Zyrtare, Partizani-Laçi luhet të shtunën

8 Shkurt 2018, 15:18Sport TEMA

Sfida Partizani-Laçi ishte parashikuar të luhej në stadiumin “Selman Stërmasi”, por në ditët e fundit u përfol për alternativa të tjera, pasi njëkohësisht këtë fundjavë do të zhvillojë edhe Tirana ndeshje në këtë stadium.

Situata ka qenë e paqartë, por tashmë është qartësuar dhe mësohet se Partiani do të luajë sfidën ndaj Laçit në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Ky takim do te zhvillohet ditën e shtunë në orën 17:00, ashtu siç ishte planifikuar edhe më parë.

Ndërkohë, që Tirana do ta luajë ndeshjen e saj me Tomorin një ditë më pare, të premten në orën 14:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje