Andi Bushati nxjerr bllof live Shkëlzen Berishën për aferën korruptive me CEZ

8 Shkurt 2018, 23:43Politika TEMA

Një e-mail i publikuar gjatë punimeve të komisionit hetimor parlamentar të drejtuar nga Taulant Balla për mënyrën se si u privatizua OSSH nga çekët e CEZ ka përfshirë në këtë çështje edhe Shkëlzenin, djalin e kryeministrit Sali Berisha.

Në këtë e-mail të datës 28 janar 2010 të dërguar nga kreu i CEZ në Tiranë, Jozef Hajsek për nëndrejtorin e CEZ në Pragë Tomas Pleskac flitet ndër të tjera për një takim që ky i fundit do të zhvillojë në Tiranë me kryeministrin Berisha dhe djalin e tij.

Në një ndërhyrje me telefon në emisionin “Të paekspozuarit” në Top Channel, Shkëlzen Berisha thotë se asgjë nuk është e vërtetë. Ai ka replikuar me analistin Andi Bushati që ndodhej në studio dhe që ngriti disa pyetje për çështjen.

“Ky takim as është kërkuar dhe as është zhvilluar kurrë. Edhe në atë letër flitet për një takim që do të zhvillohet. Unë nuk kam asnjë lidhje me asnjë nga këta persona. Nuk kam lidhje familjare, nuk kam lidhje biznesi, nuk ka udhëtuar me makinën e tyre, nuk ka ndonjë dëshmi që ata më kanë dhënë mua miliona” – tha Berisha.

Por Bushati i mëshoi faktit që takimi është zhvilluar pak muaj më pas, njëlloj siç thuhet në e-mailin e publikuar.

“Nga e-mail që është publikuar nuk thuhet që ju keni takuar dikë, por thuhet se ju keni ndërmjetësuar një takim me babain tuaj kryeministër. E-mail është dërguar dhe kjo është faktuar. Takimi ka ndodhur në 27 nëntor të atij viti, fiks siç është pretenduar në atë e-mail” – tha Bushati.

Shkëlzen Berisha mohoi sërish gjithçka duke këmbëngulur: “Çfarë thuhet në atë e-mail është e pavërtetë. Unë nuk i njoh këta persona dhe nuk kam të bëj me ta”.

Berisha u pyet edhe për thirrjen e tij në prokurori ku tha se kishte mbajtur të njëjtin qëndrim.

“A ka lidhje kjo çështje me babain tim? Unë besoj që babai im ka kaluar shumë në karrierën e tij politike për të ndjerë nga kjo. Kjo është një frikë e Edi Ramës nga skandalet e tij. Rama krijon shashka për të hequr vëmendje nga skandalet dhe droga” – tha Berisha.

Një javë më parë, Shkëlzen Berisha u thirr nga organi i akuzës për t’u pyetur për çështjen e privatizimit të OSSH ku u pyet për rreth 30 minuta.

5 komente në “Andi Bushati nxjerr bllof live Shkëlzen Berishën për aferën korruptive me CEZ”

  1. says:

    Të gjith jan në dijeni me rrjedhjen e ngjarjeve

  2. dani says:

    Ne fakt e kunderta eshte e vertete. Bushati doli qe nuk kishte lexuar emailin.Turp i Zotit del jep edhe men

  3. Kombi says:

    CDO NJERI KA TE DREJTEN E TIJ TE MOS PRANOJ ASGJE , POR FAKTET JANE ATO QE TE DENOJNE . ASNJE GJYQTAR NUK MERRET ME THENIET E TE AKUZUARVE , POR BAZOHET NE FAKTE TE PAKUNDERSHTUESHME . ESHTE HUMBJE KOHE TE MERRESH ME ZENIN TRAFIKANTIN E DROGES . AVOKATET E BERISHES , ZAGARAT E TIJ , E MESOJNE ZENIN SI TE KUNDERSHTOJ CDO AKUZE QE I DEL PERPARA . PRESIM VERDIKTIN FKNAL NDAJ KESAJ FAMILJE .

  4. astrit says:

    artikull leshi

  5. Iliri says:

    Katunaret e shkrete kane mbushur gazeten tema..

    Iq e tyre teper e ulet i bejne ende te besojne tek amerika cifute dhe drejtesia e saj e kulluar…

    nuk e kuptoni mor matuf se keta na krye jane vene ne krye naga amerikanet??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje