Fatos Klosi: Ekstradimi i Izet Haxhisë sjell hapjen e procesit të vrasjes së Hajdarit, porositësit s'janë dënuar. Berisha në krye të grupit...

9 Shkurt 2018, 09:52Politika TEMA

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi deklaroi ditën e djeshme se me ekstradimin e ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhisë, dosja e vrasjes së Azem Hajdarit duhet të rihapet.

Klosi theksoi se për ngjarjen në fjalë janë dënuar vetëm ekzekutuesit dhe jo ata që e kanë planifikuar vrasjen. Sipas tij, me rikthimin e Izet Haxhisë në Shqipëri mund të dalin në dritë fakte të reja.

Asnjëherë nuk është vonë fare, më mirë të thuhet e vërteta dhe unë këtë kam kërkuar, por të shohim. Nuk e di çfarë faktesh të reja ka ai se në këtë punë nuk ka dokumente të shkruara. Ai do thotë opinionin e vet, pastaj këtë opinion që ne e kemi dëgjuar tashmë se ai ka shkruar libra, ka folur fort.

Të shohim tani çfarë do të bëjë gjykata. Është puna e saj. Dosja e vrasjes së Azem Hajdarit duhet të hapet. Janë dënuar vetëm ekzekutuesit dhe jo ata që e kanë organizuar atë punë.

N.q.s ky ka gjëra që nuk i ka thënë në gjyq herën e parë, mirë se të vijë le t’i thotë. Është bërë një proces i tërë, është një histori që sipas gjyqit është e mbyllur. Megjithatë mund të rihapet”, u shpreh Fatos Klosi per “Sot”.

Si një nga njerëzit që ka edhe më shumë informacion në lidhje me këtë ngjarje pasi në atë kohë ka qenë kreu i SHISH, Klosi përmendi edhe emra, të cilët ai i dyshon si organizatorët e vrasjes së Hajdarit.

Për Klosin, ish-kryeministri Sali Berisha qëndron në krye të grupit, duke e lidhur këtë edhe me faktin se fare pak minuta pas ekzekutimit të Hajdarit, Berisha doli në një konferencë për shtyp ku dha detaje për ngjarjen.

Edhe unë kam kërkuar që të rihapet se aty dolën vetëm ata që kanë kontribuar direkt, por nuk u tha kurrë kush i mbështeti, kush i frymëzoi, etj. Unë kam një opinion për këtë, sipas meje në këtë punë Berisha ka qenë brenda. Nuk e diskutoj këtë gjë.

Ai është i pari që pa kaluar as dhjetë minuta nga ngjarja, tregoi se kush e kishte bërë dhe si e kishin bërë. D.m.th, ai e dinte që përpara kush do ta bënte dhe si do të kryhej. Ai e dinte që para, ai e hoqi qafe Azem Hajdarin, është kaq e thjeshtë. Këtë e kam thënë gjithmonë”, tha Fatos Klosi.

ish-kreu i SHISH theksoi se një pikë shumë e rëndësishme e cila duhet parë sa i takon vrasjes së ish-liderit demokrat, AzemHajdari është edhe shfrytëzimin i kësaj ngjarje.

Sipas Klosit, ishte Sali Berisha ai i cili e ka shfrytëzuar politikisht ekzekutimin e Hajdarit, duke bërë edhe luftë në emër të saj.

“Për këtë punë edhe bërë një gjyq që zgjati shumë, prokurorë të huaj kanë ardhur dhe dihet tani çfarë roli kanë pasur. Në gjyq është i qartë edhe pozicioni i tij dhe prandaj është dënuar, edhe të tjerë. Është bërë një proces i tërë, është një histori që sipas gjyqit është e mbyllur.

Megjithatë mund të rihapet, Duhet parë edhe kush e shfrytëzoi ngjarjen. Personi që e shfrytëzoi më fort politikisht vrasjen e Hajdarit ishte Berisha, pas saj ai bëri gjithë atë luftë në emër të saj. Që atëherë dhe vite më vonë ai e përdori vrasjen si mjet politik”, tha ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi.

10 komente në “Fatos Klosi: Ekstradimi i Izet Haxhisë sjell hapjen e procesit të vrasjes së Hajdarit, porositësit s’janë dënuar. Berisha në krye të grupit…”

  1. Coli says:

    Ky ngeli duke dhene mesime. Nuk thote a ka fakte si ish drejtus I SHISH, po meson drejtesise te shohi se kush e porositi ekzekutimin.

    1. mergim tari says:

      JO.. KLOSI KA NJE FARE TE DREJTE DUKE BERE NJE LIDHJE LOGJIKE ME ATE QE KA BERE BERISHA PAS VRASJES.

      POR KLOSI HARRON TE THOTE ME TE RENDESISHMEN, QE UNE ENDE NUK E KUPTOJ PERSE NJEREZIT KANE FRIKE TA PERMENDIM.

      JA CFARE KA NDODHUR.
      DISA DITE PARA SE TE VRITEJ AZEM HAJDARI, PARTIA DEMOKRATIKE KA BERE NJE MITING, KU SALI BERISHA U ESHTE DREJTUAR NJEREZVE DUKE THENE SA ME POSHTE……

      “….. PER JU DO TE VRITET NJE NJERI, POR ME PAS DO TE SHPETONI NGA KOMUNISTET…….”.
      (Une nuk e kam kete material, por patjeter ai gjendet ne arkivat e televizionit).

      DHE PAS DISA DITESH, U VRA AZEMI. DITEN E VARRIMIT, U TENTUA TE MERREJ KRYEMINISTRIA, E CILA U SULMUA FILLIMISHT ME ARKIVOLIN E AZMIT, E ME PAS U GODIT EDHE ME ANTITANK.
      ME PAS U MOR TELEVIZIONI SHQIPTAR, KU DOLI EKREM SPAHIA DHE THA “….. FITUAM, E RREZUAM KOMUNIZMIN…”.

      U TENTUA TE MERREJ MINISTRIA E BRENDESHME, U TENTUA TE SHKOHEJ TEK PRESIDENTI TE KERKONTE QEVERI TJETER. KETO NUK U BENE DOT.

      NE PAS DEMONSTRUESIT HARRUAN PERSE KISHIN DALE NE PROTESTE DHE JU SULEN DYQANEVE PER TI VJEDHUR.

      AMERIKA DHE EVROPA I THANE BERISHES DHE PD TE TERHIQEJ DHE ME PAS, PA RRUGEDALJE ATA U TERHOQEN DHE U MBYLLEN NE SELINE E PD, ATY KU E KANE PATUR ME PARE, TEK QENDRA.

      U KERKUA NGA POLICIA QE TE KONTROLLOHEJ SELIA E PD SE ATY KISHTE ARSENALE ARMESH, MADJE PERPARA QENDRONTE EDHE NJE TANK. PO TE ISHTE BERE KONTROLLI, DO TE DILTE PROVA ME E QARTE QE PD ISHTE E PERGATITUR PER PUÇ SHTETI. POLICISE JU NDALUA TA BENTE NJE GJE TE TILLE. NDOSHTA KA QENE URDHER I NANOS, NE MARRVESHJE ME BERISHEN.

      NDERKOHE NANO NUK ISHTE NE SHQIPERI. NGA FRIKA JA KISHTE MBATHUR PER NE MAQEDONI….. DHE KOMUNIKONTE PREJ ANDEJ.

      PRA SI PERMBLEDHJE PERSA I PERKET VRASJES SE AZEM HAJDARIT DUHET TE ANALIZOHET AJO QE KA THENE BERISHA PARA VRASJES SE TIJ….. E PERSERIS EDHE NJE HERE THENIEN E BERISHES. “…..PER JU DO TE VRITET NJE NJERI, POR ME PAS DO TE SHPETONI NGA KOMUNISTET…….”.

  2. Kombi says:

    JANE TE PAAFTE GJYQTARET TANE TE DONOJNE KOKAT E KRIMIT , JANE SHUME TE SHTYPUR . NJE TUFE ME IDIOTE TE VESHUR ME MANTELIN E DREJTESISE .

  3. says:

    Perse e leshoj Rama Izetin¿ Ndrikulla e ministris se drejtsis nuk mund ti rezistoj Mbretit Sali

  4. Bushi says:

    Fatos Klose eshte akuzuar nga Izet Haxhia,dhe ka mundesi qe zoti Klosi te pengoi hetimet per vrasjen e Azem Hajdarit apo per krime te tjera te Sali Berishes.E mira eshte qe zoti Fatos Klosi te jap ndihmesen e tij ne kete moment kaq te rendesishem.

  5. Druvari says:

    Ah
    Ti mbete fatos nuk u bere dot as pionier
    Nuk e kupton qe i perket te shkuares si nje njolle e te gjithes
    Gazetaret hedhin hipoteza
    Sherbimi i fshehte jep fakte konkrete
    Prokuroria analizon dhe vendos
    Ti flet si gazetar dhe analizon si prokuror
    Ca detyre ke patur?????
    Nje hic qe vjen nga hici per nje hic qe shkon drejt hicit

  6. Arber says:

    Eeee po duhet te shpejtoni nje çike se vepra penale ne Shtator 2018 parashkruhet!!

  7. analisti says:

    Kur flet edhe ky monstra ! Po ky ishte shef i SHIK-ut ne kohen e vrasjes se Azemit dhe duçhet te flase a ka fakte per te apo jo ? Nese po, te jape llogari pse nuk i ka thene dhe te shkoje sot ne burg per mosveprim. Nese nuk ka, te jape llogari pse ishte kaq i paafte ne ate detyre.

  8. Doni says:

    Ku di. Uuuu sa diiiiiii kyyyyyy..
    Eshte shume I zgjuar….ka shpikur fjalen atom.

  9. Papi says:

    O cope dhjami,
    Nuk kish berisha njerez ti Benin nje brief be pak sekonda per te komunikuar me shtypin?
    Ce nxirrni Kete rrelike te Enver Hoxhes,
    Shpifes, intrigant, gjithnje perpjekur te fuse me sherr shqiptaret andej e ketej kufirit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje