"Vëmendje ndaj turizmit", Blendi Klosi: Shpresojmë që 5 vitet e ardhshme të kemi 60. 000 turistë nga Izraeli

8 Shkurt 2018, 14:12Sociale TEMA

Në kuadrin e fillimit të  linjës ajrore Tel Aviv – Tiranë, (kryeqyteti i Shqipërisë) në Prill, që do të përmbajë dy fluturime javore e që do të operohet nga IsraAir, ministri i Turizmit të Shqipërisë,  Blendi Klosi deklaron në një intervistë të veçantë dhënë për “Passport”: “Ky do të jetë një hap i rëndësishëm përpara në marrëdhëniet e mira midis Izraelit dhe Shqipërisë.

Ky vit turistik me sa duket do të jetë shumë interesant për turistin izraelit, të cilit do t’i ofrohet një larmi destinacionesh turistike në mbarë globin me fluturime direkte. Një nga këto pika do të jetë Shqipëria në të cilën shoqëria ajrore IsraAir do të operojë me dy fluturime javore duke filluar nga muaji prill i këtij viti.

Dje, e martë, mbërriti në Izrael me rastin e panairit të turizmit (IMTM) ministri I Turizmit të Republikës së Shqipërisë, z.Blendi Klosi, me synimin e përfundimit të marrëveshjes drejt hapjes së linjës ajrore dhe gjithashtu takimin personal me ministrin e Turizmit të Izraelit, Jariv Levin dhe eksponentëve të tjerë të degës së transportit.

Në një intervistë për “Passport” Z.Klosi flet për synimet drejt hapjes së linjës: “Kjo është hera e parë që unë vizitoj Izraelin dhe përshtypjet janë shumë të mira. Kam lexuar dhe dëgjuar shumë për Izraelin dhe për traditat hebree si edhe për faktin e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri gjatë luftës së Dytë Botërore”.

Ekzistojnë lidhje të mrekullueshme midis dy vendeve dhe vendosja e linjës direkte do t’i forcojë këto lidhje edhe më shumë në të ardhmen.

Megjithatë, me sa duket jo çdo gjë është rozë! Dje, drejtori i përgjithshëm i IsraAir, Uri Sirkis, duke folur për këtë çështje tha se ka mungesë në personelin e sigurimit të IsraAir, një problem i cili pengon dhe ngadalëson vënien e linjave të reja në vende të ndryshme në botë.

Klosi duke iu referuar këtij problemi tha: “Bisedova dje në panair me ministrin izraelit të turizmit, Jariv Levin dhe patëm një bisedë të mirë e të frytshme, në të cilën ai premtoi se ky problem do të zgjidhet. Ekziston një interes i përbashkët për të dyja palët për promovimin e linjës Tel Aviv- Tiranë-Tel Aviv, që do të ketë ndikim të rëndësishëm në lëmin e turizmit, ekonomisë dhe shoqërisë.

Kam besim në palën izraelite dhe shpresoj se hapja e linjës do të jetë një hap përpara në marrëdheniet Izrael-Shqipëri.”

Në lidhje me shoqërinë IsraAir dhe drejtuesit e saj me të cilët ai u takua gjatë panairit, ministri Klosi tha se:”U takova me Uri Sirkis dhe Gil Stav, drejtuesit e shoqërisë. Gjatë një kohe jo të shkurtër kërkuam një shoqëri fluturimi serioze, të qëndrueshme dhe të sigurtë në Izrael, që të mund të udhëhiqte procesin e vënies së linjës.

Linja është në operim dhe i urojmë IsraAir-it, sukses të plotë.Do të jemi të gatshëm për të ndihmuar për çdo gjë”.

Sipas ministrit Klosi, gjatë 10 muajve të parë të 2017-ës, vizituan Shqipërinë 6.7 milionë turistë, një rritje drastike prej 1 milionë turistësh në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.Turistë nga e gjithë bota që vijnë dhe shijojnë një larmi mundësish që të ofron Shqipëria, çmime të lira dhe mikpritje e jashtëzakonshme e njerëzve me zemër të ngrohtë.

Dhe çfarë mund të thoni në lidhje me turistët izraelitë?

Vitin e kaluar vizituan Shqipërinë 6200 turistë nga Izraeli, numër që do të ngrihet në mënyrë të dukshme me vendosjen e linjës direkte. Sipas ministrit Klosi, “Qëllimi ynë është që brenda tre viteve të trefishojmë numrin e turistëve dhe brenda 5 viteve ta dhjetëfishojmë, gjë që do të thotë 60. 000 turistë izraelitë që do të vizitojnë Shqipërinë. Nuk kemi dyshim se numrat do të ngrihen kur izraelitët të fillojnë të njohin vendin tonë, bregdetin e mrekullueshëm prej 400 km, natyrën që të impresionon me bukuritë e saj, vizitat në vendet historike dhe kulinarinë e veçantë.”

6 komente në ““Vëmendje ndaj turizmit”, Blendi Klosi: Shpresojmë që 5 vitet e ardhshme të kemi 60. 000 turistë nga Izraeli”

  1. katarakti says:

    Te paska ikur truni fare. Perse do te vine izraelitet ne Shqiperi?! Per te pare xhamijat?! Se kane pak ne vendin e tyre?!

    1. Andrea says:

      Do vizitojne janullen. Ta kungojne

  2. kjo eshte nje marrveshje e mire dhe historike me israelin,tel aviv – tiran,se fiton shqiperia,dhe israelitet i takojn shkences,kane rrole vendimtare ne politika te globit,dhe per evrope qka thote israeli e usa vendoset. ne zvicer jane ne vende te madhe ne balle te oxhakut,ne politika,biznise,shkence,medicine dhe kush smundet tju a prish qefin.

  3. muco says:

    i thoni ketij trapit ,do vijne Izraelitet do bejne rafting te hidrocentrali i Osumit.

  4. albatros says:

    Po erdhen ata do marr fund Shqiperia
    Do e blejne Cifuterit.Plani per ta bere izrael ka qene qe ne 1930

  5. eri says:

    O blendo,nuk eshte problemi Tek njerezit se ka sa te duash, ,por problemi jane per turistet ndertimi pa kriter dhe i shemtuar i godinave sidomos gjate bregdetit te durresit, ,qe duhen shembur sa me pare,,,pastaj kemi problemin e resorteve dhe hoteleve me 5 yje ne bregdet, ,prishjen e ndertimeve ne brezin e reres,,,ujin,dritat rruget,dhe parkingjet,te gjitha keto I rregullon nje masterprojekt per te gjithe zonen e bregdetit,,,i cili te behet nga qeveria ne bashkepunim me komunat,,biles duhej te ish bere me kohe,,,duhej te kishim ndertuar infrastrukturen turistike si turqia apo italia,,,turistet duan kushte jo llafe boshe,,,jemi ne 2018 dhe jemi shume prapa nga fqinjet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje