Izet Haxhia drejt arrestimit: Po kthehem në Shqipëri, ku mund të më eleminojnë. Por nuk kam frikë dhe nuk do hesht

8 Shkurt 2018, 19:37Politika TEMA

Izet Haxhia shumë shpejt pritet të arrestohet dhe të ekstradohet drejt Shqipërisë, pas vendimit të Gjykatës së Lartë në Turqi.

Këtë gjë ai e bën të ditur vetë, teksa thotë se ky mund të jetë komunikimi i fundit në rrjetet sociale, pasi nga momenti në moment mund të arrestohet.

Postimi i Izet Haxhisë  

Te nderuar miqte e mij, sapo me erdhi vendimi i gjykates vendore te qytetit Aydin, qe kerkon arrestimin tim per qellim te ekstradimit ne Shqipri.

Te gjitha procedurat e ekstradimit jane te mbyllura pas vendimit te Minstrise se Drejtesise turke, qe miraton vendimin e Gjykates se Larte.

Me nje fjale nga momenti pritet qe te vijne te me arrestoje policia tuke.

Jam shume i qete dhe nga nje ane kam emocionet qe pas rreth 19 vitesh do kthehem ne atdheun tim te dashur e te vuajtur, ne atdheun tim qe zoti e beri parajse por politikanet e paudhe e kthyen ne nje vend te pabanueshem.

Do doja shume te kthehesha ne atdhe si çdo bir apo bije e tij, qe kthehet i lire ne folene e vet.

Por fatkeqsisht une do kthem me pranga ne duar si nje i denuar nga (pa)drejtesia shqiptare, qe ka qene per keto 27 vjet aleate besnike e binomit politike-krim.

Prangat nuk me trembin, as nuk ma marrin dot lirine, sepse une e ndjej veten te qete perpara zotit dhe juve, se ne jeten time nuk kam bere asnje krim apo diçka tjeter ta ndjej veten fajtor apo ta mbaj koken ulur.

Nuk me trembin as armiqte e shumte si hijena qe do mundohen ta çojne deri ne fund asgjesimin tim te tentuar disa here prej tyre.

Nuk do jem ne sherbim te askujt, vetem te vertetes.

E di qe i gjithe llumi qe ka ne dore politiken shqiptare, jane nje dhe te pandare, dhe do mundohen me nje mije menyra per te me thyer e te hesht.

Une e kam guximin ti shof ne sy te gjithe ata qe me kane akuzuar me te padrejte dhe ne menyre tinzare neper godinat e Ambasadave te huaja.

Kur keto hjena t’i kam perballe ne sallen e gjyqit, atehere une do te ballafaqohem me ta me te vertetat e mia qe jane makthi i tyre.

Nuk kam asnje besim tek drejtesia, sepse ajo vazhdon te jete nja paterice e fuqishme e politikes dhe krimit.

Ndoshta mund te jete komunikimi i fundit me juve ne liri, por jam i sigurte se mbeshtetja juaj do te jete e panderprere.

Ashtu si deri me sot do luftoj vetem me nje arme qe kam, te verteten.

Ju pershendes te gjithve, mire u takofshim ne atdheun tone te dashur.(TemA)

23 komente në “Izet Haxhia drejt arrestimit: Po kthehem në Shqipëri, ku mund të më eleminojnë. Por nuk kam frikë dhe nuk do hesht”

  1. fiqo says:

    Z. Izet, MOS kij frike as ndonje merak se mund te te”vrasin” apo keqtrajtoje shteti, ti duhet t’e bashkepunosh ngushte me drejtesine dhe te jesh i bindur dhe i sigurt per ato qe ke thene dhe do te thuash, te tjerat, lerja drejtesise, te jesh i sigurt qe “drejtesise” se “plepave” dhe saliut, i ka ikur koha……….

    1. Spartaku says:

      Per mendimin tim,zoti Izet Haxhia,duhet pritur ne Rinas si hero.Eshte i vetemi njeri qe ka treguar vehten e tij patriot te guximshem ndaj krimineleve te medhenj te popullit shqipetar si Sali Berisha , Lulzim Basha,Ilir Meta etj.Ai duhet pritur me tufa me lule,se po i jep drejtesise nje ndihme te madhe dhe te sinqert e te drejte.Mirese vjen ne atdhe zoti Izet.Je i mirepritur.

    2. Doktormaku says:

      Izet mos e rruaj se nuk kane c’te bejne!!

      Vetem nje merak do te kisha une, – sa te jesh ne duart e shtetit shqiptar mundohu mos te semuresh se do te te vije doktori te vizitoj ne mes te nates… pastaj piktori do te heqi vizen ne mesin e dites…

      Se keto pune keshtu jane o izet… paguan te hysh ne valle me dreqi e paguan dhjetfishin te dalesh e nuk del dot me se te ka mare dreqi…

  2. Kombi says:

    DREJTESIA VONON POR TRIUMFON , NDOSHTA KY EKSTRADIM ESHTE PER TE SHPETUAR NGA AKUZAT E PA VERTETA . SHPRESOJME QE ME TE VERTETAT E PATJETERSUESHME QE DO TE THUASH , DO TE FUNDOSESH KOKAT E KRIMIT . O SOT O KURRE .
    TE DALTE PER HAJER .

  3. Arber says:

    Izet, tu merzit hashurja?
    Ne burg qen,atje eshte vendi vrasesve.
    Mbaro shpifjet dhe ketheu tek gaveta.

    1. Franci says:

      Arber kuptohet qe qenke ne anen e krimit.Shume shpejt kriminelet dhe aleatet e tyre do ta paguajne.

  4. adi says:

    bravo rilindja
    e si mos ti jepni hapesire ju nje vrasesi serial si izeti, denuar nga 2 shtete te ndryshem me burgim te perjetshem per vrasje.
    jeni brenda filozofise se bandes.
    pune rilindasish , thjesht mbrojtesit dhe perfaqesuesit te llumit te llumit te shoqerise shqiptare.

    1. Xeni Salisic says:

      Ik se ta beri gati Xeni 5000 lekshin. Shpejt se pendohet o trap

  5. "BOHOTINA" says:

    Te kam ndjekur ne tere intervistat e tua. Me ka bere pershtypje thenia e te vertetave dhe kthjellesise. Duke qene bashkohes ne i dime ato dhe perkojne me mendimet e tua. Per kete kam besim. Njeriu ndryshon, evulon, ndergjegjesohet, pendohet…
    Kam nje keshille fare shoqerore. Ti ke qene nje “ushtar” besnik i eprorit, i cili nuk ndryshoi kurre, por qe nga 2 prilli i 1991 mbeti i njejti perbindesh qe ka njohur hallemadhja Shqiperi. Cdo nisme e poshter ne kete vend ka fjalen e tij. Keshillen e kam se ju duhet dhe nuk pse te qendroni i “pushtuar” prej ketij vampiri. Ashtu sic e ke bere tere keto vite ne mergim. Tani te duhet ta besh me shume per hir te atdheut tone te vuajtur. Crrenjosja e ketij perbindshi eshte kontributi me i madh qe do ti besh vendit.
    “Burri duhet ta kete zemren ne koke!”- thoshte Napoleon Bonoparti. Kur e kam gjetur jam mrekulluar. Une e kuptoj kete qe burrit duhet ti flase zemra e jo buzet e xhepi si politikaneve tane permbi cerek shekulli, ndaj vendi lengon…Une kam shume besim tek ju.

  6. Loni says:

    Sa trim key vrasesi!

  7. Dritan Koçiu says:

    Izet,

    Herën e fundit të kam parë në Bulevard ne Tirane, te trotuari i ministrise se mbrojtjes. U shkembyem per pak sekonda dhe u pershendetem kalimthi. Ti ishe me gruan dhe mbanit femijen prej dore.
    Ta juptova shqetesimin në syte e tu, por me vone e mora vesh qe ato dite ishe larguar.
    Nuk kam patur ndonje konsiderate te larte per ty, (te kam pare me antitank te furgoni i bardhe, etj). Por te kam ndjekur goxha keto vite dhe mund te them vetem nje fjale “Bravo! Duhen “balls” te korrigjosh vetveten dhe te perballesh me Gogolin Sali e politiken e ndyre shqiptare.
    Te Prifte e Mbara e ishalla bashkohesh me familjen ne Liri!

  8. albani says:

    trego kush jan kundershtaret e ben grorit edhe te shullazit

  9. Kuq e zi says:

    Respekte izet
    Jo se je i paster e pa gjynahe… por je i pari qe thua qe kam goxha faje dhe kerkoj nje gjyq te drejte
    Shpresoj qe pas kaq vjetesh kthimi yt ndodh ne dite te re …
    per cke bere e ke thene me heret qe je gati te paguash don zoti kjo drejtsia e re ka koqe te interesohet per cka di
    sepse deshmitaret per njishat e politikes tone jane aq te pakte sa do mjaftonte nje dore me dy gishta manget

  10. says:

    Turqia ndermori nje hap te tille me shpres qe Amerika do i kthej Gylenin

  11. Vjosani says:

    Kurajo dhe mos ki frike, Izet. E verteta te shpeton. Kthej vendit tend ate cka te dha nje jete te tere, ujin, driten, dashurine qe more nga nena jote ne femijeri, nga shoket. Te gjitheve iu ke borxh te verteten. Dhe do jesh ne paqe dhe ne driten e saj. Kuraje! Ke mijera njerez qe e adhurojne guximin tend! Jane me ty shumica e njerezve te ndershem te ketij vendi! Mireardhsh ne token tende!

  12. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Mire ardhesh dhe mire i gjetsh familjen tende ! Vertet mund te vish me pranga ne duar, por ato jane te perkoheshme, E perhereshme eshte vetem e verteta, te cilen e perfaqeson dhe e mbron gjithmone. Nuk ka njeri qe nuk ben gabime ne jete, ashtu siç bere edhe ti , ashtu siç beme edhe ne, duke i besuar atij perbindeshi, i cili na zhgenjeu qe ne muajt e pare ne krye te shtetit…Me ato qe ke thene e shkruar nga Turqia e larget, shumica e shqiptareve jane me Ty dhe te jemi mirenjohes. Edhe drejesia po ndryshon, Izet, se shpejt edhe ti do jesh i lire, mbasi vetem e verteta nuk burgoset…

  13. Koba says:

    Ke qene ne rruge te gabuar dhe ke pjese ne maskaralleqet e Sali kriminelit.Po kthesa qe ke bere eshte fantastike.Vetem ne Filma e kemi pare.Ke mbeshtetjen e te gjithe njerzve normale ,qe duan ,si dhe ti vete,qe te shkoje Haka tek i Zoti,Te vihet Drejtesia ne vend.Na vjen mire qe do te kthehesh dhe te vazhdosh jeten prane te dashurve te tu.

  14. Plaku Xhuxhumaku says:

    Po te eleminuan, Shqiperia do te gedhihet me nje mut me pak.

  15. Pokeristi says:

    Z.Haxhia!
    Ka nje ndryshim thelbesor midis trimit allcak dhe trimit te mencur,te ndergjegjshem.
    Trimat allcake zakonisht perdoren nga te tjeret per qellime te tyre.
    Trimat e mencur e te ndergjegjshem i sherbejne vehtes dhe kryesisht vendit te tyre.
    Kur te kam njohur une ke qene djalosh trim allcak me intelekt.Biles intelektin t’a zbehte mjaft trimerija,allcaklleku.
    Sot duke te ndjekur nepermjet medias mund te them pa medyshje se intelekti dominon dukshem mbi trimerine tek ty.
    E thash dje ne nje koment dua t’a perseris sot:Tashme trimeria dhe intelekti yt,nuk i sherbejne me Izet Haxhise por i sherbejne posacerisht Shqiperise.
    Sherbeji te vertetes dhe vetem asaj.Ke Zotin mbrapa dhe me qindra mijera shqipetare qe aspirojne per te verteten,per te ndershmen,per te drejten,per te ardhmen e bukur te shume pritur te hallemadhes Shqiperi.

  16. Edi RAHMADANI says:

    gjynaf i shkreti ecfare ka bere ky i ziu i ka q…re rrobte Edi Rames ,Skender gjinushit tos nanos e sa esa socialisteve te tjere,u ka thyer brinjet ,dhe tani socialistet e mbrojne oustttttttttt fare e keqe plehra.

  17. Jak Boston says:

    Izet, te gjithe kemi degjuar nga eposi i kreshnikeve se Gjergj Elez Alia, kur doli ne dyluftim me Bajlozin, nuk e beri per vete po per te tjeret dhe per vendin.
    Fatkeqesisht ti je ne ate pozite sot , njelloj si Gjergji me te vetmin ndryshim se ti nuk je i semure dhe se ti e njeh ” Bajlozin tend ” plus qe ia ke borxh Shqiperise dhe shqipetareve.
    Sido qe te jete pregatitu per te gjitha pasi gjithmone ne beteja dihet qe shkon por nuk dihet a del prej andej.
    Prej nga ta doje drejtesia pa asnje lloj ndikimi tjeter, pasi do ishte mekat per se dyti per ty.
    Ata qe te akuzojne ne komente kane te drejte, por une mendoj se te penduarit i fal edhe Zoti, keshtu qe neve sna ngelet gje tjeter, por te ndjekim rrugen e Zotit.
    Uroj qe ti te dalesh i fituar dhe shendoshe.
    Te prifte e mbara.

  18. Safet Qose says:

    Izeti edhe mundet te kete bere krime i shtyre nga eprori i tije qe e besonte se ishte ne udheheqeje te vendit , por ato nuk kane te krahasuar me krimet e Saliut dhe te bashkepunetoreve te tije te frymezuar po nga ky i pa shpirt . Shpresojme qe edhe kete deshmitar te gjalle ta marre ne mbrojteje ndonje institucion i NATO-s ku nuk duhet te kete asnje shqip foles Kundershtaret e Izetit kan male me para dhe pasuri qe te korruptojne kushdoqofte bile edhe duke e kercenuar. Kujtoni si vepruan me deshmitarin e gerdecit , me ngjarjen e Remziut dhe me te gjitha ngjarjet e tjera tragjike nen pergjegjesine e personave me pushtet ne keto vite, kur arriten te vene parane ne kembim te heshtejes se familjareve te te reneve ne 21 janar e shume te tjera qe eshte veshtire te numurohen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje