Ja pse ministrja Kumbaro i kujton Robert Ndrenikës Bingon në TK, dhe një lidhje me të shkuarën si deputet i PD-së

12 Shkurt 2018, 10:21Kulturë TEMA

Nga Ermir Hoxha

Në një mesazh që ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro i përcjell një distancë aktorit Robert Ndrenika, i përmend atij një detaj të një kohe të kaluar, kur gjysma e ambienteve të Teatrit Kombëtar u kthyer në Bingo.

“Por unë mendoj gjithashtu se komuniteti i aktorëve dhe shoqëria jonë nuk duhej ta kishin lejuar që teatri të kthehej në lokal me tym lojërash fati e bingoje, që thithte klientë por jo artdashës. Nuk di ç’mendoni ju për këtë i dashur Robert”, shkruan ndër të tjera gruaja në krye të Kulturës shqiptare, e ballafaquar së fundi me një protestë të aktorëve të TK-së, të cilët nuk janë dakort që të transferohen tek teatri i ri “Turbina”, duke dyshuar se Teatri i tyre tradicional, ai Kombëtar, do rrafshohet.

Po pse znj.Kumbaro ia kujton Ndrenikës kohën e bingos në teatër?

A ka diç që lidhet direkt me emrin e aktorit të madh në këtë të kaluar jo fort krenare për artin skenik shqiptar, ku ngjitazi me të, rrotulloheshin gogla e thirrej “linja!” ose “bingo!”, nën tym duhani?

Në atë kohë, Ndrenika ishte deputet i PD-së. mandatin e tij politik, aktori i njohur e ka ushtruar nga viti ’92 e deri në ’96-ën, ku më pas Berisha futi tek lista e deputetëve dy emra të tjerë të njohur të artit filmik e skenik, Ndriçim Xhepën dhe Xhevdet Ferrin.

Bingoja në TK u instalua pikërisht ato vite, në kulmin e një dehjeje kolektive për të fituar para me bixhoz, hem me gogla e hem me fajde.

Dhe në një prej dy godinave të TK-së, aty ku sot është Teatri Eksperimental, u instalua një Bingo e quajtur “Ylli”, Pronari i saj, Flamur Reçi, pjesë e strukturave të Partisë Republikane, e morri atë ambient nga miku i tij i partisë, Neritan Alibali, atë kohë drejtor i Teatrit Kombëtar.

Është plotësisht e vërtet se nga komuniteti i aktorëve, së paku publikisht, nuk pati asnjë reagim.

Ndoshta dhe për faktin se ata merrnin dhe një sasi të ardhurash nga vetë Bingoja. Pra, ishte diçka që jua ngrohte xhepin.

Qenë vetëm disa zëra të vetmuar publikë ata të cilët e cimbisnin këtë çështje, faktin që gjysma e TK-së ishte kthyer në Bingo.

Pra, mund të hamendësohet se kujtesa që znj. Kumbaro i përcjell Ndrenikës në formë kritike për Bingon e dikurshme në Teatër, kohë kur aktori i njohur kishte, ndër të tjera dhe pushtet politik si deputet, është një lloj tendencë për çarmatosjeje që ajo i bën qëndrimit të tij sot, ashpërsisht kundër ndërhyrjeve në TK.

Dhe ngjan se protagonizmi i Ndrenikës po ka dhe një fokus paksa politik. Atij nuk i është njohur deri më sot një pozicionim i tillë, edhe pse TK ka kaluar kohë shumë të më të vështira.

Madje kohë më parë, Ndrenika do të shihej së bashku me Kiço Blushin, që të dy bashkë në një protestë anti-Rama thirrur nga PD. (tesheshi)

30 komente në “Ja pse ministrja Kumbaro i kujton Robert Ndrenikës Bingon në TK, dhe një lidhje me të shkuarën si deputet i PD-së”

  1. Tesheshi says:

    Tesheshi, te leshi o Ermir Hoxha . Edhe Ndreniken gjetet te sulmoni more gjytrym bulldumat e Erdoganit?

  2. ego o Enveris den ksero ellinika says:

    Pse more dhe Roberti pska qene ne PD wow

  3. tipi says:

    ke goje ti o plehre te flasesh per Gjigandin Ndrenika

  4. sulo Permeti says:

    Ndrenika eshte gjigant perpara kumbaros ,edhe kur ishte deputet i Pd,mbante qendrim kritik ne shume ide dhe veprime te Berishes se asaj kohe.
    Respekte per te madhin Robert Ndrenika!

    1. Bureto says:

      Artisti i madh Robert Ndrenika ka qene vertet deputet i PD, por cfare mund te bente ai kur qe Berisha ai qe sundonte. Edhe sikur te ngrinte zerin nuk do te bente fajde. Do te ishte nje ze ne shkrtetetire. Kur e pyeta nje here, ndodhur ne nje tavoline kafeneje, ngjitur me teatrin (ishte ende deputet) se cfare mendimi kishte per Berishen, me tha afer veshit: Eshte ca psikopat! Keshtu kur s’kane bere gje me kete psikopat, ata qe kane ne dore gjithcka per ta bere, ia kerkojme mjeshtrit. Kjo eshte e tepert per te mos thene e turpshme.

  5. @autori says:

    Po e pranoj se Ndrenika ka pergjegjesi morale per ate kohe, nese nuk e ka ngritur zerin si deputet. Por, ai nuk ka qene as drejtor teatri dhe as minister kulture. Ndersa Kumbaro ka pergjegjesi ligjore nese ne vendin e Teatrit Kombetar do te ndertohet nje objekt i ri jashte destinacionit te teatrit. Po ashtu ka pergjegjesi shteterore per periudhen (5 vjet) si ministre kulture, qe nuk ka bere asgje per te reabilituar teatrin ekzistues, si ndertese dhe si aktivitet. Duket qarte se shefi i saj e ka ndare mendjen per ta tjetersuar truallin e teatrit ekzistues. Turp dhe krim!

  6. rumpallhana e ripjelljes says:

    Po ca ti kujtoje kjo ministre Ndrenikes, kjo futi ne nje monument kulture te UNESKO ne Butrint beton per te bere qofte, kremvice zgare. Problemi eshte qe le ta bejne ste kullen aty tek teatri te mbledhin mendjen te nxjerrin ca miliona keto rilindasit. Morali i kesaj hajduteje arogante te ben te vjellesh dhe sado qe ta mbrojne keto rilindasit e portaleve eshte shume e vogel e ceket dhe e pakte ne lidhje me Ndreniken. Arti eshte dicka e vyrtyteshme dhe per njerez me integritet, kurse kjo tipja Kumbaro vjedhjen do ta shnderoje ne art.

    1. mirel says:

      Sakte! Po ku e kane idene e fjales integritet keta. Po shkaterrojne vendin dhe objektet e vjetra, dhe i leshohen Robertit si korbat.
      Njerez te ulet

  7. @autori says:

    Po e pranoj se Ndrenika ka pergjegjesi morale per ate kohe, nese nuk e ka ngritur zerin si deputet. Por, ai nuk ka qene as drejtor teatri dhe as minister kulture. Ndersa Kumbaro ka pergjegjesi ligjore nese ne vendin e Teatrit Kombetar do te ndertohet nje objekt i ri jashte destinacionit te teatrit. Po ashtu ka pergjegjesi shteterore per periudhen (5 vjet) si ministre kulture, qe nuk ka bere asgje per te reabilituar teatrin ekzistues, si ndertese dhe si aktivitet. Duket qarte se shefi i saj e ka ndare mendjen per ta tjetersuar truallin e teatrit ekzistues. Turp dhe krim!!

  8. Thanasi qe ta plasi says:

    Sa turp te sulmosh Robert Ndreniken. Ai ka qene vertet deputet i PD por athere ishte viti 92 dhe njerezit idealiste besuan tek kjo force e re politike si shumica e popullit shqiptar. Berti kur e pa se si u katandis kjo parti u largua nga politika. Edhe PS u mundua te perfitonte nga fama e tij por pa sukses sepse Berti eshte shume me larte se keto palo parti qe udheheqin kete vend.

  9. Vezhguesi says:

    Nuk eshte kaq e thjesht. Nese e mbani mend, ne fjalimin e fundit Robert Ndrenika ironizoi Erdoganin duke thene se po ndrton xhamine madhe ne mes te Tiranes.
    Ermir Hoxhes i ka djegur keq se i madhi Ndrenika i shau babain shpirteror qe e mban me buke me leket e TIKAs prandja edhe i eshte sulur.

    I madh je Ermir bej nuk e le kocken te ike kot

  10. "BOHOTINA" says:

    E perdorni kete fjalen sulm, si me qene fjala me e bukur ne bote. Ajo nuk e sulmoi, por i kujtoi disa bema te madhit Ndrenika. Kaq.

    1. mirel says:

      Ou bemat ne kete vend i paska bere Robert Ndrenika?
      Politika? Hic asgje. Politika vetem te mira i paska sjelle ketij vendi. Nuk e paskemi ditur qe fajin per shkaterrimin e shtetir na e paska Roberti dhe arti i madh.
      Tani del nje morr bythe i xhamise si Ermir Hoxha dhe paska kurajo te zere Robert Ndrekinen ne goje.
      E kuptoni sa vemje jeni?

  11. ALPINI.
    O KOMENTUES ME KETO QENDRIME NUK HEDHNI DRITE NDAJ ROBERTIT. BIOGRAFINE E VET E BEN CDO NJERI.TE GJITHE KANE RESPEKT PER PUNEN DHE VEPREN E TIJ DHE NUK JA HOQEN MEERITAT.ETJ.POR ME KETE RAST ROBERTI PO BEN PINEN E TJETER KUJT.SIC I THONTE POPULLI PO BEN PUNEN E DAULERTIT DHE JO TE MBRETIT
    PER PUNEN E SHTETIT PERGJIGJET MINISTRIA DHE JO AKTORET. PO QE SE KETO LIHEN PA PUNE KANE TE DREJTE TE KERKOJNE ATE QE JU TAKON.PER FONDTET E TRETURA TEK PIRAMIDA NUK U ANKUAT.SE ATO FONDE NUK ISHIN TUAJAT.NDERSA TANI PO ANKOHENI.
    KESHTU NUK DREJTOHET ME DY SANDARTE PER NJEREN HESHTENI DHE PER TJETREN CIRRENI.SIKUR JU JENI PATRIOT DHE MINISTRIA ANTI KULTURE.

    1. mirel says:

      Si mo po ben punen e daullerit.
      Aty o prishet fare Teatri Kombetar keta i kujtojne Robertit qe paska patur bingo.
      Po pse mo kush e pyeste Robert Ndrekinen, dhe ne ato vite kur shkaterrimi mori dhene.
      Ku ishit ju ye gjithe kermat e RiPiSave
      Pse nuk patet fuqi ta ndertoni.
      Dhe tani qe keni fuqi ta ndertoni pse po e shkaterroni, apo per inat te Bertit.
      Teatri po prishet, Instituti i Hidraulikut u prish, dy goditje per shkencen dhe artin, dy goditje per trurin e popullit, dhe ju kerma nuk shikoni dobicin e Rames, qe eshte kulla qe do ngreje mbi teatrin kombetar, po merreni si plerat, si ato kurvat e ndyra te beni biografine e Robertit.
      Ne PD u terhoqen shume njerex qe besonin ne nje te ardhme me te mire.
      Kishit Edi Ramutin atje e Mero Bazen.
      Apo meqe paska qene Roberti qenkan bere tere ato krime.
      Kush e paska pyetur Robertin per gjitha ato horrlleqe qe u bene ne vend?.
      Po tani dashka ti beje PSja keto horrlleqe meqe paska qene Roberti ne PD.
      E shikoni cfare felliqesira komentues dhe cfare popull i ndyre qe jeni?
      Po Kulles si fo ja beni? Kullez se Ramutit?
      A ja vlen ti vihet shqelmi qendres Kombetare te Artit e Kultures.
      A ha vlen ti vihet shqelmi institutit te Hidraulikes?
      A ja vlente te prishej Fakulteti Gjeollogjik?
      A ja vlente te deformohej sheshi Skenderbej?
      Vetem plerat qe perfitojne nga biznesi i kullave thone po.
      Dhe per kete pergjegjes eshte Ramuti, qe kurre, dhe e perseris, kurre nuk ishte artist ne nivelin e Robert Ndrenikes.
      Dava plere, nivel qelbesire si puna e Arben perkethyesit, menaxherit te prostitutave te Hotel Tiranes.

  12. Tuno says:

    Përse i djeg militantëve të PD e kaluara politike e Robert Ndrenikës ?
    Apo se i qan zemra për tymin e bingove të Berishës, me të cilat Ndernika ishte dakord, dhe që u përshkallëzuan deri në nivelin marramendës të firmave piramidale ?

  13. Jimi says:

    Kritike konstruktive nga ministrja, e cila nuk cenon sado pak vlerat e artisti Ndrenika, i cili e merriton kurroren e artistit te popullit !

  14. Lirimi says:

    Nuk ka turp per me te madh se sa ti kujtosh ketij artisti gjigand te artit shqiptar se dhe ai ka qene njehere deputet dhe ska ngritur zerin per teatrin…turp turp autorit qe ben shkrime te tilla. Paralelizma te tilla nuk shkojne per aktorin qe e nderojne gjithe shqiptaret kudo qe jane.

    1. mirel says:

      E vertete. Ka nje vleresm qe i qendron kohes: dhe ajo eshte kujtesa e popullit. Robert Ndrenika eshte njeriu qe shqiptaret e kane ne zemer. Po kete bucen Kumbaron kush e do?
      Pervec horrave te Ramiut dhe buceve qe i vijne pas kockave te Ahmetes, asnje tjeter nuk kujtohet per te.
      Ja, kjo eshte vepra e Kumbaros.

  15. Zzzzzz says:

    PAK ERA LECK E DJEGUR I VJEN EDHE NDRENIKES PO LE TA QUAJME NJE LAJTHITJE TE CASTIT,……!!!????

  16. Eh cfare kohesh ishin ato kur TK u kthye ne mejhane,te gjithe aktoret hanin e pinin qyl sikur te ishte sudja ne pushtet.
    Ndrenika i madh ishte bere i vogel ne nje qoshe te parlamentit dhe vetem duartrokiste si dikur deputetet e enverit.
    Nuk ju ndje zeri nje her ne ate parlament,vetem vegjetonte dhe kujtonte rolet qe na kishte ngulitur ne, dashurin per partin dhe shokun enver.
    Sot qe po i afrohet fundi na do edhe teater personal se nuk i del pensioni i deputetit.
    Akoma gjithe diten me kico blushin(edhe ky antikomunist si saliu si fahriu dhe cimi i pekes)thurin intriga se si do ta shqetesojme qeverin dhe do ja shplajm trurin ketij populli

    1. mirel says:

      Puu cfare legeni.. Ndrenika e meriton cdo cep te Parlamentit. Sikur vetem per ekspoze te rrinte aty. Dhe kudo qe te rrije. Dhe duke lozur domino dhe bingo.
      I ka dhene ketij kombi qe te marri pak kohe per muhabet e qoka. Po dhe ato qoka i la atje, te parlamenti. Ka qe ne 1996en qe ka ikur nga parlamenti, te cilin e kane mbushur qelbesirat.
      Dhe ju merreni me keq nga ato plerat e letrave anonime: paska qene i PDse ne 96en..
      Ky qenka krimineli i Atdheut. E morem vesh me ne fund. Artisti i madh akuzohet nga politika e nderuar e Shqiperise per neglizhence.
      O shoke Lirindas..
      O Ri PiSa..e filluat reformen nga Ndrenika.
      Ja, ky eshte absurditeti i Shqipoplerave te Ripisave.
      Ate nuk ka bere asgje e akuzojne per faj, meqe ka qene i heshtur e i pafuqishem.
      Ate horrin qe prish Teotro e Institucio e Shkencore, qe nderton Kulla e Xhami e quajne viktime. O mjere o mjere o degjenerata te ripjelljes

  17. Shoki em says:

    O Robert berisha na hengsh m-ne me gjith teatrin tend e te salihit kameleon Kesaj i thone dhi e zgjebosur me bishtin Perpjete Turpshem perfundove o shoki em

  18. BUJARI JU DEGJON says:

    Ne rast se Aktori i Madh deshiron te respektohet,te mos haje m…

  19. Bureto says:

    Artisti i madh Robert Ndrenika ka qene vertet deputet i PD, por cfare mund te bente ai kur qe Berisha ai qe sundonte. Edhe sikur te ngrinte zerin nuk do te bente fajde. Do te ishte nje ze ne shkrtetetire. Kur e pyeta nje here, ndodhur ne nje tavoline kafeneje, ngjitur me teatrin (ishte ende deputet) se cfare mendimi kishte per Berishen, me tha afer veshit: Eshte ca psikopat! Keshtu kur s’kane bere gje me kete psikopat, ata qe kane ne dore gjithcka per ta bere, ia kerkojme mjeshtrit. Kjo eshte e tepert per te mos thene e turpshme.

  20. Mark says:

    Po pse mo Cfare heroizem te vecante kane bere keta aktoret ,qe kerkojne priviligje. Jane paguar mire ae ate kohe ,edhe me dieta ,qejf kane bere kudo qe shkonin neper shqiperi. Nuk kane pse te nderohen me shume ,se kuadrot e tjere ,inxhiniere,arsimtare ekonomiste,agronome qe kane punuar ne vepra te rendesishme ne kater anet e Shqiperise. Tani le te punesohen ne sectorin privat,sipas economise te tregut, the le te nxjerrin te ardhurat e tyre ,sepse akoma paguhen nga taksat e popullit.

  21. Laku says:

    Boll fole per Ndreniken moj baxhelle e pa turp,lejen per bingo e dha tutori yt Rama

  22. LUANI says:

    Te lumte “Thanasi qe ta plasi”. E ke paraqitur drejt figiren e te madhit Ndrenika. Ky artist dhe njeri i madh kurre nuk ka bere tregti me ndershmerine fhr as ti puth doren dikujt djathtas a majtas. Se te tilla jane dhe rrenjet e tij. I zhgenjyer nga politika e pd-se dhe politika ne pergjithsi, Roberti i Madh nuk pati kurre gje te perbashket me te. Ai mbetet Artist i rralle. Te duash dhe te respektosh ate do te thote te mbrosh vlerat e verteta.

  23. Goni says:

    Kjo eshte knot,si gjithe konkubinat e Rames.

  24. enter"" says:

    Nuk ja heq askush Robertit talentin dhe perpjekjet e tija per artin ne kohen e komunizmit.
    Ama ketu jam me Ministren.

    Kur e kthyen ne bingo nuk e luajti njeri bythen nga vendi, sepse I pelqente edhe Robertit & Co.

    Keta sot po kakarisin kot ashtu sic kakarisen edhe per parkun e lodrave tek liqeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje