E doja, por s'më deshi...

9 Shkurt 2018, 17:57Blog TEMA

Nga Astrit Patozi

E doja, por s’më deshi”, thotë pak a shumë Lulzim Basha për ikjen e papritur nga parlamenti të Eduard Halimit. Njësoj si dashnore e lënë rishtas, thotë një miku ynë në raste të tilla.

Se Lulzimi ka një problem të madh. Hesht atëherë kur duhet të flasë dhe bërtet atëherë kur duhet të mbyllë gojën.

Sot nuk ishte dita për të folur, por për t’u fshehur gjëkundi, megjithë politesën politikisht korrekte të Eduard Halimit, që përcillej me maturi në dorëheqjen e tij.

Por Luli nuk të lë as të ikësh rehat, ndaj edhe foli, njësoj si ata që për të vënë vetulla, nxjerrin sytë e tyre. A thua se nuk mjaftonte shpjegimi i të zotit të punës, i cili, jashtë çdo diskutimi, ishte ndër deputetët më të zotë të Partisë Demokratike në këtë legjislaturë.

Sepse nga dëshira që të mos lexohej, se prej tij po largohen, si prej zgjebes, e bëri edhe më të kuptueshme atë që po ndodh realisht në Partinë Demokratike.

I kërkoj ndjesë Eduard Halimit për këto rreshta, sepse nuk do të kisha guxuar kurrë të komentoja vendimin e tij, nëse nuk do të kishte hyrë në valle, për të zezën e vet, Luli.

Dhe këtë të fundit e kisha të pamundur të mos e respektoja për atë që tha.

5 komente në “E doja, por s’më deshi…”

  1. BE Vezhgues says:

    Juve duhet tju bllokohen pashaportat dhe me pas pasurirte, te tjerat jane fjale pa bereqet.Kush do mbaj mend ndonje nga pisat parlamentare shqiptare.

  2. fiqo says:

    O Patoz, po te kishte ikur ndonje parlamentar nga pd qe ka dy pare mend, edhe une do cuditesha, por nje cope MUT si halimi, i beri nder pd-se tende te “dashur”, dhe mbase e ndjeu dhe ai qe po i vjen dita kur mund te shijoje edhe njehere supen e burgut qe inaguroj kur ishte mender minister, mos u cudit……..!

  3. Goni says:

    Qe kur pashe edhe Flamur Noken ne debat televiziv perballe ministres se drejtesise,
    u dukte ashiqare qe qenka vulosur si ” i pa deshiruar ne PD” Eduart Halimi.
    E desha, por nuk me deshi, ka thene E. HALIMI per PD.

  4. Kgb says:

    PD dhe PD-israt hahaahaa
    Mbeshtesit e zgjedhin mes lloj sakrificash… E tani presin ti perfaqesoj e ti zgjidhi ato halle post zgjedhore mes te cilave u mori (vodhi) voten!!
    Atij i del nje variant dhe HOP shef bythen e vet e si plas cari fare ncncncnc
    Cfare lloj llumi e fshataresh te varfer moralisht

  5. Aqifi says:

    Koqe ai Halim Hallva po koqe dhe ti… depoteti i zoti thote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje