Zgjedhjet në FSHF: Pas Dukës dhe Finos, flet kandidati Hala: Jam fitues...

7 Shkurt 2018, 12:13Sport TEMA

Kandidati për kreun e FSHF-së Shpëtim Hala, foli në Asamble ku tregoi indinjatën e tij ndaj të gjithë atyre që nuk e përkrahën qoftë për t’i siguruar hapësirë mediatike.

Hala tha se ka qenë arbitër sportiv në Itali për disa vjet dhe kishte një platformë për ngritjen e futbollit shqiptar.

Në fund ai deklaroi se është fitues i kësaj gare duke e konsideruar si një fitore morale.

“Të nderuar anëtarë të asamblesë. Realisht unë vij në këtë garë si njeri i sportistit për sportin. Futbollit duhet të prevalojë mbi çdo interes partiak. Unë do të kisha shumë dëshirë që në këtë sallë duhet të kishin ardhur presidentë, sepse duhet të ishin privatizuar me kohë klubet. Unë kam një kontribut modest në sport.

Mendova të bëhem garë e kreut të FSHF-së përballë 2 personave me influencë si Duka dhe Fino. Jam injoruar nga mediat dhe kam marrë ftesë vetëm nga televizioni “News 24”. Për mua ka një paragjykim në futboll. Unë kam qenë 5 vjet gjyqtar në Itali. Unë kam dhënë dorëheqjen për shkak të racizmit.

Është ofenduar kombi im. Është ofenduar Shqipëria. Prandaj edhe dhashë dorëheqjen. Një shqiptar nuk mund të arbitronte në një shtet si Italia. U bëra pjesë e garës, ndoshta edhe duke u paragjykuar. Unë jam fituesi moral i kësaj gare. Kundrejt shumë personaliteteve, sot ka shumë përfaqësim.

Kulmi i arritjes ka qenë pjesëmarrja në Europia. Nuk mund ta mohoj askush kontributat e secilit prej kandidatëve, në fushat e tyre. Kam provuar edhe ofendimet. Votoni për një njeri që është energjik dhe mund të japë shumë për futbollin. Mund të sjellë ndryshime. Unë do kisha pasur shumë dëshirë që mos i kisha dëgjuar akuzat dhe në këtë sallë.

Duhet të ishin ne që t’i tregonim UEFË-s që dimë të bëjmë zgjedhje dhe dimë të zgjedhim më të mirin. Është e vërtetë që ka pasur shumë probleme. Probleme duhen filluar nga ekipi i moshës.” u shpreh ai. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje