Ironia e Ramës: Peizazh opozitar gjatë votimit për ngritjen e KLP dhe KLGJ

8 Shkurt 2018, 23:26Politika TEMA

Pas kritikave të ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu, edhe kryeministri Edi Rama, ka reaguar lidhur me votimin në Parlament të organeve të drejtësisë, përkatësisht KLGJ-së dhe KLP-së, të cilët nuk miratuan  nga me votat e pamjaftueshme të politikës, por nga një klauzolë automatike kushtetuese.

Megjithatë Rama ka shënjestruar sërish opzitën, për atë që Donald Lu e konsideroi si frikën e radhës së politikës shqiptare.

“Peizazh opozitar gjatë votimit për ngritjen e organeve të reja të drejtësisë”, – shkruan Rama në një foto, ku në karriget e Kuvendit, shihet se nga radhët e opozitës ndodhen vetëm deputetet demokratë Myslim Murrizi, Oerd Bylykbashi dhe Endri Hasa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje