Nga Andi Bushati
Disa copëza kronikash televizive të emetuara pa kujdes aty këtu, disa filmime të një tubimi të aktorëve të Teatrit Kombëtar dhe më pas disa deklarata konfuze artistësh, kanë krijuar zhurmën e mjaftueshme për të ngritur pyetjen: ç’po ndodh mes ministres Mirela Kumbaro dhe artistëve?
Dilema u bë më e fortë kur Robert Ndrenika doli përpara kamerave për të shpallur se plani ogurëzi i Edi Ramës, për të shkallmuar Teatrin Kombëtar dhe për të ngritur aty një tjetër kullë oligarkësh, ishte ringjallur pas një dekade e gjysëm. Pastaj, të tjerë aktorë, denoncuan vendimin e ministres së Kulturës për të zhvendosur në sallën historike të teatrit kolegët e tyre të operas dhe për t’i degdisur ata në ish palestrën që tani është pagëzuar me emrin eksentrik “Turbina”.
Në vorbullën e qëllimeve të ndryshme që i kishin bërë bashkë ata krijues, u daravit mes zhurmës dhe titujve, sa reduktues aq edhe sensasionalë, zëri i atyre që po protestonin për diçka tjetër: për projekt ndryshimet në ligjin “për artin dhe kulturën”.
Duhet thënë që në fillim: sado monoton që të duket shqetësimi i tretë, ai është shumë më i rrezikshëm edhe se zhvendosja e teatrit për ca kohë, madje edhe se ngritja e një rokaqielli më tepër në Tiranë.
Nëse protesta për të parat ngjan më e kapshme nga qytetarët dhe më seksi për titujt e portaleve, ndryshimet që propozohen janë një atentat ndaj komunitetit artistik. Ato dënojnë me vdekje një tabu të paprekshme: lirinë e krijimit artistik.
Po të futesh në faqen e ministrisë së Kulturës dhe të lexosh një për një ndryshimet e propozuara, mbetesh i befasuar. Në projekt parashikohet që ministri të caktojë jo vetëm drejtuesit e institucioneve si Teatri Kombëtar apo Qendra Kinematografike, por ai të emërojë (madje dhe të shkarkojë kur të dojë) anëtarët e bordeve të tyre. Shkurt dhe shqip, kjo do të thotë që liria artistike të jetë totalisht e varur nga qeveria, nga forca politike që është në fuqi dhe në sinkron me interesat ditore të pushtetit. Këta njerëz të emëruar drejtpërdrejt nga ministrja kanë në dorë të vendosin nëse një shfaqje apo një spektakël janë ose jo politikisht korrekt. Është ekskluzivisht në dorë të tyre të quajnë shoqërisht të papërshtatshme vënien e një pjese që trajton dashurinë brenda të njëjtit seks, financimin e një filmi që e sheh Skënderbeun me sytë e Oliver Shmidit, apo diskriminimin që pëson në vendin e punës një grua e mbuluar.
Në fakt, raportet e vështira mes lirisë artistike dhe rolit kufizues që ka pushteti, janë tejet fraxhile edhe në vende shumë më të emancipuara se ne. Jo më larg se dy vite më parë, një vend si Franca, që ministrja aktuale e kulturës e njeh shumë mirë, u përfshi nga një debat për ndalimin ose jo të shfaqjeve të një komiku, që një pjesë e shoqërisë e konsideronte si provokues dhe përçarës. Por më pas, ish qeveria socialiste miratoi një ligj ku liria dhe shpërndarja artistike fitonin një hapsirë më të madhe. Dhe pikërisht gjatë miratimit të këtyre ndryshimeve, ish homologia franceze e zonjës Kumbaro u tha deputetëve: “Ne duhet të krijojmë të gjitha mundësitë që arti të vazhdojnë të na bezdisë dhe të na shqetësojë”.
Pikërisht, nga kjo e drejtë për provokim, ngacmim dhe reaksion e zhvesh komunitetin artistik emërimi i censorëve që parashikon projektligji i ri.
Natyrisht, për shumëkënd, insistimi në këtë shqetësim, mund t’i ngjajë një debati për seksin e ëngjëjve. Aktorët, regjisorët dhe skenaristët shqiptarë prej kohësh janë shndërruar në disa rrogëtarë që mbijetojnë për bukën e gojës dhe që prej kohësh as nuk i flasin më shoqërisë, as krijojnë reaksion dhe as tentojnë të thyejë tabutë e saj. Katandisja në këtë gjendje e këtij komuniteti mund t’i japi të drejtën kryeministrit aktual t’i trajtojë edhe një herë si të mbathurat e të ndierës Violeta Manushi. Kjo agoni, mund t’i lejojë ministres së Kulturës t’i zhvendosë ata si topa lecke nga një godinë tek tjetra. Kjo mospërfillje mund ta yshtë Erion Velinë të planifikojë një kullë me teatër brenda.
Por të gjitha këto bashkë, sado të rënda qofshin, janë ku e ku më të pakapërdishme se tentativat liberticide për të kontrolluar me burokratë të qeverisë, lirinë e krijimit artistik. Sepse ajo nuk është një e drejtë që u takon vetëm atyre aktorëve që janë rebeluar, por një çështje që lidhet me të drejtat tona dhe me lirinë e shprehjes, prandaj na heq të gjithëve të drejtën për të qenë spektatorë. (Lapsi.al)
Ripce shume flet e shkruan por njeri nuk ta varr teneqen!
Nje ‘kastravec’ qe iduket vehtja ‘dikushi’ por eshte edhe ‘kungull’ i madh! Vuan nga semundja e te qenurit i ‘ish bllukut’ ! ‘kundershtare’ muti ,i pushtetit…per te ‘neutralizu’ prejardhjen kriminale te familjjes(nuk ka faj per cfare ka bere familja e tij!)… Zagare zorresh!
Duhet patur parasysh qe nuk ka art apo teater apo kinematografi ne boten Perendimore (ndoshta ne disa vende europiane qe jane sociale apo me mendesi socialiste) qe mbeshtetet nga qeveria. Arti dhe teatri duhet te jene veprimtari private. Qeveria nuk duhet te merret me emerimet apo rrogat e tyre. Le ti fitojne vete rrogat. Kjo do ja u heqe ate litarin e bukes nga goja, qe tha Ndrenika. Perndryshe arti mbetet socialist dhe ekonomia kapitaliste. Keta akoma jetojne me socializmin kur qeveria ja u jepte te gjitha parate per gjithcka. Ore njerez, beni teratrin tuaj modern, sic e doni, dhe caktojini drejtoret si te doni dhe rrogat si te keni qejf. Largohuni nga menyra socialiste e artit dhe futjuni artit krijues dhe fitimprures kapitalist.
Rripce shume flet e shkruan por njeri nuk ta varr teneqen!
Andi, nuk jane te shkeputura liria e shprehjes me hapesiren fizike te nevojshme per tu shprehur. Shkaterrimi i godines se Teatrit Kombetar eshte baraz me shkaterrimin e konceptit te liriae dhe te drejtave. Sepse perceptimi i pasurise shpirterore te popullit si nje gje e ngjizur gabimisht, e padobishme dhe e spostueshme sjell degdisjen neper kushedi se ku cepa e vende ai Turbina.
Teatri Kombetar ishte misherimi i shpirtit kombetar. Ramuti i thote ik pirdhu per nje biznes me kulla.
Ashtu sic ishte Gjeollogjiku..shpirti i gjeologjise dhe minierave, Ramuti e degjeneroi per Banden e Gjykates se Apelit.
Ashtu sic ishte instituti hidraulik qe Ruti e masakroi per te zhvendosur hallexhinjte e teatrit.
Ketij i thone Teater me popullin.
Durojne di bagetia, dhe votojne di lope.
Vari leshte..pune e dhjere kjo pune.
PO sot çfare tha Kumbaro, zoti Andi? E hapur per te biseduar e sqaruar te gjithe artistet, per te folur dhe me Robert Ndreniken ( e rreh ca djathtas Roberti, pavaresisht se eshte plak. “Ministresha” tha se me Robertin do te bisedoj e sqarohem balle per balle se nuk mund te komentoj çfare thuhet ne gazeta e media. Ndersa Preç Zogu nisi nje rubrike thashethemesh ne RTSH sonte.
Ti Mirel, ik pirdhu me gjithë atê godinë karakatinë.
Anadollak, injorant, pisa, shfrytëzoni ç’do temë dhe moment për të hedhur helmin tuaj.!
U zvarritshi tërë jetën!
S’merritoni asgjë të bukur, njerëzore dhe moderne!
DERRA TË NDYRË!! ??????
Na hongsh topin e m..
Teatri Kombetar ishte model mor plere.
Bota i kane teatrot qindra e mijera vjecare. Ju i prishni cdo 20vjet per te vjedhur e bere kulla .
Ndertoni xhamite ne mes te Tiranes. Ju plerat qe markeni vesh nga arti.
Ju duheni vrare, kerma
O Smbushat po te kete shtet ata parazitet e gjoja Teatrit Kombetar duhen zhdukur se po bejne si baballaret e kombit,,,,,,,,,,,,Marin ato rroga kot dhe asgje nuk bejne,,,,,,,Po thoj ketu ska shtet dhe ata bejne palle ariu,,,,,,,,,,,,Ata jane te shtyre nga tjeter kush more cun ,,,,Shif Arbenin( ate te telenoveles « njerez dhe fate») Laertin e L.S.I. dhe ate aktorin e « madh» Gent Zenelin, apo ate ,,,tik — tak,,,,e P.D. Keshtu qe eshte.histori e gjate ,,,,thjesht jane te perdorur per qellime te tjera nga « ustallare»,,,,,
Po perse shteti duhet te paguaj per keta njerez nga taksat e popullit. Ne nuk jemi me ne socializem. Ne kapitalizem ata qe merren me art ose muzike etj i fitojne leket me punen e tyre , ndersa ne duhet te mbajme keta maskrenj me rroga gjithe jeten. Ashtu si punetoret ose bizneset nuk paguhen nga shteti, ashtu edhe ata duhet te kujdesen vet per veten e tyre. Ata bejne ashtu se kan gjetur shesh e bejne pershesh. Ku ka ketej ne Perendim fenomene te tilla. Shteti nuk duhet ti lejoj ata tu afrohen godinave e ti deboje keta tartbiqer qe akoma ushqehen me gjakun e popullit. Na hiqen si te mencur. Ne se mendojne se jane le te hapin studiot ose bizneset e tyre private e le te flasin por edhe te tallen me shtetin ne se duan, por jo te perdorin godinat e shtetit e te marrin rrogat e shtetit e te na bekan c’te duan. Godina e shtetit, leket e shtetit dhe u dashka qe ata mos te emerohen nga shteti dhe te bejne si u do qejfi. Palaco cirku. Po, palaco je ti Robert me ata maskarenjete e tjere te Berishes qe ha buken e popullit pa te drejte dhe godit qeverine ezgjedhur nga ai duke punuar per Berishen. Pandeh ti se je shume i mencur se perseritje si papagall ato qe shkruanin te tjeret dhe nuk ka njerez te tjere te ditur. Pandeh ti se je mbi te tjeret dhe spekullon me rrespektin qe ka krijuar populli per artistat e kohes se monizmit e nuk flet. Ishte merita e sistemit te kaluar qe ti e te tjere si ty njiheni dhe rrespektoheni, se po te ishte aftesia jote ose e disa zagareve te tjere ju do te kishit bere dicka ne keto 28 vjete. Nuk ka detyre fukarai te punoj per ty e te tjere si ty dhe nga ana tjeter ti te qellosh me shqelma. Me keto qe beni ju tani ju e vrisni popullin jo vetem ekonomikish por me shume po e ofendoni duke e injoruar si te pa ditur duke e vjedhur pa te drejte dhe ai s’kuptoka asgje dhe prap duhet te shkoj pas jush. Harram votat qe pupulli i dha kesaj qeverie ne se ajo nuk u merr prej leckash ju hajduter dhe grabitqar te pasurise se popullit, ju njerez fycka qe nuk dini gje tjeter ne jete vetem te flisni si tellalli ato qe shkruajne te tjeret. Ne u rrespektojme se na pelqen te argetohemi, por ne te vertete ne e dime qe ju jeni fare pa vlere.