SKANDALI/ Këshilltari i Bashës "shpërthen" ndaj Grida Dumës dhe Ervin Salianjit: S'mund të jetë përfaqesuesi i demokratëve, ja përgjigja për politikën dhe median që hesht

14 Shkurt 2018, 10:10Politika TEMA

Pedagogu i njohur dhe këshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Fabian Topollaj, ka reaguar ashpër ndaj video-skandalit të regjistruar në Parlament ku pratagonist janë deputeti demokrat Ervin Salianji dhe shtetësja G.D të cilët janë kapur duke shkëmbyer mesazhe erotike me njëri-tjetrin.

Topollaj përmes disa postimeve në rrjetin social Facebook shkruan se ky nuk mund të jetë përfaqësim dinjitoz i demokratëve shqiptarë në Kuvend dhe se Partia Demokratike duhet të djegë mandatet e tyre në këtë ngjarje skandaloze.

“Nese eshte e vertete, kjo tejkalon cdo borxh qe i keni demokrateve.

Ky nivel s’mund te jete perfaqesuesi im dhe i demokrateve shqiptare ne kuvend.

Keshtu si eshte katandisur grupi parlamentar i PD, me e mira qe mund te bejne per demokratet por edhe vendin eshte djegia e mandateve te deputeteve.

Te pakten keshtu provokojne nje krize politike dhe kane mundesi ti fshihen opinionit sadopak, se sa me shume i njohim aq me shume na habisin”, shkruan ai.

Ndërkohë, Topallaj ka adresuar me argumenta edhe një mesazh për politikën dhe median që hesht përpara një skandali të këtyre përmasave.

Këshilltari i PD-së sqaron se filmimi nga ana e medias nuk përbën asnjë shkelje privatësie duke e argumentuar qëndrimin e tij edhe me nenet konkrete.

“Neni 23 i Kushtetutes per te gjitha ata qe denojne nxjerrjen ne publik te komunikimeve te deputeteve dhe keshilltareve bashkiake.

Eshte e drejte themelore kushtetuese e cilit do qytetar te informohet per cdo veprim, akt, fjale etj qe bene apo kryen deputeti apo keshilltari bashkiak brenda salles ku zhvillihen mbledhjet e Kuvendit apo Keshillit Bashkiak, qofshin keto edhe thellesisht personale. E percakton Kushtetuta, ne piken 3 te nenit 23″, shkruan Topallaj(TemA)

5 komente në “SKANDALI/ Këshilltari i Bashës “shpërthen” ndaj Grida Dumës dhe Ervin Salianjit: S’mund të jetë përfaqesuesi i demokratëve, ja përgjigja për politikën dhe median që hesht”

  1. Nje qytetar says:

    He he , e pa pare edhe kjo !? Vertet eshte ky profesor i nderuar keshilltar i Bashes dhe mbeshtetes i PD-se ???
    Nuk ka mundesi ! Nuk mund te lejoje Berisha dhe Basha qe te flase nje keshilltar i tyre ne kete gjuhe per mantenuten e tyre GD!

  2. Tr says:

    PAK DASHURI DHE POLITIKE .

  3. gjino says:

    Grida Duma dhe Salinjani nuk ishin duke shkembyer mesazhe erotike ,ata po shaheshin ndersjelltash me fjalor te piset pas nji mardhenje seksuale qe mesa duket nuk e ka kenaqur Griden sa dhe si duhet Griden.
    Kjo eshte edhe me keq se thjesht shkembim mesazhesh me karakter erotik!

  4. Kolonjari says:

    Fabjan! ju nuk pajtoheni me keta pushta,jeni familje e nderuar,ju besoj sinqerisht!

  5. genci says:

    Ky palla eshte njesoj si keta te dy: shikojeni ca thote: te digjen mandatet, qe te hyjme ne krize politike?!!! Kriza e tepelekut tat mer cun, te hyme ne si vend ne krize se ju ka maru qumshti ju si parti politike!!! Po faturen e krizes kush e pagu? Apo deri ketu te shko arsyetimi, se kaq di ti, gje tjeter nuk te ka mesu partia – kokbosh. Po nenteksti i te gjithe gjese eshte: te ngrihen e te ikin keta, qe te vije Fabjanka!!! Sa per guximin e ketij, kta jan te tredh te gjithe, po do kete nigju nonji fjale koridoreve te partise, qe po behen gati ti denojne keta dhe nxito i pari te japi lajmin. Guximi i ketij, ky edhe cicin nuk be pa leje, or taj!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje