Projektligj: Kuvendi i “merr” INSTAT-in kryeministrit

12 Shkurt 2018, 09:15Ekonomia TEMA

Në Kuvend ka mbërritur për diskutim këtë javë projektligji për “Statistikat zyrtare”.

Përmes tij, synohet krijimi i autonomisë së INSTAT-it, pasi do të jetë Kuvendi ai që do të bëjë emërimet dhe shkarkimet për anëtarët në institucion.

Të dhënat e dala nga Instituti i Statisikave në jo pak raste janë bërë objekt debati si në parlament, ashtu jashtë tij dhe për të shmangur polemikat në kuvend është propozuar një projektligj i ri për statistikat zyrtare.

Sipas nenit 21 të tij, do të jetë Kuvendi ai që do të marrë tagrin për emërmimin  ose shkarkimin e anëtarëve të bordit  me mandat 5-vjeçar, e që në total do të jenë 11 nga 7 që janë aktualisht.

Me ligjin aktual, të drejtën për të vendosur mbi fatin e mandatit të anëtarëve e ka Këshilli i Ministrave, të cilit i hiqet si kompetencë.

Ndërsa në argumentin e relacionit, synohet që të përmirësohen një sërë treguesish për të evituar rezervat ndaj INSTAT-it, duke ndërtuar si një strukturë krejtësisht të pavarur.

Pra, në thelb kërkesat e ligjit janë prodhimi i statistikave asnjëanëse e reale, pa presione nga grupe interesi, dhe afrimi i përdoruesve, duke marrë në konsideratë direkt interesin e tyre.

Kontribut kryesor për hartimin e draftit ka dhënë Banka e Shqipërisë, ministritë e linjës dhe organizatat ndërkombëtare të interesuara për përmirësimin e cilësisë së statistikave zyrtare, si dhe Eurostat, i cili prodhon statistikat zyrtare për Europën.

Ndërkohë, lista për përmbushjen e rekomandimeve të BE-së do të konsistojë me: 1. ngritjen e Sistemit Kombëtar Statistikor nga INSTAT; 2. mbrojtjen me ligj të pavarësisë profesionale të INSTAT-it dhe të agjencive statistikore;3. mandatimin e drejtorit të Përgjithshëm të INSTAT-it dhe forcimin e kompetencave të tij si udhëheqës i Sistemit Kombëtar Statistikor; dhe forcimin e kompetencave të INSTAT-it, duke i dhënë autonomi më të zgjeruar. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje