Ikën Nezari, vjen Izeti

9 Shkurt 2018, 12:19Blog TEMA

Nga Eni Vasili

Pak ditë më parë, Ministria e Drejtësisë vendosi me urgjencë dhe në mungesë të plotë transparence, ekstradimin e Nezar Seitajt drejt Italisë. Nezar Seitaj, ishte arrestuar si pjesë e grupit të Habilajve dhe njihej si “llogaritari” i parave të drogës së këtij grupi. Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, është akuzuar gjithashtu si i implikuar në këtë grup kriminal dhe për këtë arsye Prokuroria hapi hetimin. Nezar Seitaj ishte i vetmi dëshmitar në funksion të hetimit për Tahirin, si i akuzuar për implikim në grupin e Habilajve. Ekstradimi u konsiderua i dyshimtë, ndërsa nga opozita u cilësua si një rrugë e shpejtë dhe kriminale për të shpëtuar nga burgu Saimir Tahirin.

Pa u ftohur ende gjakrat për ekstradimin e Nazer Seitajt që shërbente për një çështje kaq të rëndësishme sa ajo e Tahirit, në Shqipëri do të ekstradohet Izet Haxhia, një prej të dënuarve në mungesë  për vrasjen e Azem Hajdarit. Një çështje që duket se është mbuluar nga pluhuri, kthehet në këtë situatë kaq të nxehtë kur po flitet ethshëm për arrestime peshqish të mëdhenj.

A mund të quhet rastësi ikja e Nazerit dhe esktradimi drejt Shqipërisë i Izetit ? Koinçidencat janë tepër të mëdha për të konsideruar thjesht si të tilla. Situata nga jashtë duket e mirëstrukturuar nga mazhoranca, që ajo të dalë palagur nga skandalet e saj, pasi e vërteta është se çështja Seitaj implikon mazhorancën përmes Tahirit, ndërsa çështja Haxhia, kërcënon ish-liderin e opozitës Sali Berisha. Me ekstradimin e Seitajt, çështja Tahiri shkon drejt arkivës dhe po nga arkiva, publikut i ofrohet një tjeter dosje me pluhur 12 vjeçar përsipër, që vë padyshim në qëndër të vëmendjes smediatike, Berishën dhe opozitën.

Izet Haxhia ka akuzuar dhjetra herë vitet e fundit Berishën si të implikuar në vrasjen e Azem Hajdarit, si njeriun që e nxorri në pritë. Berisha nga ana e tij e cilësoi vrasës në shtator të 2014, në të vetmen përgjigje që dha rreth kësaj çështjeje në emisionin “Studio e hapur”.

Gjykata e Lartë në Turqi ka miratuar ekstradimin në Shqipëri të Izet Haxhisë dhe në kohë rekord, Ministria e Drejtësisë turke, e ka bërë fakt.

Ish truproja i Sali Berishës kur ishte president, Izet Haxhia, ndodhej në arrati, i dënuar si i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit në shtator të vitit 1998. Haxhia është dënuar nga drejtësia shqiptare me 25 vite burg. Nga ajo kohë ai jetonte në Turqi me statusin e azilantit politik. Duke komentuar vendimin për ekstradimine tij, ai e ka cilësuar si të dirigjuar nga politika, por ka theksuar gjithashtu se është gati të dëshmojë çfarë di për vrasjen e Azem Hajdarit, por vetëm para trupës së re të drejtësisë, që do të rrjedhë nga reforma në drejtësi.

Me një qetësi që lë vend për dyshime, Izet Haxhia thotë se do të kthehet shpejt në Shqipëri. Nuk dihet se çfarë garancish i janë ofruar dhe nga kush, që e bëjnë atë kaq të sigurtë. Nuk dihet gjithashtu nëse është këmbyer me ndonjë Gulenist apo aferë financiare, dilema dhe dyshime të cilat shpesojmë se koha do i tregojë.

37 komente në “Ikën Nezari, vjen Izeti”

  1. neziti says:

    Kasolle ku na mblodhe.Lum si na po bahet hata.Jena apo sjena Shqyptare, jo turq jo greg.Po ma mire, scum.

  2. llaman says:

    Nqs Seitaj impikon mazhorancen, ekstradimi i tij ne Itali perkundrazi e perforcon implikimin e mazhorances nqs vertet Saimiri ka gisht ne kete grup kriminal. A mendoni se drejtesise italiane do ti vije keq per Saimirin apo Ramen? Po qe se drejtesia italiane nuk sjell asnje prove implikimi te Saimirit, atehere kjo jep pafajesine te plote te Saimirit, qe ne Shqiperi sidoqofte vendimi i nje gjykate do thone qe vendimi u muar nen presionin e politikes.

    1. Shume “brilante” analiza jote Idiote, si ka mundesi te kete njeriu kaq pak tru dhe llogjike, pagesat e medha ju bejne te thoni idiotlleqe te tilla apo kjo eshte …. e tera, mos u matni me hijen e mengjesit o tru peshq por shikoni hallet e Shqiperise, Krimineleve po u vjen dita e madhe e gjykimit, Shqiperia e Shqiptaret e shkaterruar prej krimineleve ne pushtet duan drejtesi dhe ajo po vjen. JU hijenat qe pagueni prej tyre ketyre krimineleve do ju fundi gjithashtu.

      1. mirel says:

        Haha. Po vjen drejtesia. Ata po sjellin Izetin qe ta qerrojne njehere e mire deshmitarin e fundit te Berishes.
        Sa te fillojne proceset dhe diku rruges do pesoje ndonje aksident.
        Ju genjen mendja tere diten

      2. DIA Milano says:

        Kjo Zonja para disa ditesh e cilesoj programin ne 20 vjet te atij tullacit te Klani si telenovelat turke. Nje percaktim me te vertete i goditur. Marre shkas nga ky rast, mu krijua pershtypja qe kjo zonje qenka me te vertete gazetaree zonja por edhe e ndershme. Mbasi lexova kete shkrim, mund te them qe konsideratat dhe arsyetimet e saj kane nivelin e nje personi ndaj te cilit Zoti ka harroje ta perfundoje punen e tij, ate çka ai i dedikon çdo krijese ne momentin qe lind.
        Do te doja t’i shpjegoja kesaj zonje qe hetimet ndaj Habilajve ne Itali kryheshin prej me shume se tre vjetesh, pra ne gjuhen profesionale quhet “Indagine Madre”, ndersa hetimin ndaj Tahirit mund ta percaktojme si nje “Indagine figlia”, sepse lind dhe shfrytezon te dhena nga “Indagine Madre” per te akuzuar Tahirin, edhe pse ne menyre subjektive, mbasi prokuroret Italiane te “Indagine Madre” nuk e kane shkruajtur emrin e Tahirit ne regjistrin e te pandehurve, sepse per Tahirin ata gjate hetimeve nuk kane arritur te sigurojne asnje element te dyshimte apo prove. Ju siguroj qe ne rast se do te kishte ekzistonte ndonje dyshim tek prokuroret italiane, Tahiri do te ishte marre ne pyetje ose ne rast se do te kishte pasur ndonje prove do te ishte marre si i pandehur, ashtu siç ka qene Zoti Mediu i cili eshte edhe denuar per droge nga drejtesia italiane. Nje pyetje kam ne mbyllje te konsideratave te mia, ai financieri i Habilajve i cili eshte hetuar per tre vjet nga prokuroret italiane, duhet t’u dorezohej atyre, apo te lihej ne doren e prokuroreve shqiptare qe nuk kane hetuar as edhe nje dite ndaj tij apo Habilajve???????????

  3. ULLI MAGNA says:

    TANI ‘TË ERDHI VEZA’ MOJ ‘VASILIQI’ ? ? ? ? ?
    * * *
    PËR 20 VJET ‘NUK KE DASHUR’ TË ISHE KAQ ‘LINEARE’ E ‘RACIONALE’ NË ARSYETIM … … …
    * * *
    PO JU SHKËRMOQEN ‘KËSHTJELLAT’ PREJ KASHTE PARA SYVE … … …
    * * *
    E PO KËSHTU ËSHTË, ‘TRUTË E KASHTËS’, ‘KËSHTJELLA’ KASHTE ‘NDËRTOJNË’ … … …

  4. ULLI MAGNA says:

    ‘TË ERDHI VEZA’ MOJ ‘VASILIQI’ ? ? ? ? ?
    * * *
    PËR 20 VJET ‘NUK KE DASHUR’ TË ISHE KAQ ‘LINEARE’ E ‘RACIONALE’ NË ARSYETIM … … …
    * * *
    PO JU SHKËRMOQEN ‘KËSHTJELLAT’ PREJ KASHTE PARA SYVE … … …
    * * *
    E PO KËSHTU ËSHTË, ‘TRUTË E KASHTËS’, ‘KËSHTJELLA’ KASHTE ‘NDËRTOJNË’ … … …

  5. TNT says:

    Ene ke nje lloj zgjuarsie te admirueshme, edhe pse e ke pak te vonuar kur mendoj kohen tende te gjimnazit qe ishe shembull i asaj qe asnjeri nuk donte te ishte. Ti Eni, si pjese e kazanit ( mire thote Ai) nuk e kupton, por me llogjiken tende infantile po i ben nder me ne fund popullit, se sa atyre qe ju sherben. Te uroj nje dite te bukur dhe vazhdo keshtu se kemi nevoje edhe per humor, jo vetem politike….

  6. selfo says:

    Dhe u mbetet qejfi kur “gjeja e gjate” u thote kazan.
    Kozan e c’far kazani se.
    Kazan pa by… fare.
    O Eni kam mbi dhjete vjete qe te ndjek ne artikulimin tend gazetaresk e politik dhe e di ne c’perfundim kam
    arritur qe: “dukesh shume, shume, por shume fare ama, e mencur, kur nuk flet fare”.
    Dhe e gjitha kjo sepse: Krahason dy deputete, ku, njeri, per shkak se e permendin dy trafikante se i kane bere dhurata , i nenshtrohet hetimit
    penal, publik, politik, familjar, e cfar te duash ty dhe “i ri pronto” nje skuadre hetuesish e prokuroresh tropojane.
    Dhe deputeti tjeter (them deputet dhe spo i them atributet e tjera deri “Pejkamber i Shqiperise”), qe nuk zbatoi asnje
    urdher paraqitjeje ne prokurori gjat gjithe jetes kriminale te tij, me vrasje, plagosje, grabitje, vjedhje, shperthime eksplozivash, djegie
    dhe shkaterrim me dashje i pasurise se nje populli te tere, etj.
    Dhe keto ja thote Izeti-truproja personale dhe ekzekutori i shume porosive kriminale te tij.
    Ku te con mushka me keto budallalleqe, MOJ ?
    C’na pandeh shoket e bosit tend, atij kapterit te ushtrise qe i vuri parate me oriz e fasule te vjedhra nga magazinat e Enverit ?
    Te lutem mos e fyej kete popull qe po ju duron ca si shume me SERVILIZMIN E PESHTIRE POLITIK DHE PIRUETAT TUAJA GAZETARESKE.

    1. Spartaku says:

      Selfo Bravo.Koment shume mire.Eni Vasili me kete shkrim,i sherben Saliut qe e paguan sa nuk bene vete Eni si gazetare.Mire bene,se qeni leh atje ku ha.

  7. eni vasili eshte nje llokum gazetare,bravo ene,keni fituar nje puthje…ekstradimi i izet haxhis eshte krehte politike,dhe nontohet nje proces ndaj salihut,a te peson gjithe parta demokrtatke.te zhvendoset vemendja ne populle dhe politika te huna se pd eshte e keqe,te mbulohet i gjithe krimi e trafiku e partis socialiste,dhe protesta e madhe kunder ps-s ti humbe kuptimi e vlera,dhe te triufijn ps-ja.kjo eshte mjeshtria e ps te trajnuar ne tradhti nga miku serbia.

  8. "BOHOTINA" says:

    Si ka mundesi te jete kaq cinike dhe femer. E gjete. E bere lidhjen. Na le me goje hapur. Po ku te vete mendja moj shejtane. Ua sa e zgjuar. Une di se cinizmi i femres egersohet kur i marrin dashnorin si ty ate qe kerkohet ne Angli.

  9. Fred says:

    Kisha pak respekt per ty si gazetare por me kete shkrim e ke ul nivelin ke rene preh e kazanit mediatik sic thote ai miku yt.Ai zotria qe u ekstradua ne itali ishte arrestuar per llogari te shtetit Italian se te ishte per prokurorine e krimeve te renda do kishte nja 100 vjet ymer keshtu qe ne itali duhej derguar dhe nuk eshte rasti pare qe behen ekstradime dhe ne rastin konkret nuk e ndihmonte fare ceshtjen tahiri se ata aty e kishin dhe nuk vertetuan asgje ne lidhje me te pastaj kur paskeni krijuar kaq besim te prokuroria shqiptare apo se ashtu thote Pd ndersa ai tjetri akuzohet dhe dyshohet per krim te kryer ne teritorin shqiptare keshtu qe ketu do hetohet e gjykohet jo ne shtetin Turk eshte shume e thjeshte pasi pd nuk e ka deshiruar ekstradimin e tij dhe kete e di shume mire komunist Saliu I am sorry for you.po konsultohuni me ndonje njeri te jurispundences se ju orientin me drejte per kete ceshtje kaq te thjeshte qe keta shpetimtaret e kombit PD dhe LSI e quajne tragjedi dhe krim.se po te kishte ndodh e kunderta pra ata do ta benin kauz politike te tyre nuk e leshojne per ne itali se duan ta manipulojne ketu etc.By

  10. Lida says:

    Kjo eshte nje berishiane e semure.

  11. albi says:

    ky eshte shkrim qesharak! Eshte muhabeti tipik i kafenese se lagjes ne cdo fshat e qytet ne Shqiperi. Vetem hamendesime e asnjilloj fakti apo qofte dhe nje pikepyetje te ngritur mbi ndonje fare dokumentacioni. Jopo ka shume koincidenca, jopo ceshtja Tahiri po shkon drejt arikves !!?? E nga e nxorre kete mi Eni? Kush tha qe po shkon drejt arkives? Ku e bazon hamendesimin qe ektradimi eshte i nxituar dhe i dyshimte? Jam i sigurt qe as nuk ke lexuar dokumentacionin perkates, as ja ke minimalisht haberin se si behet ektradimi, se perndryshe do ngrije ca pikepyetje me te qenesishme.
    Pastaj ben nje permbledhje te dyshimeve qe i dime te gjithe prej shume vjetesh pa thene asgje te re, e ne fund i ve kurore mediokritetit me hamendesimin se per te marre miratimin nga Turqit, ndoshta eshte dorezuar ndonje Gulenist apo afere financiare. Tani, ose ke ndonje cerek llafi nga brenda per kete hamendesim, e atehere normalisht gazetari jep edhe ndonje detaj, ose perndryshe, si i thone amerikanet “You just pulled that out of your ass”, dmth e shpike nga mendja.

    Per hamendesime kafeneje jemi te zotet te gjithe… Ti qe paguhesh per kete pune, duhet te sforcohesh pak me shume e te nxjerresh ndonje cfaredolloj fakti. Apo ti paguhesh per pune te tjera ? e jo per kete?? (Ja po ta bej dhe une nje hamendesim kafeneje)

  12. spartak says:

    Ah , pa , pa . Goce . Ven i kokërr hurdhë , se vallahi ka për t’pre syni i keq . Ju rrini duke marrë në intervista lloj lloj politikanësh , dhe tani jeni bo ene ju ma shumë se ato , eksperta fare . Ju takon një mijë lekshi i luftës ene ju .

  13. Gridi says:

    Dmth sipas teje cuarja e atij Seitit ne Itali eshte shpetim per mazhorancen?! Kurse ne duart e Arta Markut qe eshte zgjedhur nga mazhoranca dhe qe akuzohet si vegel e Rames ishte rrezik per mazhorancen?! ahahhahaha cfare mediokriteti!

    Nqs ka ndonje rrezik per Tahirin eshe pikerisht cuarja e Seitit ne Itali,ku nuk e kane care koken per te arrestuar kryeministra jo me nje bythe njeri si Tahiri! Kurse ju e beni sikur Tahiri dhe Rama kane blere sistemin e drejtesise ne Itali,me ke talleni ju?

    Se i imagjinoj dot sikur mos ta ekstradonin,te gjithe ata qe sot thone e cuan jashte per te shpetuar Tahirirn bashke me ty Eni do thonin te kunderten! E mbajten per tja mbyllur gojen!

    Ik bej shurren tani.

  14. I Dyti says:

    Vetem ne memedhe,vetem ketu,vetem ketu mund te shpjegohet nga ” kompetent” se si eksdradohet nje njeri ne nje vend tjeter qe nuk e duan.
    Eni,ish e Spartakut,si dhe shume isha te tjera,jane kunder reformes ne drejtesi…si ka mundesi qe te gjitha ishat e Takut te jene kunder reformes dhe Taku te jete pro…vetem ketu nuk kuptohet.
    Mbaeni fort ceshtjen tahiri,por bota te perbyset,Ilirin dhe Zenin pa tre vjet nuk i shpetoni dot.
    Keta kujtojne se me “tahirin” do mbajne peng shqiperine dhe do shpetojne veten…NUK E CAN CARIN AI I GJATI NGA KETO,JOOO.

  15. Lushi says:

    Po drog esht,se nuk ka vjedh ose vrar popullin ??‍♂️??‍♂️??‍♂️

  16. pokeristi says:

    Z.Vasili!
    Nuk kam c’te te them,t’i kane thene te gjitha komentuesit e me siperm.
    Nje keshille mjekesore,shoqerore,femerore apo mashkullore,zgjidh ke te duash: Beji yzmet suratit se truri te paska shteruar.

  17. specialisti says:

    Desha te shkruaj dhe une ..por i paskan thene te gjitha….tamam kazan..
    ah moj Eni ….c’na bere ……!?!?!?!?!

  18. Tiranare says:

    You did not disappoint me. I saw you yesterday on tv how much you hate Edi Rama. I don’t know why.
    Let’s focus on your arguments. Nazer Seitaj should have not been extradited in Italy. First, it was a court order for that. Second, which is more trustworthy Albanian or Italian prosecutors. Third is it possible for the Albanian prosecutors to interrogate him in Italy? Is there any barrier? Fourth, potentially speaking where is his life more in danger?
    I think if you answer all these questions you’ll get an answer for your arguments.

    Izet Haxhia is not an archive. He is there making public statement everyday bringing out many evidences that could be of interest. It is upon to the reformed justice system to decide if it makes a case.

    I am sorry Mrs Vasili but if you want to be an intelligent journalist this opinion of yours is taking you to a wrong direction.

    1. Llaman says:

      Very good arguments,
      . Why you dont translate in albanian?

  19. N.VJOSA says:

    Oh sa cinike dhe fodulle je moj Enushkë djallushkë!
    Eksrtadimi Nezarit apo mosekstradimi tij i ngjan asaj fabules se Gomarit:
    – Pse i dhe Gomarit uje te ngrohte….Pse i dhe Gomarit uje te ftohte?!…
    Ne secilin rast Shqupi do akuzonte, se Shqupi do te beje verem lufte te piste politike!
    Tok me ju lëpirsit e Kazanit!…
    Pse, Enushkë, si mushkë, drejtesia italiane , ku jane dhe antaret e tjere te bandes, me e dobet eshte se Drejtesia shqiptare, qe po seleksionohet e po shkon në Sitë komplet?!…
    E dyta, ti Enushke nuk je dakort qe te ballafaqohet Izeti me Bacen e Krimit?
    Pse duhet te denohet Izeti ne mungese nga Gjykatsit e Saliut?!…
    Thuaj te Verteten, moj Llapaqene, boll ke fshire Kazanet e Sali Katrahures!….

  20. iva says:

    Po paske degradu fare moj Eni, i paske ra komplet shkurt, paske more ato lek e paske pertu me e vra ate icik menie qe tka dhone Zoti. E shkreta ti mi goc

  21. Amerika says:

    Si ka mundesi moj femer ste vjen keq per nje femer tjeter qe sot eshte deputete dhe ne se jane te verteta keto qe thuhen kjo deputete i jep doren dhe pershendet cdo dite vrasesin e babait te saj dhe ju vazhdoni ta mbroni akoma.Qofshi ju qe jeni rrace e keqe , prandaj eshte katandisur keshtu ky vend!!!!!°°

  22. sidoqoft ,
    Eni mbetet nji nga Gazetaret e verteta me te pashme e femer simpatike nga e gjithe Media ne ate vend ,
    nga te paktat ,qe ka ate gen Qytetareje ,
    te tjerat i ke pothuaj te gjitha bajga katundesh ose (……… .

  23. Ollga Toronto says:

    Jane bashkuar kazanistet,Fevziu,Eni Vasili,Zheji,Shkullaku,Lubonja,Zogaj,Cani,Cimi i Pekes etj etj,rreth kryekazanit Sali Qenit per te mashtruar shqiptaret,e kane kot,eres se qelbur te kazanit nuk i afrohet njeri.

  24. Tironsi USA says:

    Ke filluar te imitosh 100% fevziun,jeni vene ne sherbim te kriminelit Sali Qenit,kete tashme e di i modh dhe i vogel,sinqerisht me vjene per te vjelle kur shohe nje shemtire shpirterore ne qenien tende.

  25. KB says:

    Tani e njoha vertet. E neveritshme qe nje femer te flase vetem me supozime me kaq hipokrizi. E kisha para ne intervistat me KM ku fliste pa edukate dhe fare e papergatitur.

  26. VASO says:

    ZONJA VASILI EDHE BABAJ JOTE TE ISHTE SALIU NIK DO TE VINTE KAQ KEQ PER TE .JENI MBLEDHUR TE GJTHE BASHKE JU .BUSHATI LUBONJA FEVZIU RAKIPI HILA TOP CHANEL POR TE VERTETEN NUK E SHTERMBERONI DOT POPULLI EKUPTON VETE SE SI ESHTE E VERTETA

  27. timo says:

    Paren e dynjase paska vjedhur ky Saliu. Gjith keto rroga te majme qe paguan dhe spo i sosen ato te shkreta.

  28. Daja says:

    Pse kaq inat mbi Enin mor aman ! Mos valle zilia e femres shfaqet kaq e eger pas pseudonimeve te komentuesve dhe ata komentojne disa here radhasi… ????!!! Nuk mund ta shpjegoj ndryshe… Eni pasqyron nje kendveshtrim jo pak te bere publik dhe te ndjeshem dhe kaq ! Pse u dashka ta masakrojme kete gazetare simpatike kaq keq.. Une nuk e njoh Enin por nder gazetaret e Tiranes ka nje vend te respektuar dhe kjo nuk do tethote se eshte me idealja e botes….. Ndoshta eshte faji i portalit qe lejon lloj lloj komentesh dhe kjo vertet nuk eshte mire…

  29. DIA Milano says:

    Ju lutem me botoni komentin

  30. nazeqare says:

    Eni ! Mos e ul vehten kaq poshte si gazetare dhe, sidomos, si njeri. Shkrimi yt permban te paverteta dhe gjera te palogjikshme. Se pari, nuk eshte fare e vertete qe Seitaj ka qene deshmitar ne ceshtjen e Tahirit pasi ai nuk eshte arrestuar per kete proces penal. Se dyti, duhet ta kesh aq inteligjence sa te kuptosh se po te kishte qene deshmitar ne ceshtjen Tahiri, prokuroret kane pasur dy muaj kohe per ta pyetur dhe mund ta pyesin edhe sot e mbrapa sa here t’iu doje qejfi, ose duke shkuar ne Itali dhe duke e pyetur drejtperdrejt, ose me leter – porosi ose me videokonference. Pyet pak me shume qe te mos flasesh brockulla. Gjithashtu, nga arsyetimi yt del sikur qeveria shqiptare ka qene dhe eshte aq e zonja sa komandon qeverine turke dhe, sidomos, Gjykaten e Larte te Turqise qe ta merrte pikerisht tani vendimin. Perpiquni te jeni pak me dinjitoze. per vehten tuaj.

  31. ilir says:

    Kjo cupa plak, kujton se di te beje analiza. I ka hyre vetja ne qef. Kush te mburr moj budallaqe dhe te perdor. Ishe me serioze kur benje lexusen tek TVSH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje