Dritëhijet e një mos dekretimi

8 Shkurt 2018, 17:40Politika TEMA

Tashmë është e qartë se dekretimi i drejtorit të ri të SHISH, po mbahet “peng” nga presidenti i Republikës. Edhe pse ka më shumë se dy muaj që është propozuar kandidati për drejtor të ri të SHISH, ende nuk është dekretuar nga presidenti i Republikës.

Siç dihet, para dy muajs kryeministri Rama i ka propozuar presidentit të Republikës emrin e Helidon Bendos për drejtorin e ri të SHISH, pas dorëheqjes së Visho Ajazi Likës, i cili u emërua si ambasador i Shqipërisë në NATO, madje pa shumë vonesë, edhe u dekretua nga presidenti i Republikës.

Lidhur me kandidaturën e paraqitur nga kryeministri Rama, padyshim që është bërë një zgjedhje e duhur, pasi është përzgjedhur një person i aftë, me mjaft eksperiencë dhe me integritet për të drejtuar institucionin më të rëndësishëm në vend.

Deri këtu u duk sikur po shkonte gjithçka në rregull, në mes dy institucioneve Presidencë – Qeveri, ose më saktë president – kyeministër. Por në fakt ndodhi e kundërta. Me sa duket, kandidatura e paraqitur nga Rama, nuk i ka “pëlqyer” Metës.

Kjo tashmë duket, pasi Meta nuk po e dekreton emrin e propozuar nga kryeministri Rama. Zvarritja dhe heshtja për mos dekretimin e këtij personi për kreun e ri të SHISH, jo vetëm që nuk ka sens, por nënkupton qartë, se emri i Helidon Bendos, për të qenë në krye të këtij institucioni mjaft të rëndësishëm, nuk është i “pëlqyeri” i presidentit të Republikës.

Në këto kushte, natyrshëm lind edhe pyetja: A mos vallë presidenti, veç emrit të Helidon Bendos, që ka më shumë se dy muaj që e mban në tovolinën e tij, kërkon nga kryeministri edhe ndonjë emër tjetër?

Për derisa presidenti nuk po e dekreton kandidaturën e propozuar nga kryeministri, atëherë ky i pari (presidenti), medeomos që pret nga ky i dyti (kryeministri) që të propozojë edhe një apo disa emra të tjerë, pse jo, ndoshta edhe ndonjë emër të “preferuarin” e presidentit.

Pavarësisht kësaj, kryeministri e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të propozojë asnjë emër tjetër tek presidenti, për kreun e ri të SHISH. Këtë ai e ka shprehur edhe në kontakte me median, madje ka thënë si me humor se presidenti ka ende kohë që të mendohet për dekretimin e emrit të propozuar.

Ndërkaq edhe presidenti është shprehur se do të mendohet ende për dekretimin e këtij emri të propozuar nga kryeministri. Lidhur me kandidaturën e propozuar për drejtor të SHISH, disa ekspertë dhe specialistë të fushës përkatëse, mendojnë dhe shprehen se emri i paraqitur nga kryeministri, është mjaft i gjetur për të drejtuar këtë institucion.

Do të ishte në nderin e presidentit, duke përfshirë këtu edhe detyrimin e tij kushtetues dhe ligjor, që sa më shpejt të jetë e mundur, të zgjidhet ky ngërç i krijuar, ndoshta dhe artificialisht, në një institucion kaq të rëndësishëm për sigurinë kombëtare të vendit, siç është SHISH. Nuk ka kohë për pritje dhe zvarritje të mëtejshme, koha ka qenë tejet e mjaftueshme që presidenti i Republikës të verefikojë apo të realizojë vettingun për kandidaturën e paraqitur nga kryeministri. Në këto kushte, presidenti është para dy opsioneve: ose të dekretojë emrin e Helidon Bendos që ka më shumë se dy muaj që e ka në tovolinën e tij, e të mos e mbajë “peng” atë, ose ta kthejë mbrapsht këtë kandidaturë, e të deklarojë publikisht arsyen e mos dekretimit të tij, e më pas, t’i kërkojë kryeministrit një apo disa emra të tjerë, që edhe SHISH të ketë drejtuesin e tij.

Pavarësisht zvarritjes dhe mbajtjes pezull nga presidenti i Republikës, për mos dekretimin e drejtorit të SHISH, ky i fundit, nuk ka asnjë pengesë ligjore që të ushtrojë të gjitha kompetencat e titullarit të këtij Institucioni, thënë ndryshe: gëzon të gjitha atributet e drejtorit.

Ferit Shqefni-TemA

13 komente në “Dritëhijet e një mos dekretimi”

  1. says:

    Presidenti Meta te mos ndjek rrugen e Nishonit

    1. Kujtimi says:

      Likja shok I SALI QENIt
      Varet CFAR KA then MONA lapaqenja
      NUK Ben DOT Likja pa Monen
      E qeth ajo pastaj

    2. Spartaku says:

      Presidenti Meta eshte me mut se Nishoni.

  2. Bidoni says:

    Pse budall a Likja tja fusi vetes. Ska gale, se Rama po ban reforme duke filluar me ate detin e Greqise.hic mos kini merak, shqypnine do ta bajme si pikturat e Kapterit.

  3. Lesh e Lija says:

    Çte beje i ziu i Lesh e Lise. Me baxhellen qe ka ne shtrat ky ka filluar te flase me vete. Ska gje tjeter ne dore veçse te mos vere nje firme. Turp per kete legen president qe nuk ben detyren e tij. Ka ngelur si nje i pa pune dhe ka filluar te merret me lojra kalamajsh duke.menduar se i prish pune mazhorances qe nuk e pjerdh fare.Kokegdhe, katundar ne pamje dhe veprime. Meshirojeni.

  4. Llum says:

    President qesharak, kerkon pazare per te futur njeriun e tij dhe kjo dihet fare mire.

  5. Mihali says:

    Me Monen grua,me bemat e tij dhe mones bashk mir qe nuk ja heq vetes.Ne keto kushtetuse nuk do te jet cudi e madhe qe nje dite ta shohim presiderin te dal me brek ne bulevardit.
    Por kete radhe sic duken bathet nuk do te shpetoj ose nga cmendimi ose nga Vetvrasit.

  6. Koba says:

    Eshte mesuar te kete njerezit e tij ne poste kyce.Nuk e kupton i gjori se me Helidonin eshte DAJ SAMI, qe i ka dosjen Like Bajges dhe Mona Bachellen,INAT KAQOLI.NUK KA MA TEPSI NE SHISH. MOR KAQOL ZIFTI

  7. Shqiponja says:

    A Edi Edi , deshe president Ilir hajdutin , mbae me shendet . Nuk te falet , propozimi yt per president nje njeri interesaxhi, personifikimi i nje te babzituri , dhe nje njeriu me dy fytyra , qe gjate zgjedhjeve dukej qarte qe do ishte perballe teje dhe jo ne krah . Tani ri e degjoi brockullat e nje hajduti ordiner . Gjithe kohen do te veje peng hapave te tua , dukej fare qarte qe do qe nje njeri i ulet , kastile la gruan te “qelloje ” me snajper , kure fare mire e qarte mund ti thoshte qe : tani je zonja e pare , vendin e ke ne presidence . Nje gje eshte me se e sigurt , presidenti Ilir Meta nuk do lere gjurme asgjekund , do harohet shume shpejt , si Jaro kapteri do kujtohen si lamashe dhe te pafytyre .

    1. Spartaku says:

      Dritan Prifti ka then nje fjal qe e ka percaktuar mjafte mire karakterin e Metes i cili ka thene” Meta,eshte njeriu me paburre”.Eshte me se e vertete,se Meta eshte njeri pa karaktere,pa burreri.

  8. BUJARI JU DEGJON says:

    Nje here Nastradini ,meqe i kishte dale nami si shume i forte ,kerkoi te mundej me nje div. ?
    Sapo filloi mundja divi e shtrengoi fort e fort saqe ne nje moment Nastradinit i dolen kokerdhoket e syve…
    “Cfare po ben keshtu,Nastradin!?”e pyeti me shqetesim divi…
    “Po mendohem ne cilin mal te te hedh-ia ktheu Nastradini-ne Tomorr apo ne Trebeshine”… ? ? ?

  9. KOHA ME ARESYE ESHTE KONSUMUAR.
    KA MBETUR CDO GJE VARUR DHE PENG NGA NJE I LESHTE.
    I MESUAR ME SALEN PER PAZARE SHE INTERESA MESKINE E ASPAK SERIOZE SIC KUNDER ESHTE KJO CESHTJE ” E MBI T’A N’AJRI ” LEXOJME SHKOQUR :
    -TE TE BEJ KETE ME JEP ATE…!!!
    POR JAM.BESIMPLOTE SE KEAJ RRADHE KOHA PO KONSUMON VETE PERSONIN PASI RAMA NUK PYET PER KESI GJERASH DHE AQ ME PAK TE BEJ PAZARE ME KE PA…!
    KY PERSONI PRESIDENT I PAAFTE PER TE VENDOSUR PER DREJTUESIT E INSTITUCIOEVE ME SERIOZE NE VEND.
    E PASTAJ PER CFARE I DUHET VENDIT PRESIDENTI ???

  10. sa tragjike eshte per kombin shqiptar te presidohen dhe qeverisen nga dy koka qe urrehen brutalushte.kta inate te forta kane mes veti per konkurence hajnie,korrup iini e trafiku.njeri akzohet per trafik mollosh ? ,tjetri per vjedhje tenderash .dy koka ne krye te shtetit ne hasmeri te madhe,si cilet do behen multimilionera.keshtu eshte kure nje populle qeveriset nga te hasnuarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje