REPLIKAT/ Përplasja Rama-Berisha: Çfarë nuk u dëgjua dje në Kuvend

9 Shkurt 2018, 12:29Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka shmëbyer replika të ashpra dje në Kuvend, me Berishën dhe opozitën.

“Panorama” i ka zbardhur të plota ato, që nga talljet e Ramës, deri tek “kërcënimet”.

Replikat pa mikrofon

Edmond Spaho: I pari që duhet të flasë është zoti Edi Rama dhe duhet të vazhdoni me këtë listë. Ka një lidhje shkak-pasojë, ka një vendim të marrë nga qeveria, e cila ka votuar në OKB në përkrahje të një rezolute. Të shpjegoni vendimin e qeverisë dhe më pas të flasë opozita.

Edi Rama: O Profesorë, ju me keni ftuar në interpelancë. Do ju dëgjoj juve, çfarë do thoni dhe t’ju përgjigjem.

Gramoz Ruçi: Zoti Rama, të lutem! Zoti Rama, mos komunikoni me sallën…

Edi Rama: Ju jeni nga Jerusalemi, ju jeni çifutët…(qesh)

Gramoz Ruçi: Ju si kërkues të mocionit për debat ta merrni fjalën të parët dhe jeni dy grupe parlamentare, që keni bërë kërkesën.

Edi Rama: S’e kam kërkuar unë mocionin. Ju e keni kërkuar.

Ditmir Bushati: Unë prisja që kryetari i PD-së t’i kërkonte një falje përfaqësueses së politikës së jashtme të BE-së, Frederika Mogherini, që para pak kohësh, i tha që je një “bajgë” dhe ta falënderonte për qëndrimin e saj konsistent në emër të BE-së për hapat që po ndërmerr Shqipëria në BE.

Lulzim Basha: Mashtruesi sot vuri fjalët në gojën time, se i paskam thënë Mogherinit: Bajgë! E kundërta është e vërtetë. Kur ju o zullumqarë, vutë në gojën e Mogherinit fjalët “Se vetëm me vetingun do të hapeshin negociatat”, ju thashë se kjo ishte baltë. Madje, ju thashë se këto ishin bajga që iu shisni shqiptarëve. Dhe ja ku jemi sot dhe fjala ime ka dalë. Se nuk është vetingu që hap negociatat, por janë banditët që ti ke sjellë dhe i ke bërë ministra të Brendshëm, që duhet të jenë në burg e jo të qeverisin me ty, të ndajnë paratë me ty e të bëjnë drogën me ty. Krimi, droga, emigracioni…

Sali Berisha: 21 janari do të hyjë…

(Deputetët e PS qeshin me të madhe)

Sali Berisha: 21 dhjetori do të hyjë në historinë e Shqipërisë si dita e zezë, në të cilën bijtë e etërve mizorë sollën në aulën më prestigjioze të planetit në OKB, votën e Enver Hoxhës kundër shtetit, kundër kombit që ka bërë më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarëve. Në 28 nëntor të 2012, unë kam pasur një telefonatë të gjatë me Kryeministrin e Turqisë, për të cilin kam pasur respekt të veçantë dhe ruaj respekt të veçantë për disa aspekte të tij. Në këtë telefonatë i kam bërë të qartë miqësisht dhe pastaj edhe ftohtësisht, se Shqipëria nuk do të ndjekë kurrë politikë tjetër përveç asaj të SHBA-ve. Me fjalë të tjera, unë i bëra të qartë që Shqipëria nuk do të bëhet kurrë shtojcë e Turqisë në politikën e sigurisë globale. Pse kjo? Sepse SHBA-të janë vendi i lirisë, shareholder kryesor në sigurinë e botës…

Edi Rama: E di mire ti, çfarë të ka ndodhur në Turqi..?!

 

Sali Berisha: Ore, shko bëhu synet ti (Rama) atje, se unë jam Sali Berisha. Unë jam Sali Berisha.. Je gabim ti, shko bëhu synet atje. Unë i kam publike qëndrimet e mia, nuk mund të pajtohem kurrë me deklaratën e tij. Kur i erdhi çështja Kurde tani duhej lëshuar Kosova dhe na thotë se Kosova nuk u bë shtet. Vota kundër, është një votë në kundërshtim flagrant me SHBA-të dhe antishqiptare..

Edi Rama: Ju sot jeni gati të bëheni çifut, të bëheni eskimez, jeni gati të bëheni dele e zezë e këtij vendi, vetëm që të mos jeni këta që jeni dhe të fshihen pas një identiteti tjetër që mos ju kapin. Dëgjova njërin që doli me një kazan dhe tha: “nuk duam ne investime turke”. Ai kur gdhihet, ha pilaf dhe pi raki në sabah. E fillon drekën me plonc dhe në aksham i fut groshë. E pastaj tapë fshin buzët me peshqir dhe thotë ne jemi Europjon, s’e dum ne Turqinë. Këta jeni ju, pilaf, groshë dhe frikë nga ajo që po ju vjen dhe s’keni faj. Faji këtu mund t’ju vërë vetëm kush nuk ju njeh se çfarë i keni bërë këtij vendi…

Sali Berisha: U përpoqe të ofendosh Dash Shehun këtu, në një kohë pse ai, edhe kthen ndonjë gotë. Por njëmijë herë gotat e rakisë, sesa vizat e kokainës… Një mijë herë më mirë gota, sesa të dorëzosh vllahun, bandën e Xibrakës për të mbushur pasurinë tuaj me milionat e kokainës.

Edi Rama: Nuk është rastësi që çohesh këtu Sali dhe thua 21 janari, fjalën e parë, ndërkohë që deshe të thuash 21 dhjetori. “Gjuha shkon atje ku dhëmb… dhëmbi”, thotë proverbi, por ty të dhemb në tjetër vend e gjuha aty të shkon, por atë vend nuk ta lan dot Sali. Ti Sali, bashkë me artistin, mikun tim Lulzim, e futët detin në govatë. Në govatën e pushtetit tuaj të marrë fund dhe firmosët një marrëveshje antikushtetuese, që e përkthyer në gjuhën popullore quhet “tradhti ndaj atdheut” për cenim territorial.

Sali Berisha: Nuk i the shqiptarëve cilën vrimë miu zgjodhe ti më datë 27. Pyeteni cilën vrimë miu zgjodhi më 27 janar?! Pse s’ka besim te ju oficerë të sigurisë. Lidhur me marrëveshjen, nuk ka shqiptar që e beson se Greqia për hir tënd lëshoi dhe shkelmoi interesat e veta kombëtare. Cili është ai mo?! Të nxorën rruaj pa qeth. Por atë marrëveshje s’e kalon kurrë këtu ti, mbaje mend mirë. Asnjë pëllëmbë det s’mund të marrë kush nga ky vend. Cila është marrëveshja, apo ligji luftës? U thotë shqiptarëve ose këtë marrëveshje, ose do kemi luftë.

Edi Rama: Natyrisht, këtu mes jush ka jo pak njerëz që nuk kanë arsye të tremben, por frika juaj po i tërheq zvarrë në një rrugë pa rrugë. Niseni sot dhe të shohim se çfarë do të ndodhë nesër. “Te sheshi, te sheshi” dhe pastaj të shohim, a do bëhet, a s’do bëhet përshesh…

Sali Berisha: Po ti, pse ia mbathe ditën e protestës? Tregoja vrimën e miut ku ishe futur. Trego ku ishe..

Edi Rama: Frika ju bën haluçinantë. Ulërini për Amerikën, njësoj si ata kalamajtë në filmin “Mëngjese luftë”, që thoshin “o Guri, hajde se po na rrahin”. Kujtoni se tani po ju dëgjon Guri atje matanë dhe do vijë t’ju mbrojë juve, jo nga ne, por nga ajo që Guri po ndërton këtu, bashkë me partnerët europianë e bashkë me ne, druri i ligjit në kokën e të gjithë atyre që i kanë kusure këtij populli për t’ia kthyer. Ju vazhdoni bërtisni, po nuk e keni me ne dhe nuk ua kemi ne fajin, që po ju thyhen arrat. Kanë filluar të kërcasin arrat. Arrat që ju kujtuat se do t’i mbanit gjithmonë në thesin tuaj dhe askush nuk do të guxojë ta prekë atë thes.

Sali Berisha: Mbaje mend mirë. Tani gjej brimë tjetër miu ku të futësh, por do të gjejmë, mbaje mend mirë…

Edi Rama: Sali je për t’u admiruar se ke më shumë forcë se këta së bashku, por tash… lëri bijtë të luftojnë tani, se boll luftove dhe lodhe, shiko hallet e tua se ke halle të mëdha përpara. Ne nuk të ndihmojmë dot. Të siguroj që s’të ndihmon dot as Amerika, BE-ja jo e jo, sepse i ka mbaruar të gjitha përpjekjet për të ndihmuar ty…

Sali Berisha: Ordiner, largohu..

Lulzim Basha: Reforma në Drejtësi, qartësisht është viktima e parë e saj. Mjerë ata bashkëinvestitorë që nuk e shohin. Nuk ka më Reformë në Drejtësi. Ka një drejtësi të kapur për të mbrojtur Saimir Tahirin, Edi Ramën, Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, Qazim Sejdinin, Vangjush Dakon, Shullazët, Habilajt, Balilajt. Kjo është drejtësia. Drejtësi nuk ka. Për fat të keq, nuk ka as Europë e nuk mund të ketë Europë pa luftuar krimin, pa luftuar drogën, korrupsionin. Nuk mund të ketë Europë pa zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Edi Rama: Jepi dhe kohën time Saliut…

Gramoz Ruçi: Nuk e jepni ju kohën zoti Kryeministër, por rregullorja.

Edi Rama: Dakord, do bëj një marrëveshje tjetër me Lulin dhe t’ia japim kohën politike Saliut.

Lulzim Basha: Çfarë je ti, që gajasesh? Çfarë je ti këtu, për batuta je? S’je as shok gjimnazi me mua, se të paktën je nja dhjetë vjet më i vjetër. Çfarë ke që gajasesh? I ke çuar në azil, i ke çuar refugjatë. Kujt i flet ti për 21 janar e tradhti ndaj atdheut? Po ti e more dhe e bëre kryetar të partisë në Burrel gardistin që thoshe se ishte në grupin e zjarrit dhe sot e ke drejtor të OSHEE-së. Po ti, ata që bënë paktin me Greqinë i gradove të gjithë, edhe ata në Ministri të Brendshme dhe ata në Ministri të Jashtme. Kë gënjen ti, kë mashtron? Kujton se partia jote nuk i di këto gjëra? Ka shqiptar që s’i di? Që kur vjen puna për pushtetin tënd dhe për veten tënde, ti je gati të flesh me djallin dhe ke fjetur me djallin. Mundohemi kot këtu të flasim për politikë të jashtme. Ku ka politikë të jashtme? Politika e jashtme është e gjitha në mbrojtje të dosjeve të pambrojtshme të Edi Ramës, nga Xibraka te Saimir Tahiri…

 

9 komente në “REPLIKAT/ Përplasja Rama-Berisha: Çfarë nuk u dëgjua dje në Kuvend”

  1. Nastradini says:

    O sali o sali puna jote u dhi….shko be synet ate qosen, shkerdhenin…kikikikikiiiii
    O sali o sali e di ti qe lulzimja ka fjetur me giten? kikikikikiiiiiiiii hihihiiiiii
    Te erdhi fundi o plaku Mere ty, lulzimes, xen sypordhes, lilit tend, gites babes……kikikiiiii hihihiiiiii
    Ku e ke superbmesen…shkerdhehet me 4 zezake menjehere…kikikiiii,…hihihiiiii

  2. says:

    Berisha ka bërë dashuri me Linditën e Ramës pasi humbi zgjedhjet e 2013-s

    1. Vezhgues EU says:

      Nuk ka kryeminister ne bote te beje shaka me “Jeruzalem” apo” Cifut” .Ose nuk mbush ose a ma i zgjumi Rama.Nuk mjaftoi vota kunder Izraelit tani Ramuti tall dhe bythen me antisimitizem ne syte e nje Izraliti.

  3. Lili says:

    Tatri i mediokreve vazhdon, na bejne circus kishe po grinden e ne mbremje bejne pazar prape nder veti… Tallja me popullin shqiptar vazhdon edhe kori i gazetareve i bane iso…
    Boykoni bile te jemi rahat..
    Behuni gazetare edhe thuani:kur te keni dicka me vlere per te thane do ju percjellim ..

  4. Lili says:

    Teatri i mediokreve vazhdon, na bejne circus kishe po grinden e ne mbremje bejne pazar prape nder veti… Tallja me popullin shqiptar vazhdon edhe kori i gazetareve i bane iso…
    Boykoni bile te jemi rahat..
    Behuni gazetare edhe thuani:kur te keni dicka me vlere per te thane do ju percjellim ..

  5. Agron mala says:

    E para here qe me Ke pelqyer Lulzim , Ke Te drejte per drejtorin e OSHE Mat ose ish kryetarin e PS Mat

  6. ALBAN DEGA says:

    ME GJUHEN E FAKTEVE

    KOPILAT E BERISHES NE DEREN E RAMES !

    – Nga Alban Dega Nju Jork

    I ndoqa drejtepersedrejti mashtrimet pa fund te Sali Berishes mbreme ne emisionin “ Zone e Lire” te Arjan Canit te “Klanit” te Berishes dhe protesten e deshtuar me sukses te 27 janarit sot.
    Deshtim i plote!
    Total failure e organizatoreve e liderve te saj te deshtuar!
    Humbi Mafia !
    Fitoi Shqiperia !

    Rrena pa fund te nje mashtruese pakufi !

    Cdo fjale, cdo fjali, cdo deklarate e tij ne emisionin “Zone e Lire “ ishte rrene. mashtrim, spekullim.
    Si ai edhe qehajai i cifligut te tij familjar PDSH, Lulezim Basha nuk nxjerrin fjale nga goja pa rre pa iu dridhur qerpiku dhe pa iu skuqur faqja.
    Jo mbreme e sot por tash e 27 vjet…
    Edhe mbreme ai i perseriti rrenat e tij se ekonomine e kishte mesuar nga Regani. Mik i vjeter i tij qe kur urdheronte studentet e mjekesise te hapnin zjarr kunder siluetes se tij si komisar i kuq ne zboret komuniste .
    Perdori gjithe arsenalin 46 vjecar te ish diktatorit komunist Enver Hoxha kunder imperializmit amerikan si ne 96-en, ne 97 -en, ne 98-en e dhjetra here te tjera bile edhe ditet e fundit .
    Sulmoi ashper qeverine e sotme pse votoi kunder SHBA-se per ceshtjen e njohjes se Jeruzalemit nga Presidenti Trump, kunder te cilit votoi krejt Evropa Perendimore dhe 7/10 e njerezimit !
    Sulmoi qeverine Rama per mungese investimesh te huaja ne Shqiperi, kur vete ua dhuroi me nje cmim pese here me te larte Autostraden e Kombit nje prej shumekombesheve me te korruptuara ne Bote Bechtel dhe mbi 500 milione te investuara ne xhepat Lul- Gites e gangstereve te tij nga xhepi e qafa e popullit te vet .
    Solli investimet e sponsorit kryesor te bashkeshortes se tij Taci Oil ne Nafte dhe e la nje grope borxhesh prej 700 e ca milione dollaresh kur e perzuri me vote plebishitare e 1 milione shuplaka populli , demosi !
    Solli investimet e Rapiscanit dhe krijoi nje humbje prej 250 milionesh ne Arken e Shtetit e kurrizin e shqiptareve .
    Solli investimet e Devirolit dhe Fatmir Kodoshit e Xen Sypeshkaqenit ne Gerdec dhe shpertheu Hiroshimen e Gerdecit me 26 viktima…e miliona te hedhur ne ere !
    Sabotoi bashke me nipin e Beogradit dhe bastardin e tij interkoneksionin e financuar nga gjermanet dhe i shkaktoi rreth 300 milione euro humbje Shqiperise dhe Kosoves ne 8 vjetet e fundit !

    Investime te huaja apo placktije masive
    e shqiptareve !?

    Solli Damir Fazlicin e Luli Argites dhe i shkaktoi nje humbje orej 100 milione eurosh investimesh te munguara te nje investitori te fuqishem pskistanez…
    Solli CEZ-in e Xen Kalajt dhe i shkaktoi nje humbje prej rreth 620 milione eurosh shqiptareve dhe nje investim prej te pskten 7 milione dollaresh ne xhepat e Nue Xenit !
    Investimet e Berishes dhe familjes se tij biologjike e politike e bene Shqiperine Gerdec e Kandahar…
    Vetem nga babezia e dhenderit te tij Maltezi u humben rreth 150 milione dollare investime te Bankes Boterore per zhvillimin e Bregdetit pa llogaritur shembjen e dhjetra shtepive shqiptare !
    Solli aq shume investime te huaja sa per tete vjet qeverisje te tij borxhi i jashtem i Shqiperise u dyfishua ne qafen e shqiptareve !
    Ndertoi aq shume rruge sa la mbrapa ne arken e qeverise Rames 850 milione euro borxhe te brendshme me te cilat do te ishte ndertuar nje autostrade e re nga Hani i Hotit ne Konispol !?

    Reaganomiku i rrenuesit te Shqiperise !

    Inauguroi tri here Autostraden e Kombit dhe Autostraden Tirane -Elbasan sa edhe sot nuk kane perfunduar punimet ne kete te fundit . Vetem per shembjet e shkaktuara nga korrupsioni Berisha- Meta Qeveria e sotme ka harxhuar rreth 250 milione euro te tjera …
    A doni me per investimet e Reganomikut Berisha !?
    A e dini sa para la Sali Berisha ne fondin e emergjencave kombetare kur leshoi karriken ne shtator 2013 !?
    4000 Euro gjithsejt ! Aq sa nuk do te mjaftonin as per tavanin e nje stalle lopesh po te godiste nje termet apo permbytje !? Po nje epidemi gripi kinez a australian!?
    Keto jane investimet e huaja dhe te brendshme te qeverise Berisha !
    E ka pafytyresine e poshtersine te jape leksione e rrahe gjoksin me ze e figure ne syte e shqiptareve per mrekulline Berisha qe e rrenoi te pakten 7 here dhe e zhberi tri here shtetin shqiptar ne 13 vjet qeverisje te Salikracise !?
    Vetem piramidat e 97-es u kushtuan shqiptareve 2 miliarde dollare te plackitur e 2 miliarde euro te djegura e rrenuara nga ajo katrahure kombetare !

    Nga “ qeveri gangsteresh” ne “Mafia
    jashte kontrollit” !

    “ Qeveri Gangsteresh e quajti ne kryeartikull Mbreteresha e shtypit boteror “ The Times” e Londres ne mars 1997
    “ Kjo Mafia ka dale krejt jashte kontrollit “ e cilesoi mbreti i shtypit te lire boteror “ The New York Times “ me 15 mars 2008, diten kobezeze te Katrahures Gerdeci te Fatmir Xenit te Berishes !
    Sa i pafytyre eshte e mund te jete Sali Berisha !
    Kopilat e vet e te bandes se tij te kusareve u orvatet t’ia lere ne dere Edi Rames e Qeverise se tij.
    A nuk ishte Sali Berisha ai qe hapi e lejoi kazino deri para dritareve te zyres se tij tek Tajvani… e mbare vendin e fajin per to ia hedh Edi Rames !?
    A nuk ishte Sali Lul Micotaqis Bakojanis qe ia shiti Athines 365 kilometra te Otrantos dhe tani na ben patriotin, nacionalistin. E nacionalizmi eshte streha e fundit e te gjithe maskarenjeve !
    Nuk mund te beje perjashtim nga ky rregull as krye- atdheshitesi e krye- maskarai Sali Toptan Zogolli !
    Sa i pafytyre eshte i pafytyri !?
    Edhe me te pafytyre se ai u tregua Arian Cani e pese filozofe , profesoret, Akademiket e UET-it e Plepave te tjere shqiptare.
    Jo vetem qe nuk reaguan, por me e keqja shkuan deri ne nje bythelepirje neveritese ndaj Mareshallit te Beogradit Sali Karaxhic.
    Shkelqeu me mjerimin e tij intelektual sidomos Profesor Arjan Curri. nje asskiser, bythelepires 24 karatesh qe na e ben edhe Filozofin edhe analistin edhe gjithckaditesin neper ekrane kur u langareps para Sali Berishes duke e quajtur “ Dielli qe ndricon” dhe iu pergjerua me zemer ne dore te rimerrte udheqjen e cifligut te tij PDSH dhe te revolucionit !
    Ky eshte njeriu i ri i Sali Kim Jong Un-it dhe bandes se tij te Gangstereve dhe Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit !
    Lanet !
    Eshte koha te kercasin prangat !

  7. ALBAN DEGA says:

    From: Alban Dega
    Date: December 22,2017 at 7:32:54 PM EDT

    Mendime mbi fakte

    ASSKISERS !

    -Mireseerdhe ne shtepine tende politike
    LSI-PD Zoti Ilir Meta !
    -Per ke votoi Shqiperia !?
    -Per inat te Edi Rames Ilir Meta shkoi te fle me Donald
    Trumpin…

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Letra e hapur e Presidentit te Shqiperise Z.Ilir Meta drejtuar Presidentit amerikan Donald Trump eshte nje turp presidencial edhe per nje Republike Bananesh si 8 shtetet qe votian kunder saj.
    Pse !?
    Per nje aresye fare te thjeshte !
    gjeni nje pike ose nen te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise qe nje votim diplomatik krejt rutine kerkon miratimin apo konsensusin e Presidentit apo te Kuvendit te Shqiperise me perjashtim te rasteve te cenimit apo kanosjes se sigurise kombetare te shtetit shqiptar !
    Si duket Presidenti akoma nuk e ka marre vesh ose nuk do ta kuptoje se Shqiperia eshte nje Republike Parlamentare dhe jo nje Republike Presidencisle.
    Nuk e di nese para se te shkruante nje leter te tille ai eshte konsultuar me keshilltaret tij per politiken e jashteme apo jo . E kam fjalen per keshilltare dhe konsitucionaliste te mirefillte jo per keshilltare Plepash apo Akademish Domosdove apo Corovode, si Petrit Vasili e Monika Kryemadhi e co.
    Pse!? Gjuha e kryeministrit ne kete leter eshte me teper gjuha e nje kollovari te Monikes qe jo vetem ruajti mbiemrin e vajzerise, nje e drejte krejt ligjore e njerezore e saj ashtu si dhe heqja dore vullnetarisht e saj prej titullit te Zonjes se Pare.
    E kam fjalen per kollovarizmin politik te Metes qe perdori te njejten gjuhe si Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Luan Rama, Sali Berisha, Lulezim Basha, Edi Palokari… qe vetem dy-tri dite me pare i shpallen lufte te hapur “ imperializmit Amerikan”, qe ia kalon edhe asaj te Qoftelargut.
    Mireseerdhe ne shtepine e zmadhuar te familjes tende politike LSI-PD, ku me teper se pjestaren e saj te henen bashkeshortja jote beri Zonjen e saj te Pare me sjelljen e terbimin e saj te skajshem, zjarmine e mashtrimet deri ne bojatisje me te kuqe te “viktimave te dhunes” se vetlyer te Kledes….e co!
    Po sjell nje shembull te femijerise sime kur xhaxhai im i preferuar me dha nje shpulle dhe per tia kundervene gjyshen e pjesen tjeter te familjes une e ngacmova hunden deri sa me rrodhi gjak… Jo boje si cupulinat e LSI ne protesten nekrofile te se henes !
    Nena mori nje fiskel shelgu qe te djeg shume por te demton pak dhe e harrova shpullen e xhaxhait!
    Nena Mona beri krejt te kunderten. Ishte regjizorja e protestes nekrofile ne emer te Kushtetutes per te vonuar, sabotuar, zhbere Vetingun, Reformen ne Drejtesi per shkak te panikut ndaj zbatimit te tyre!
    Ne vend qe Presidenti i shqiptareve pa dallim e babai i shtetit te fshikulloje me qetesi e dashuri bashkeshorten dhe cupulinat e LSI-se per rrenat e mashtrimet e tyre deri edhe tek ambasadori i nderuar Amerikan Z. Donald Lu beri te kunderten.
    Ai iu bashkua,bile me brendine e letres se tij per Presidentin Amerikan Donald Trump ai ia kaloi edhe terbimit dhe cinizmit te tyre duke na u shfaqur edhe me Amerikan se vete Donald Trump !
    Nuk do te habitesha aspak qe ne kabllogramet e Z. Donald Lu per Departamentin e Shtetit te lexoja pas dy tri vjetesh te njejtat fjale si te ish – ambasadorit tjeter te nderuar Amerikan Withers per ish-ministrin e Mbrojtjes se Berishes, Fatmir Mediu ne prag te katrahures Gerdeci, se Presidenti Ilir Meta, qe nuk la gur pa levizur ne qetesi e dashuri kunder Reformes ne Drejtesi na shfaqet tani si me amerikan se vet amerikanet me kete leter turpi !
    A e di Zoti Meta se amerikanet per kete kategori politikanesh por edhe per te gjithe servilet perdorin fjalen shume domethenese asskisers- Bythelepires !
    Jam i sigurte se keshtu do ta lexoje dhe kuptoje edhe Presidenti Donald Trump brendine e saj nese merr mundimin ti hedh nje sy, cka nuk ma ha mendja !
    Jo vetem kaq por a e dini pse !?
    Sepse kurre asnjehere nuk mund te jesh as amerikan, as gjerman, as kinez, as shqiptar i mire pa qene se pari njeri i mire. Dhe anasjslltas ! Aq me teper qe edhe ne saje te teknologjise dhe burimeve njerezore amerikanet dine per cdo politikan jo vetem shqiptar me shume se ata dine per vete.
    Aq me teper kur kane deshmi me ze s figure si ato te tijat jo ne nje faqe por ne te pakten 62 faqe te tjera blloku te pashfaqura ne Shqiperi !
    Pervec kesaj lindin edhe pyetje te tjera lidhur me kete leter turpi :
    Kush votoi per rezoluten?
    A ishte ne te mire apo ne dem te SHBA-se kjo Rezolute!?
    A ndihmoi arroganca e Trumpit dhe ambasadores se tij ne OKB ne votimin kunder SHBA-se!?
    A i sherben paqes apo luftes ne Lindjes e Mesme vendimi i Trumpit per Jeruzalemin !?
    E pyetja kryesore qe do ti drejtoja cdo vellai e motra shqiptare sot do te ishte:
    Per ke do te votoje ti moter, ti vella ?
    Perkrah 9 shteteve qe votuan kunder apo per 128 shtete qe votuan pro saj !?
    Perkrah nje te shtates apo 6 te shtatave te popullisise boterore !?
    Perkrah luftes apo parkrah paqes ne nje rajon lufte si Lindja e Mesme !?
    To be or not to be , kjo eshte ceshtja !
    Jam krenar per popullin e kombin shqiptar si populli me proamerikan e me properendimor ne Bote.
    Kjo eshte jo vetem nje vlere, por nje kult per ne shqiptaret , 95 per qind proamerikane !
    Por askush me shume se amerikanet nuk i urrejne, nuk i percmojne servilet.
    Aq shume sa i quajne: Asskisers-Bythelepires!
    Letra e Presidentit Meta eshte nje mistrecllek ala shqiptar, nje turp, nje gafe e mirefillte.
    Ai eshte tash sa vite nje politikan profesionist , nje diplomat karriere!
    Ilir Meta eshte “ filozofi “ i “qetesise dhe dashurise”, por… por …
    Per inat te Edi Rames shkoj te fleje me Donald Trumpin.
    Asskisers !
    Bythelepires te SHBA-se me fjale !
    Antiamerikane te thekur me veprime !

  8. Bushi says:

    Ti o Sali Krimineli i bere pyetje Rames se ku u fute diten e protestes,ne ç’vrime? Tìa them une.,ai eshte futur ne vrimen e Sheqeres tende. Ku pjerdh Rama nga ato protesta te çerdheve tuaja.Sa i perket detit,ti more maskara e shite detin greqise,dhe vulose me turp tradhetin tende ndaj atdheut.Nga ajo qe s’ke ç’bene i turresh Edi Rames per t’a njollosur edhe ate si vehten tende duke e akuzuar kot.Sikur nuk i kuptojme ne si popull se kushe e ka bere tradhetine? Jo more jo,kete nuk e shtremeron dote ti,se ate e bere ti dhe do pergjigjesh ti si tradhetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje