REAGIMI/ Edi Rama: Kanionet e Skraparit nuk preken, kërkojmë ndjesë për gabimin. Ata që donin të bënin këtë krim, do paditen penalisht

9 Shkurt 2018, 10:40Politika TEMA
REAGIMI/ Edi Rama: Kanionet e Skraparit nuk preken, kërkojmë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë, pas raportimeve se në Osum do të ndërtohen tre HEC-e.

Ai thotë se Kanionet e Skraparit, nuk do të preken.

Qyshse u krye procedura ligjore e miratimit të një lejeje të dhënë nga qeveria e mëparshme dhe u mor sinjali se diçka nuk shkonte, ministri i Mjedisit Blendi Klosi nisi hetimin administrativ të lejes mjedisore.

E cila rezultoi një fabrikim kriminal me koordinata të manipuluara.

Individët e përfshirë në këtë fabrikim do të kallzohen në prokurori, ndërsa e gjithë procedura do të anullohet?

Falenderoj qytetarët që na e çuan të parët këtë sinjal përmes Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al dhe të gjithë të tjerët që u përfshinë në publikimin e këtij krimi të mbetur në tentativë?

Asnjë qeveri askund në botë nuk është e pagabueshme, por qeveritë dallojnë nga mënyra sesi reagojnë, qoftë kur gabojnë apo qoftë si në këtë rast, kur padashje mund të jenë duke gabuar?

Ndjesë kujtdo që me të drejtë u shqetësua apo pikëllua nga lajmi i keq i prekjes së Kanioneve Magjike dhe mezi pres të rikthehem atje, në duart e djemve e vajzave të mrekullueshme të Federatës Shqiptare të Raftingut?”, shkruan Rama.

7 komente në “REAGIMI/ Edi Rama: Kanionet e Skraparit nuk preken, kërkojmë ndjesë për gabimin. Ata që donin të bënin këtë krim, do paditen penalisht”

  1. adi says:

    ja paska dhene njehere lejen i zoti i tepsise.
    dhe cunat nuk i kane cuar thesin me euro.
    e tani del e thote se edhe gabojme dhe anullon ate qe ka firmosur vete!!!!!
    vari leshte pune rilindasish.

    1. Tony uk says:

      Adi informohu pak me shume se ste ben keq!
      Leja eshte dhene nje jave perpara zgjedhjeve te 2013 nga qeveria e hajduteve Pd.
      Keta nuk do ti lejojne,prandaj para se te komentosh shiko faktet pastaj komento.

      1. Lili says:

        Tony atehere per cfare leje vendosi qeveria javen e kalluar, di ti me na treguar?
        Apo vetem pak metra ma larg e kane derguar HECne keta?
        Nuk ju besohet…

    2. Loqek RYMINISTER says:

      hahahhahahhaha, do paditen, si Fullani e Imami dhe Shkelzeni e Tahiri e Bajromi…..hahhhahahhahah

  2. Topografi says:

    Falje deti për koordinatat,falje për hecet(koordinatat),katrahura e hartave për pronat(koordinatat) etj.Jemi në kohën dixhitale apo atë manuale.Ku fle lepuri z.Kryeministër?Politika ka degjeneruar edhe shkencat egzakte!!!!Lëmshi I gjyshes që nuk ka zgjidhje.

  3. mirel says:

    E pranon qe e ka dhjere trashe. Dhe kerkon falje. Krimin e marjes se nje vendimi ne kundershtim me ligjin e quan gabim. Vete Ali e vete Kadi. Shko arresto ndonje shites banane tani..
    Te eshte mbushur kupa ne shume krime o plere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje