Një USB drejt Uashingtonit? Prapaskenat e sjelljes së opozitës në seancën për Jerusalemin

8 Shkurt 2018, 16:25Politika TEMA

Ka qenë e enjtja më e qetë që prej shumë kohësh. Çuditërisht seance e sotme e Kuvendit ka pasur tonet më normale që prej kohësh, edhe pse vinte pas evenimenteve të rëndësishme dhe dramatike për një pjesë të politikës.

Hetimet dhe arrestimet për disa zyrtarë të lartë të PD-së dhe LSI-së i menduan se do të shërbejnë si katalizator i një përlasje të re në këtë të enjte, siç ndodh thuajse çdo javë.

Por jo. Madje sot më agresivja(në fjalor) ka qenë mazhoranca, përkatësisht kryeministri Edi Rama, i cili me tone publicistike verbale ka thumbuar deri në provokim deputetët e opozitës dhe rivalin e vjetër të tij, Sali Berishën.

Doktori, i cili në çdo seancë nuk “ja përton”, kryeministrit, sot ka qenë mëse i frenuar, politikisht korrekt brenda suazave të vogabolarit të njohur.

Lulzim Basha ka polemizuar gjithashtu në mënyrën më të qetë dhe parlamentare. Flamur Noka nuk është ngritur në asnjë rast nga vendi, Edi Paloka po ashtu. Edhe pse kanë folur dhe replikuar me Edi Ramën, ata kanë qenë “qengja”.

Madje të tillë ishin edhe opozitarët e LSI-së me Monika Kryemadhin.

Po pse ndodhi kjo? Cila është e vërteta?

Burime nga opozita bëjnë të ditur se PD-ja dhe LSI-ja kanë hartuar një plan që seancën e sotme të interpelancës për Jerusalemi, ata të filmuar frame për frame do ta bëjnë gati dhe do e dërgojnë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Së bashku me një tekst të firmosur nga një grup deputetësh të PD-së, të cilët kanë theksuar se ata sulmuan qeverinë shqiptare që e akuzojnë si të shitur tek Erdogan, vetëm e vetëm për të qëndruar në pushtet.

USB-ja me filmimin e seancës së sotme pritet që të mbërrijnë në West Wing, siç quhet zyra qëndrore e Stafit të Trump.

Ndaj edhe sjellja e deputetëve të PD-së ishte gjithë qetësi, dhe madje nuk pati asnjë përshkallëzim fjalori nga të zakonshmit si p.sh ish-ministri Flamur Noka, i cili përgjithësisht nuk ja përton kryeministrit.

Opozita shpreson që dikush i lartë nga Shtëpia e Bardhë t’i shohë ashtu të qetë, të veshur e të bukur.

Nga ana tjetër, mediat e opozitës kanë rrekur të akuzojnë egërsisht ambasadorin amerikan në Tiranë pse nuk ka qenë prezent në seancën e Kuvendit, edhe pse ishte dërguar një ftesë speciale.

E kanë akuzuar si njeri të Sorosit dhe kundërshtar të Presidentit Donald Trump. Pra pas Strategjisë së BE-së për Zgjerimin, opozita ka nisur një strategji kundër BE-së dhe qeverisë turke e Erdoganit, me shpresën se mund të arrijnë simpatinë e Donald Trump. A do t’ja arrijnë? (tesheshi)

6 komente në “Një USB drejt Uashingtonit? Prapaskenat e sjelljes së opozitës në seancën për Jerusalemin”

  1. Koba says:

    Nje pergjigje e moren nga zeri i Amerikes ,ku Mona baxhella u injorua Krejt.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    The Dream Team !!! Haha.. Qesharaku po i kthen te gjithe ne qesharak..

  3. Do ja arrine nj mut te madh. Monika kryepidhi, me sali kokekarin, dhe lulzime kokebythen, do futen ne burg se shpejti. Nuk can koke Trump per keto idjote, hajdute e kriminele. Di cdo pisllek te tyre. Kot lodhen, dosjen e kane gati. O zot kur do vije ajo dite te futen ne burg:
    Sali Berisha, Liri Berisha, Argita Berisha & Shkelzen Berisha.
    Monika Kryekaka me Ilir FLoririn;
    Flamur Noka;
    Edi Paloka
    Mehdiu;
    ejt etje kush ka vjedhur, duhet te kalbet ne burg. Zoti vonon por nuk harron. Mallkuar qofshi brez pas brezi!!

  4. Cfare halli ka populli e me se merren keta horra hajdut e kriminel.
    Ne vend qe te diskutojne per hallet e mjerimit ku e futen popullin,kujtojne se e rruan amerika dhe izraeli per voten e ketyre leckamaneve popull .
    Ne vend qe te hapin ndonje vend pune,ne vend qe te shikojn se ku e cuan vendin me ndertimet kuturu qe po shemben pallatet e permbyten fshatrat,ne vend qe te meren me krimet e vellavrasjen ku e ka futur politika berishiane e shume shume probleme ku e kane fut kete vend,por behen qesharak dukembrojt ameriken se kujtojne se ka nevojen e nje vendi qe nuk e ka ne liste asnje.
    Rrini more mjeran e vidhni ndonje gje cfare ka ngel pa vjedhur

  5. Lina says:

    Me te vertete e besojne kete ?! Po USB qe dergohen atje nga ambasadori qe eshte perfaqesuesi i shtetit ? Thua se America nuk I di keto,po i degjon per here te pare Me sa duket po gjejne menyra per te justifikuar ato qe qe I kane bere popullit e vendit tyre per 27 vjet!

  6. Alban says:

    From: Alban Dega
    Date: December 22,2017 at 7:32:54 PM EDT

    Mendime mbi fakte

    ASSKISERS !

    -Mireseerdhe ne shtepine tende politike
    LSI-PD Zoti Ilir Meta !
    -Per ke votoi Shqiperia !?
    -Per inat te Edi Rames Ilir Meta shkoi te fle me Donald
    Trumpin…

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Letra e hapur e Presidentit te Shqiperise Z.Ilir Meta drejtuar Presidentit amerikan Donald Trump eshte nje turp presidencial edhe per nje Republike Bananesh si 8 shtetet qe votian kunder saj.
    Pse !?
    Per nje aresye fare te thjeshte !
    gjeni nje pike ose nen te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise qe nje votim diplomatik krejt rutine kerkon miratimin apo konsensusin e Presidentit apo te Kuvendit te Shqiperise me perjashtim te rasteve te cenimit apo kanosjes se sigurise kombetare te shtetit shqiptar !
    Si duket Presidenti akoma nuk e ka marre vesh ose nuk do ta kuptoje se Shqiperia eshte nje Republike Parlamentare dhe jo nje Republike Presidencisle.
    Nuk e di nese para se te shkruante nje leter te tille ai eshte konsultuar me keshilltaret tij per politiken e jashteme apo jo . E kam fjalen per keshilltare dhe konsitucionaliste te mirefillte jo per keshilltare Plepash apo Akademish Domosdove apo Corovode, si Petrit Vasili e Monika Kryemadhi e co.
    Pse!? Gjuha e kryeministrit ne kete leter eshte me teper gjuha e nje kollovari te Monikes qe jo vetem ruajti mbiemrin e vajzerise, nje e drejte krejt ligjore e njerezore e saj ashtu si dhe heqja dore vullnetarisht e saj prej titullit te Zonjes se Pare.
    E kam fjalen per kollovarizmin politik te Metes qe perdori te njejten gjuhe si Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Luan Rama, Sali Berisha, Lulezim Basha, Edi Palokari… qe vetem dy-tri dite me pare i shpallen lufte te hapur “ imperializmit Amerikan”, qe ia kalon edhe asaj te Qoftelargut.
    Mireseerdhe ne shtepine e zmadhuar te familjes tende politike LSI-PD, ku me teper se pjestaren e saj te henen bashkeshortja jote beri Zonjen e saj te Pare me sjelljen e terbimin e saj te skajshem, zjarmine e mashtrimet deri ne bojatisje me te kuqe te “viktimave te dhunes” se vetlyer te Kledes….e co!
    Po sjell nje shembull te femijerise sime kur xhaxhai im i preferuar me dha nje shpulle dhe per tia kundervene gjyshen e pjesen tjeter te familjes une e ngacmova hunden deri sa me rrodhi gjak… Jo boje si cupulinat e LSI ne protesten nekrofile te se henes !
    Nena mori nje fiskel shelgu qe te djeg shume por te demton pak dhe e harrova shpullen e xhaxhait!
    Nena Mona beri krejt te kunderten. Ishte regjizorja e protestes nekrofile ne emer te Kushtetutes per te vonuar, sabotuar, zhbere Vetingun, Reformen ne Drejtesi per shkak te panikut ndaj zbatimit te tyre!
    Ne vend qe Presidenti i shqiptareve pa dallim e babai i shtetit te fshikulloje me qetesi e dashuri bashkeshorten dhe cupulinat e LSI-se per rrenat e mashtrimet e tyre deri edhe tek ambasadori i nderuar Amerikan Z. Donald Lu beri te kunderten.
    Ai iu bashkua,bile me brendine e letres se tij per Presidentin Amerikan Donald Trump ai ia kaloi edhe terbimit dhe cinizmit te tyre duke na u shfaqur edhe me Amerikan se vete Donald Trump !
    Nuk do te habitesha aspak qe ne kabllogramet e Z. Donald Lu per Departamentin e Shtetit te lexoja pas dy tri vjetesh te njejtat fjale si te ish – ambasadorit tjeter te nderuar Amerikan Withers per ish-ministrin e Mbrojtjes se Berishes, Fatmir Mediu ne prag te katrahures Gerdeci, se Presidenti Ilir Meta, qe nuk la gur pa levizur ne qetesi e dashuri kunder Reformes ne Drejtesi na shfaqet tani si me amerikan se vet amerikanet me kete leter turpi !
    A e di Zoti Meta se amerikanet per kete kategori politikanesh por edhe per te gjithe servilet perdorin fjalen shume domethenese asskisers- Bythelepires !
    Jam i sigurte se keshtu do ta lexoje dhe kuptoje edhe Presidenti Donald Trump brendine e saj nese merr mundimin ti hedh nje sy, cka nuk ma ha mendja !
    Jo vetem kaq por a e dini pse !?
    Sepse kurre asnjehere nuk mund te jesh as amerikan, as gjerman, as kinez, as shqiptar i mire pa qene se pari njeri i mire. Dhe anasjslltas ! Aq me teper qe edhe ne saje te teknologjise dhe burimeve njerezore amerikanet dine per cdo politikan jo vetem shqiptar me shume se ata dine per vete.
    Aq me teper kur kane deshmi me ze s figure si ato te tijat jo ne nje faqe por ne te pakten 62 faqe te tjera blloku te pashfaqura ne Shqiperi !
    Pervec kesaj lindin edhe pyetje te tjera lidhur me kete leter turpi :
    Kush votoi per rezoluten?
    A ishte ne te mire apo ne dem te SHBA-se kjo Rezolute!?
    A ndihmoi arroganca e Trumpit dhe ambasadores se tij ne OKB ne votimin kunder SHBA-se!?
    A i sherben paqes apo luftes ne Lindjes e Mesme vendimi i Trumpit per Jeruzalemin !?
    E pyetja kryesore qe do ti drejtoja cdo vellai e motra shqiptare sot do te ishte:
    Per ke do te votoje ti moter, ti vella ?
    Perkrah 9 shteteve qe votuan kunder apo per 128 shtete qe votuan pro saj !?
    Perkrah nje te shtates apo 6 te shtatave te popullisise boterore !?
    Perkrah luftes apo parkrah paqes ne nje rajon lufte si Lindja e Mesme !?
    To be or not to be , kjo eshte ceshtja !
    Jam krenar per popullin e kombin shqiptar si populli me proamerikan e me properendimor ne Bote.
    Kjo eshte jo vetem nje vlere, por nje kult per ne shqiptaret , 95 per qind proamerikane !
    Por askush me shume se amerikanet nuk i urrejne, nuk i percmojne servilet.
    Aq shume sa i quajne: Asskisers-Bythelepires!
    Letra e Presidentit Meta eshte nje mistrecllek ala shqiptar, nje turp, nje gafe e mirefillte.
    Ai eshte tash sa vite nje politikan profesionist , nje diplomat karriere!
    Ilir Meta eshte “ filozofi “ i “qetesise dhe dashurise”, por… por …
    Per inat te Edi Rames shkoj te fleje me Donald Trumpin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje