Zv/kryeministrja Senida Mesi e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, i tha kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili se opozita duke përfshirë edhe këtë parti, është bërë pengesë në resht kundër reformës në drejtësi.
Te njejten gje ka thene dhe ambasadori amerikan Donald Lu per te gjitha partite politike, PD dhe LSI, qe nuk votuan per ngritjen e KLGJ dhe KLP, institucionet e vetingut dhe te reformes ne drejtesi.
Mesi: Që nga momenti i votimit me 140 vota, opozita aktuale ka nxjerrë lloj-lloj pretekstesh për ta shtyrë.
Vasili: Kush opozitë?
Mesi: Opozita aktuale, besoj edhe ju jeni pjesë e opozitës aktuale. Ashtu në rresht të gjithë kundër reformës në drejtësi. Brenda 2017-s, duhet të formoheshin të gjitha organet e vettingut. Ishim të vetmit që donin ta shtynin këtë proces.
Fakti që nuk kishte vota, kaluan në mënyrë automatike. Kemi bërë të mundur që reforma të realizohej.
Ju e patë çfarë u bë në seancën e fundit në Parlament vetëm e vetëm të bëhej pengesë në sistemin e drejtësisë.