Kuvendi ngre KLP e KLGJ, pavarësisht se opozita nuk voton 10 emrat. Kush janë anëtarët...

8 Shkurt 2018, 20:51Politika TEMA

Kuvendi miratoi listen finale per Keshillin e Larte te Gjyqesorit dhe Keshillin e Larte te Prokurorise.

Votimi për KLGJ: 72 vota pro- 1 kundër – 1 abstenim.

Votimi për KLP: 71 vota pro- 2 kundër – 1 abstenim. Ky ishte raundi i tretë dhe i fundit për përzgjedhjen e anëtarëve jo gjyqtarë dhe jo prokurorë për në KLP dhe KLGJ.

Opozita kundërshtoi listën e kandidatëve për të dy këshillat, duke sjellë në vëmendje qëndrimet e mbajtura për secilin prej tyre nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Kur asnjë prej kandidatëve nuk arriti të merrte katër vota nga anëtarët e nënkomisionit Ad-Hoc, goglat përzgjodhën edhe listat e kandidatëve, që u janë përcjellë Kuvendit dhe u miratuan këtë të enjte në seancë.

Ky ishte votimi i tretë, që Parlamenti bëri për anëtarët e KLP-së dhe KLGJ-së, pasi dy raundet e para dështuan sepse ishin të nevojshme 94 vota.

Lista finale për KLGJ e KLP

Këshilli i Lartë Gjyqësor

(Avokatët)

Fatmira Luli

Alban Toro

(Pedagogët)

Maksim Qoku

Erion Muharremaj

(Shoq. Civile)

Naurela Llagami

Këshilli i Lartë i Prokurorisë

(Avokatët)

Tartar Bazaj

Nurihan Seiti(Metaj)

(Pedagogët)

Gent Ibrahimi

Sandër Beci

(Shoq. Civile)

Alfred Balla

3 komente në “Kuvendi ngre KLP e KLGJ, pavarësisht se opozita nuk voton 10 emrat. Kush janë anëtarët…”

  1. tarasi 2 says:

    me kemben e djathte , e pune te mbare

  2. Bushi says:

    Suksese, dhe me ment ne koke e kembe ne toke.Mbani drejtesi,qe,per kete gje populli po pret prej vitesh,sepse eshte terrorizuar nga prokuror e gjykates katila,te korruptuar dhe te paafte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje