Lobimi për takimin e CEZ me babain kryeministër? Shkëlzen Berisha flet nga jashtë vendit: Totalisht e pavërtetë (Me çfarë jeton ky njeri, 4 vite turizëm me bashkëjetuesen)

8 Shkurt 2018, 23:14Politika TEMA

Shkelzen Berisha djali i kryeministrit nuk u ndahet pushimeve qe ka disa vite qe i ka filluar dhe nuk po i sosen ende leket, dhe mbetet per tu diskutuar fakti se kush e financon apo me sakte ku i merr leket per te punuar.

Dhe kur mendon se eshte bashke me bashkejetuesen Armina Mevlani qe po i bie perqark botes ne nje turizem te pandalshem per kater vite me radhe.

Një javë më parë, Shkëlzen Berisha hyri në prokurori për t’u larguar gjysmë ore më pas. Djali i ish-kryeministrit Berisha u thirr nga organi i akuzës për t’u pyetur për çështjen e privatizimit të OSSH.

Privatizimi i OSSH-së në vitin 2009 te kompanie çeke CEZ u bë objekt i një komisioni hetimor parlamentar, në përfundim të të cilit socialistët thonë se shtetit iu shkaktua një dëm prej 414 milion euro.

Socialistët akuzuan se procesi i privatizimit ishte fiktiv, me fitues të paracaktuar dhe me favorizime që vazhduan edhe pas marrjes së kompanisë nga çekët.

Shkëlzen Berisha dhe Sali Berisha u paraqitën përpara komisionit parlamentar, por duke refuzuar të japin dëshmi para Taulant Ballës.

Shkëlzen Berisha është një ndër emrat e rreshtuar në raportin përfundimtar të këtij komisioni hetimor, shoqëruar me kërkesën për procedim penal për veprat “refuzim për të dëshmuar” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Këtë të enjte, vetë Shkëlzen Berisha, në një lidhje telefonike me “Të Paekspozuarit” në Top Channel mohoi edhe akuzat. Ai tha se nuk ka lobuar për CEZ, madje personat e përmendur në dosjen e tij, nuk i njeh fare.

“Është totalisht e pavërtetë që unë kam lobuar për një takim me babain tim me këta persona. E-maili është publik dhe është i vërtetë. Unë nuk kam asnjë lidhje me këta persona. Akuza ka qenë fund e krye që Shkëlzen Berisha ka përfituar nga privatizimi i OSSH-së. Por, nuk kishin asnjë fakt të vetëm për ta provuar këtë”, tha ai.

Djali i ish-Kryeministrit Berisha i cilëson akuzat e ngritura kundër tij për të tërhequr vëmendjen dhe jo si presion politik ndaj babait të tij.

“Im atë ka kaluar shumë në politikë dhe nuk besoj se është kjo. Por, është një frikë e Edi Ramës për shkak të skandaleve të tij, të lidhjeve të tij dhe të ministrave të tij me drogën. Rama ka nevojë të krijojë shashka për të hequr vëmendjen nga lidhja e tij me drogën”, deklaroi ai.

4 komente në “Lobimi për takimin e CEZ me babain kryeministër? Shkëlzen Berisha flet nga jashtë vendit: Totalisht e pavërtetë (Me çfarë jeton ky njeri, 4 vite turizëm me bashkëjetuesen)”

  1. says:

    Shkelzeni është i zgjuar dhe Argita e ndihmon

  2. Luli says:

    Mendoj se eshte humbje kohe te pyesesh kerricin e Saliut se ka qene ne takim apo jo. Dihet boterisht qe nga Sheqerja apo i jati nuk trashegon gje se kane qene te varfer. Kurse sot kur ketij si ka thene kush puna e mbare na paska biznse llogari bankare saraje e apartamente. Po pse kaq te lojtur i ditka njerezit apo ate popull ku shume njerez mezi ushqehen. Njerezve mbas luftes se dyte filluan tua mernin florinjte qe kishin te fshehur Nen dhe kurse ky birbo kerrici i cubit Sali ose Gita i kane shumicen e ndertesave te dukshme dhe me roge nuk blihen. Pra mos humbisni kohe futini brenda ndyresirat dhe borxhet qe I ka krijuar vendit i jati cubi Sali vetem nga sekuestrimi i kesaj familje mund te shlyhet nje shume e madhe?

  3. tir says:

    Shkelzeni dhe Argita jane pjella e Kriminelit Berishe. Shume shpejt do u shkrihet si qiriu pasuria ketyre. Telefonon nga jashte vendit, se po u vjen nga Turqia Personi qe i njeh me rrenje e dhemballe, ndaj kerkon te zhduket si Kumbaro i Gazidedes . Ah qen a qen…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje