA E GJYKIMIT !!??

  8. Pokeristi says:

    z.Haxhia!
    Trimeria dhe burrenia,prej ketij momenti nuk kane vlere per Izetin,kane vlere per Shqiperine.Sherbeji vetem te vertetes.dhe vetem asaj.
    Ke zotin mbas teje,ke te gjithe ata qe aspirojne te verteten te ndershmen,te drejten.Jane jo pak.

  9. al paci says:

    Ize berisha dihet kush eshte se vrau ne meste te dites 4 vete dhe su fute gjem ne kembe. Dhe jo me keto qe thua ti qe munde te jene te verteta po nuk ke fakte, nuk ke deshmitare te tjere qe te vertetojne ato qe thote. Berisha munde te kete 100 te zeza po me ata njerez qe ha buke nuk i hethe poshte. Qe ke jetuare 20 vjete i lire e ke na berisha se po te ishte per te tjeret do ishe me Jaho mulosmanin ne qeli.

  10. Welcome IZET says:

    Bravo IZET
    Me pak fjale ti je Simbol i forces guximit dhe paqes Te gjith Shqipetareve u ka ardhe Shpirti ne maje te hundes nga krimet monstruoze qe ka kryer sali kusari dhe dobicet e tij dhe akoma po veprohet si teoria
    Kapeni hajdutin Por ce do se hajduti spo me leshon
    Uroj te gjesh mirkuptim nga te gjithe dhe te jesh i lire

  11. deri tani historikisht qdogje qe eshte gatuar nga turqia ,shqiptarve ju ka bere helum toksik,si nga pushtimi,si nga coptim shitja e trojeve shqiptare arniqve serbo-greke,se me asimilim fen e tyre te shumics shqiptare.dhe tani me urretje brutale nga evropa nga qeverisja e shqiperis dhe kosoves nga ankara-ja.vete pytjs,pse izet haxhiu nuk kerkoj azile ne shtete te evropes por ne turqi,tregon te gjitha,se turqia trajnon njerze si serbia per koplote akuza te personiteteve shqiptare.akuzat per salihun kush smunde ti ndale,por fshehja e 36 tone trafik droge te ps edi rama,eshte kaka justise.

  12. says:

    Ësht i dashuruar me ish Presidentin e Republikës Sali Berisha .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje