VIDEO: Nuk ka më dashuri? Melanie refuzon t'i japë dorën Trump, lum komentesh në rrjet për çiftin

7 Shkurt 2018, 09:16Lifestyle TEMA

“First Lady” Melania Trump dhe presidenti Donald Trump u fotografuanduke bërë rrugën e tyre drejt helikopterit presidencial për të udhëtuar për në Ohajo.

Por mediat e huaja nuk i ka shpëtuar një detaj që 47-vjeçarja ka fshehur duart nën pallto, duke refuzuar edhe këtë herë ti shtrëngojë dorën Donald Trump-it.

Pjesa më e dukshme e filmimeve nga ecja e tyre ishte veshja e mrekullueshme e Melanias, por diçka e re është shfaqur dhe tregon një moment të rrallë të “mos koordinimit” mes presidentit bashkëshortes së tij.

Ndërsa ata ecin përpara, Donald nxjerr krahun dhe përpiqet të kapë dorën e Melana.

Por ai i mban sytë tek gazetarët dhe për këtë arsye nuk vëren se Melania kishte mantelin mbi shpatullat e saj, duke mbuluar krahët e saj.

E njëjta gjë edhe Melania e cila nuk e shikonte që 71-vjeçari po tentonte të kapte dorën e saj. Në fund, Donald lejon gruan e tij të ecë dhe ua bën me dorë gazetarëve të mbledhur.

Gjithçka ka ndodhur nën aparatet e pamëshirshëm të fotografëve prezent, të cilët mezi i presin skena të tilla, si në Romë, teksa çifti presidencial zbriste nga Air Force One.

Kaq ka mjaftuar që edhe përdoruesit e Twetter të fillojnë me komente me atë se çfarë po ndodh me çiftin presidencial.

Me këtë gjest komentuesit tregojnë edhe një herë ftohjen mes të dyve.(TemA TV)

1 komente në “VIDEO: Nuk ka më dashuri? Melanie refuzon t’i japë dorën Trump, lum komentesh në rrjet për çiftin”

  1. joni says:

    Kazani Amerikan qe meret me Melani Trump,ajo bon nje jet fantastike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje