FOTOT e rralla: Historia tronditëse e “Lopëve të Baldushkut” në 1975, që çoi në vrasjen e një gruaje në hetuesi dhe “vetëvrajen” e kreut të Komitetit Ekzekutiv

14 Shkurt 2018, 09:30Dossier TEMA
FOTOT e rralla: Historia tronditëse e “Lopëve të

Ekskluzive: Fotot e rralla. Historia e panjohur e ngjarjes së ndodhur 43 vjet më parë në fshatin Baldushk të Tiranës, ku pas ngordhjes së 100 lopëve, Sigurimi i Shtetit “zbuloi një grup armiqësor” nga i cili dy persona u pushkatuan, një grua viiq në hetuesi dhe kreu “vetëvrasje” kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, Ndue Marash

Nga Dritan Xhemalaj

Në kuadrin e ciklit të dokumentarëve “Përballje me të kaluarën” i cili është një projekt i ideuar dhe mbështetur nga zyra e Prezencës së OSBE-së në Tiranë e kryesuar nga znj. Claudia Wollmer, në bashkëpunim të ngushtë me Radio Televizionin Publik Shqiptar dhe nën kujdesin direkt të Drejtorit të Përgjithshëm z. Thoma Gëllçi, dy bashkëautorët realizues të projektit në fjalë, gazetarët e njohur, Dashnor Kaloçi dhe Monika Shoshori Stafa, sjellin para teleshikuesëve dokumentarin e pestë, me titull “Dritëhijet e ngjarjes së Baldushkut”.

Ky cikël dokumentarësh i cili ka filluar prodhimin që në muajin shtator të vitit të kaluar dhe trasmetimin në ekranin e RTSH1 që nga fillimi i muajit dhjetor, sjell para teleshikuesëve ngjarje të bujshme apo dhe të panjohura nga periudha e regjimit komunist të para viteve ’90-të. Në këtë kuadër, dy autorëve të sipër cituar, si dhe stafi i tyre, sjellin këtë dokumentar që i kushtohet ngjarjes së vitit të largët 1975,kur në kooperativën bujqësore të fshatit Baldushk të Tiranës, ngordhën 100 lopë të rracës hollandeze, gjë e cila alarmoi udhëheqjen e lartë komuniste dhe deri Byronë Politike.

Nisur nga kjo, në fshatin Baldushk që atë ditë që u konstatua “intoksikimi i lopëve”, zbarkuan me urgjencë të madhe forca të shumta të Ministrisë së Punëve të Brendëshme, Sigurimit të Shtetit, Hetuesisë dhe Prokurorisë së Përgjithëshme, të cilëve iu paraprinte, anëtari i Byrosë Politike dhe sekretar i parë i Komitetit Partisë së Tiranës, Manush Myftiu, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, Ndue Marashi e shumë zyrtarë të tjerë partiakë e shtetërorë të rangjeve më të ulta. Si rezultat, kjo ngjarje që shkaktoi jo pak zhurmë në atë kohë, për shkak se përveç disa dënimeve të rënda me nga 25 vjet burg, iu pre jeta në mes edhe katër personave të akuzuar si krerët e “Grupit sabotator”, (dy u pushkatuan, një i tretë vdiq në hetuesi nga torturat dhe për të katërtin u tha se bëri vetëvrajsje), ka intriguar dy autorët bashkërealizues të projektit në fjalë, të cilët kanë synuar ta rindërtojnë atë ngjarje ashtu siç dhe ka ndodhur plot 43 vjet më parë.

Në këtë konteks, përveç dokumenteve arkivore të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Brendëshme, (dosja hetimore dhe gjyqësore), në dokumentarin në fjalë, vijnë me dëshmitë e tyre para kamerave, pothuaj të gjithë personat që kanë lidhje direkt me atë ngjarje, apo më saktë personat që u akuzuan si pjestarë të “Grupit sabotator” dhe vuajtën dënimet e gjata në burgjet e regjimit komunist, apo dhe familjarët e katër personave që humbën jetën si të akzuar për implikim në këtë ngjarje. Në këtë kuadër sjellin dëshmitë e tyre para kamerave, Agim Akçani, një nga punonjësit kryesorë (brigadier) të stallës së lopëve ku ndodhi helmimi i lopëve, i cili përveç rrëfimit të ngjarjes, tregon torturat psikollogjike dhe fizike që i bëheshin atij gjatë hetuesisë, duke përmëndur të gjithë ata që e kanë keqtrajtuar.

Po kështu vijon me rrëfimin e tij edhe Hamdi Shabani ish-normist në stallëne lopëve të Baldushkut, ku ndodhi intoksikimi i lopëve. Me mjaft interes janë dëshmitë e dy vëllezërve, Faik dhe Haxhi Daja, (i pari ish-oficer i Sigurimit të Shtetit në atë kohë), të cilët tregojnë para kamerave lidhur me ngjarjen në fjalë, ku dy vëllezërit e tyre, Rifat dhe Latif Daja, u akuzuan si “Krerët e grupit sabotator” dhe si rezultat, Rifati u dënua me vdekje dhe u pushkatua, ndërsa Latifi u dënua me 25 vjet burg si “armik i popullit”. Po kështu dëshmi mjaft interesane sejll para kamerave, Nadire Shima, ish-mjelse e lopëve në atë kohë në stallat e Baldushkut ku ndodhi ngjarja, e cila tregon versionin e saj për atë se çfarë ka ndodhur në atë kohë, si dhe për torturat psikologjike dhe fizike që i bëheshin asaj gjatë hetuesisë, duke i futur në qeli një kufomë njeriu…?! Mes të tjerash, Nadirja tregon edhe për ato që ndodhnin në qeli me motrën e saj, Emine Shima, e cila nuk arriti të dilte dot e gjallë nga burgu?! Ndër dëshmitë me mjaft interes që vijnë para kamerave, janë edhe ato të Zef dhe Gjovalin Marashit, vëllait dhe të birit të Ndue Marashit, (ish-kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës në atë kohë), për të cilin u tha se; “vrau veten nga që ishte i implikuar me ngjarjen e helmimit të lopëve”. Po kështu lidhur me këtë, jep versionin e saj edhe znj. Marta Doçi, (motra e bashkëshortes së Ndue Marashit), e cila hedh poshte versionin zyrtar të vetëvrasjes së kunatit të saj, madje duke vënë gishtin edhe mbi autorët…?!

Dokumentari në fjalë vijon me dëshmitë e rralla të Prof. Dr. Kosta Gazelit, i cili në atë kohë ka qenë një nga hetuesit kryesorë që është marrë me këtë ngjarje, i caktuar nga Drejtori i hetuesisë së Tiranës, Dilaver Bengasi. Lidhur me këtë, Gazeli (aktualisht profesor në Universitetin Mesdhetar të Tiranës), tregon versionin e tij rreth asaj ngjarje që ai ka hetuar në atë kohë, duke folur gjatë edhe rreth akuzave për tortura dhe keqtrajtime që i bëhen atij nga Agim Akçani, njëri nga të akuzuarit kryesor për ngjarjen në fjalë. Një dëshmi kyçe është ajo që sjell gjatë në dokumentar edhe prof. dr. Qemal Poçi, ish ekspert toksikolog dhe shef i Laboratorit Qëndror të Toksiokologjisë në atë kohë, i cili u ngarkua për të bërë analizat e lopëve të intoksikuara që shteti i dërgoi deri në Kinë për të “zbardhur” atë ngjarje. Prof. Poçi jep versionin e tij lidhur me dilemën e madhe: intoksikimi i lopëve kishte ardhur për shkak të ushqimit me pesticide që thuhej se kishin ngrënë lopët, apo ato ishin helmuar me zhivë termometri, siç akuzonte në atë kohë hetuesia?!

Përveç dëshmive të gjalla të ish-protagonistëve kryesorë të asaj ngjarje, dy bashkëautorët e dokumentarit, Kaloçi dhe Stafa si dhe stafi i tyre, kanë bërë publike edhe një numër të madh dokumentash arkivore dhe foto të rralla të panjohura më parë. Ky dokumentar që realizohet me mbështetjen e Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Tiranë e kryesuar nga znj. Claudia Vollmer dhe Radio-Televizioni Publik Shqiptar, nën kujdesin direkt të drejtorit të përgjithshëm, Thoma Gëllçi, vjen premierë të mërkurën, në ora 20 e 35 dhe ritrasmetohet të premten në ora 13 e 20 në Radio Televizionin Publik Shqiptar.

26 komente në “FOTOT e rralla: Historia tronditëse e “Lopëve të Baldushkut” në 1975, që çoi në vrasjen e një gruaje në hetuesi dhe “vetëvrajen” e kreut të Komitetit Ekzekutiv”

  1. boston says:

    e lexuam shkrimin keq ardhje per keta njerez po nuk kuptova si ndodhi dhe a ishte evertete helmimi ? kur jepni nje shkrim bejeni te qarte ndodhine .

    1. New York says:

      T’a ka thene ne fund, ndiq dokumentarin. Por me c’po kuptoj vetem sa i ke hedhur nje sy, pa i shkuar deri ne fund.

    2. Martin Shqau says:

      Pergjegjegjes krysor per ngjarjen e baldushkut ka qene se pari Manush Myftiu i cili pergaditi terrenin per eleminimin e kryetarit te komitetit ekzekutiv Ndue Marashit .Ndue Marashi ishte njeriu me i ndershem i Tiranes .asnjehehere nuk do ti shkoj mendja askujt se Ndue Marashi vrau veten.Ishte nje skenar i pergaditur nga partia ne fuqi .dhe si autor kryesor ishte Manush Myftiu .i cili para pak javesh se asaj kohe ne nje raport te PPSH.dha ca shifra marramendese genjeshta per rritjen e ekonomise ne rrethin e Tiranes po nuk ishte mesuar ta kundershtonte askush ne ate kohe, ngrehet ujku i veriut ,njeriu i popuĺlit ,Ndue Marashi dhe e kundershton dukei thene se kto shifra qe jep ti jane genjeshtra ,un jam njeri i ndershem i thote ,Ndoja nga ai moment qeveria se basku me diktatorin Emver Hoxha moren vendim per pergaditjen e e terrenit ne eleminimin e plote te Ndue Marashit,kjo eshte e verteta …100 lopet e baldushkut qe u helmuan ishte arsyeja

  2. ..... says:

    KJO esht e vertetuar nga vet personat dhe ata qe u denuan se kan ber veprimtari armiqsore dhe esht ber me qellim , gjisecili qe demton pronen e popullit do merte denimin e merituar ,jeni msuar ju kurva qe e vidhjni e vrisni e perçudnoni kte popull dhe ne fund gezoni mallin e vjedhur e talleni me njerzit , kta i hodhen zhiv me qellim ne ushqim lopve dhe moren ate qe meritonin , kush abuzonte ne at koh dhe bente sabotim ne pronen e pergjithshme pushkatohej , kta qe i ben kto gjera e njihnin ligjin dhe moren çfar meritonin , mjaft na çau trapin me kte prapagand osbeja me fmit e tradhtarve ne krye , kishte shtet ne at koh , sot ka 27 vjet qe na mungon ai shtet prandaj po marim rruget e botes te ter , ne at koh kishmim ate shtet qe sot deshirohemi te ter duke ju lutur zotit te denoj hajdutet e kriminelet se banditet e plitkes qe nuk e duan shtetin .esbes nuk i rruhet per SHQIPTARET thjesht duan nje shtet ku te tallen dhe te bejn si te duan , kte e tregn fakti se financojn per prapagand kunde kohes se PPSHse dhe nuk finacojn te ngren industrin qe u shkaterrua me direktivat e osbes , por sot po ikin te ter nuk po ngelet shqiptar ne kte vend , se ju mostra shani ate te shkuar qe tashme per ne po duket gjithmon me e ndritur me çpo heqim me ju zorraxhinjt hajdutet dhe plerat e kti sistemi te degjenerum . mos lodhet kot me financime osbeja vetem do ngopi melek ata antishqiptaret qe ka rrotull , se ne vleren se shkuares ja japim duke shijuar e par te tashmen.

    1. Ti paske qene nje prej atyre qe shkrepen pushken ndaj tyre, me sa duket nga komenti.

  3. ..... says:

    KJO ngjarje esht e vertetuar nga vet personat dhe ata qe u denuan se kan ber veprimtari armiqsore dhe esht ber me qellim , gjisecili qe demtonte pronen e popullit do merte denimin e merituar , jeni msuar ju kurva qe e vidhjni e vrisni e perçudnoni kte popull dhe ne fund gezoni mallin e vjedhur e talleni me njerzit , kta i hodhen zhiv me qellim ne ushqim lopeve dhe moren ate qe meritonin , kush abuzonte ne at koh dhe bente sabotim ne pronen e pergjithshme pushkatohej , kta qe i ben kto gjera e njihnin ligjin dhe moren çfar meritonin , mjaft na çau trapin me kte prapagand osbeja me fmit e tradhtarve ne krye , kishte shtet ne at koh , sot ka 27 vjet qe na mungon ai shtet , prandaj po marim rruget e botes te ter , ne at koh kishmim ate drejtesi qe sot deshirohemi te ter ta kemi duke ju lutur zotit te denoj hajdutet e kriminelet se banditet e politikes qe nuk e duan shtetin . osbes nuk i rruhet per SHQIPTARET thjesht duan nje shtet ku te tallen dhe te bejn si te duan , kte e tregn fakti se financojn per prapagand kunde kohes se PPSHse dhe nuk finacojn te ngren industrin qe u shkaterrua me direktivat e osbes , por sot po ikin te ter nuk po ngelet shqiptar ne kte vend , se ju mostra shani ate te shkuar qe tashme per ne po duket gjithmon me e ndritur me çpo heqim me ju zorraxhinjt hajdutet dhe plerat e kti sistemi te degjenerum . mos lodhet kot me financime osbeja vetem do ngopi melek ata antishqiptaret qe ka rrotull , se ne vleren se shkuares ja japim duke shijuar e par te tashmen.

  4. kasem gahinji says:

    para disa vitesh,ne nje gazete ,njeri nga keta qe u denuan jepte nje interviste ku tregonte ngjarjen.mburrej se ishin grup i organizuar,benin mbledhje te fshehta edhe me pjesmarrjen e nje femre ,mburrej se organizuan helmimin me qellim armiqesor,mburrej s ishte autor dhe organizator,per kete veprimtari u denua rende.kishte mbiemrin daja ,mesa me kujtohet.tai,ose ky genjen dhe ka bere burg politik kot,pra ka edhe statusin e te burgosurit politik kot,pra ka marre edhe paret kot(e ka konfirmuar te sakte helmimin me zhive te lopeve hollandeze)ose ky artikull kerkon te cvleresoje aktin heroik te ketij grupi ne luften heroike me lopet hollandeze,dhene nga diktatura ne pronesi te koopertives se baldushkut.

    1. Ke shume te drejte, edhe mua me kujtohet ai emision. T’a shikojme mos e japin ne dokumentar edhe ate pjese.

  5. Baltazar says:

    Per viktimat na vjen shume keq ,por nuk del shume e qarte se si ngordhen 100 lope race,? apo ngordhen vete kotl.Dikush e ka ndyre doren dhe ka marre denimin me vdekje,ndoshta pergjegjesia nuk eshte e te gjithe ketyre personave dhe jane denuar kot,por dikush ka hedhur helm tek lopet.Po ti degjosh sot keta bejne sikur eshte politike,por eshte thjesht helmim me qellim.Kush ka sot 100 lope race?Askush.Shkoni e provojeni ti helmoni lopen ndokujt,por nuk hengret plumbin ballit.Keto emisione duhen te jene edhe denuese per sistemin komunist por edhe edukuese per veset e keqija si vjedhja,vrasja,grabitja,helmimi e plot te tjera qe ne shqiptaret ne keto kohe moderne .”nuk i njohim fare”.Shyqyr qe ja mberritem kesaj dite.

  6. Arian Palluqi says:

    Perse nuk pyesni edhe Fisnik Prezen qe ka qene K/Veterineri ne Kom. Ekz. te Tiranes?

  7. Zizu says:

    Ju kumunistat duhet me ju helmu si lopet por jo me zhive por me cianur.

    1. Anarko-Sindikalisti says:

      Kockat e tua do t’i djegim ne inceneratoret e rinj qe do te ngrihen, kurse lekuren do ta perdorim si daulle ne Festivalin e ardhshem Folklorik ne Gjirokaster.

    2. Hani mut, qeras qeveria. says:

      T’i hash mune komunistave o zizu pizevengu.

      1. Tiku says:

        Komunistave sja hane mutin njeri. Se nuk i lejne rradhe njeri tjetrit duke ja henger mutin shoqi shoqit.Te gjithe vrisnit njeri tjetrin ne cdo vend komunist keshtu ka ndodh.Mos flasim per kurverite qe benit me grate e njeri tjetrit. Beji ndonjerit pordha qe ka lind pas 92. E jo neve qe e kemi jetu ate kohe.Ti sperme e zgjebosur sllavo- serbe e 41.

  8. Anarko-Sindikalisti says:

    Amani ere shoke, po ai qe vodhi (ngordhi) lopen nuk ka faj???… I vetmi i pafajshem ne kete histori mesa duket ka qene Kr. Kom. Ekzekutiv. Te tjeret e kane merituar plotesisht si qener, per krim, neglizhence me dashje apo pa dashje. Ata ishin peshqit e medhej e te vegjel te asaj kohe, ku edhe vettingu funksiononte vetvetiu.

  9. Shvejk says:

    Dashnor Kaloci pritet prej tek

  10. Shvejk says:

    Dashnor Kaloci pritet prej teje nje dokumentar me emrin_ Dritehijet e ngjarjes se Gerdecit.

  11. Bushi says:

    Vendimi i atyre personave,qe u hetuan,u gjykuan dhe u denuan ne baze te deshmive reale,ishte shume i drejte.Nuk eshte shaka, dhe nje sabotim i vogel, te helmosh 100 lope rrace, Holandeze.Vertete ishte nje veprim me dashje.Atehere,si kujtoni ju,se u duhej ferkuar koka dhe t’u thoshe bravo per aktin”heroik” qe bene? Jo more jo! Ky ishte nje krim i madh, dhe krimet ne ç’do regjim denohen.Helmimi me zhive i 100 lopeve, u faktua ne gjyq dhe nga vete personat qe e kishin kryer kete akt te shemtuar kriminal.Ju me keto shkrime absurde,doni te ulni imazhin e asaj kohe,e atij regjimi,por perkundrazi ja shtoni nostalgjine,dhe thone ah sikur te na vije edhe njehere ajo kohe, se nuk kishte qeveritar si keta sot, qe te vjedhin,te grabisin,te vrasin naten e te qajne diten.Hajdutet e medhenj rrojne si konta,kurse ai qe nuk vjedh,shkon ne burg paderjtesisht,dhe kur kerkon demshperblim,nuk i japin.

    1. Hasoni says:

      Amon mer se paska qene zhiva sheshit ! Paskan thy termometrat e gjithe Shqipnise ose ja kane prure nga Kina se miniere merkuri ne Shqipni nuk ka ! Po sa zhive(merkur) paskan patur keta qe paskerkan helmu 100 lope ?!

  12. Anarko-Sindikalisti says:

    Kockat e tua do t’i djegim ne inceneratoret e rinj qe do te ngrihen, kurse lekuren do ta perdorim si daulle ne Festivalin e ardhshem Folklorik ne Gjirokaster.

  13. Niko Shpiragu says:

    Cfare komisioni eshte ky qe nuk jep asnje mendim per aktin kriminal te kryer nga disa kriminel qe helmuan 100 lope rrace hollandeze qe ishin blere mjafte shtrenjte, por i mer ne mbrojtje keta kriminele dhe mundohet te diskreditoje pushtetin perse i denoi keta. Nje komentues me siper thote qe provoje ti helmosh lopen ndonjerit dhe po nuk e hengre plumbin ne balle nga pronari. Po ne ate kohe shteti kujdesej per pronen e popullit dhe nuk do te bente sehir. Para disa vjetesh njeri nga Baldushku mburrej se helmoi lopet me disa bashkepunetore te tjere. Disa nga ata muaren denimin e merituar, disa te tjere sot marrin parate e burgut dhe ky komision u ben reklame sikur te ishin heronj. Cfare jane keto komisione politike qe marrin ne mbrojtje krimin dhe nuk e vleresojne sic duhet situaten. Mund te kete patur edhe tejkalime gjete gjykimit te ceshtjes, por te besh heronje kriminelet, kjo eshte e padurueshme.

  14. Zani Burimi says:

    Raca e keqe e katileve kane gjetur nenin tamam atehere, por ja qe sot ata qe shpetuan dhe dolen nga burgu bejne heroin. Ja psh, dogjen stallat e lopeve ne zogje te Dibres dhe ne Gjorice dhe sot pasardhesit e tyre kane bere vila ne mes te TIRANES.
    Ai ishte vitting, jo si puna e Fullanit qe merr dhe qindra milione per vjedhjen e Bankes se Shtetit!

  15. Bujar Kanapari says:

    Te mendosh se mund te permbyset nje sistem ekonomiko-politik duke ngordhur 100 lope, kete mund ta besojne vetem hetuesit ne kohen e diktatures, te cilet ne vetedijen e tyre, kishin ne mendje vetem ”punen sabotuese”.
    Duke njohur mire psikologjine e nje fshatari te nivelit me te ulet ( ne kete rast ), nuk ka asnje dyshim, se lopet jane helmuar per te vene para pergjegjesise ndonje kolegun e tyre.
    Me qarte; po helmoj 100 lope qe te fus ” Bujarin” ne burg, qe mban pergjegjesi per sigurine ushqimore.
    Ne gjykimin e nje ceshtje, jo gjithmone del e verteta
    Helmimi i lopeve, nuk ka lidhje fare me punen sabotuese te specialisteve dhe punonjesve.
    Para nje muaji, jam njohur me nje kooperativist qe ka punuar pikerisht ne kete sektor kur ka ndodhur ngjarja, dhe me tha se lopet nuk jane helmuar nga personeli, por konsumuan sasi te madhe silazhi.
    Ne rast se lopet konsumojne mbi normen e leuar per disa dite me radhe silazh, kalojne ne acidoze, ku ne rastin me ekstrem perfundojn e me paralize dhe ngordhin.
    Vetem pune sabotuese nuk ka patur ne kete rast .

  16. qomili says:

    O hasono lopa nuk do i kov me zhiv qe te helmohet mer lal , dy pika dhe lopen e ke barkas.me nje shishe peneciline jan helmu te tera.

  17. qomili says:

    O hasono lopa nuk do i kov me zhiv qe te helmohet mer lal , dy pika dhe lopen e ke barkas. me nje shishe peneciline jan helmu te tera.

  18. Arben says:

    Njihen tashme metodat qe perdorte partia per te eleminuar kundershtaret. Psh ne zyrat e KQ te Partise sajoheshin letra nga myzeqarja apo nga kokrra e ullirit ne baldushk , etj per te eleminuar psh Ndue Marashin i cili kishte kundershtuar nje raport te genjeshtert te M.Myftiut para KQ dhe Enverit per realizim plani fiktiv ne Tirane. Me keto intriga ne fund e hengri edhe poliagjenti M.Shehu, i cili per vetvrasjen e Marashit do te deklaronte se vrau veten bajraktari i Tiranes, ndersa per veten e tij fiks 6 vjet pas vetvrasjes se Ndues ndersa pergaditej qe t’ja hiqte vetes i pergjerohej enverit te mos i persekutonte familjen se te keqijat po i merrte vete.Ne baldushk jane vrare dhe persekutuar njerez te pafajshem. Se si e ka vertetuar D.Bengasi dihet se nuk mbetej qeshtje pa u vertetuar kur donte partia, sigurimi dhe hetuesia, por si nuk ka turp ky Bengasi kur edhe sot thote se ceshtja e sabotimit ne baldushk qene reale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje