“Berisha vendos, Basha firmos”, skandali Salianji-G.D zbulon mekanizmin e vendimmarrjes në “selisë blu”

19 Shkurt 2018, 17:30Politika TEMA

Skandali  i bisedës perverse mes deputetit Ervin Salianji dhe shtetases G.D,  ka zbuluar edhe një anë tjetër të “selisë blu” siç është roli i vendimmarrjes.

Edhe pse disa prej zërave kryesorë të strukturave drejtuese të Partisë Demokratike kanë kërkuar transparencë të plotë lidhur me këtë ngjarje, kjo forcë politike ende nuk ka një reagim zyrtar për opinionin publik.

Ka qenë sekretari i përgjithshëm Arben Ristani i cili foli i pari duke kërkuar që personat e përfshirë në video-skandal të shpjegonin situatën.

“Skandaloze nese eshte e vertete, akoma me teper nese eshte e stisur. Nisur nga kjo bindje dhe kjo optike, ftoj aktoret dhe faktoret e kesaj ngjarje te ushtrojne te drejten e tyre ligjore ne funksion te zbardhjes se te vertetes,” theksoi Ristani duke insistuar për të vërtetën.

Thirrja e numrit dy të partisë u injorua nga aktorët brenda PD-së duke mos marrë asnjë përgjigje konkrete.

Ndërkohë edhe anëtarja e kryesisë Endira Bushati kërkoi nga kryeopozitari Lulzim Basha qëndrim lidhur me rastin në fjalë. Sipas saj, ky skandal nuk mund të kalonte në heshtje në një kohë kur po flasin të gjithë.

“Çështje private…mund të thotë dhe për deputetët e tij, në qendër të një skandali rozë për të cilin flasin të gjithë…Si ka mundësi që 2 ditë rresht ka vetëm heshtje????!!!!! As dhe një “version zyrtar” nga ata që nuk e beson njeri, s’mund t’i bindë ta japin????”, shkruante ajo pa marrë një përgjigje.

Edhe këshilltari i PD-së në Bashkinë e Tiranës, Fabian Topallaj, pyeti  Bashën, nëse do i nxjerrë të enjten e shkuar në Kuvend për të folur, Ervin Salianjin dhe Grida Dumën.

Nje pyetje kisha per Lulzim Bashen: Meqe neser eshte e enjte dhe ka parlament, a jane caktuar Grida dhe Salianji per te diskutuar ne seance, apo grupi i Partise Demokratike do shkoje ne salle vetem per betimin e deputetit te ri Astrit Veliaj”, pyet ai ironikisht pa marrë asnjë përgjigje.

Pjesë e kërkesave janë bërë edhe mjaft këshilltarë bashkiak të cilët kanë kërkuar që Partia Demokratike e cila pretendon të vijë në pushtet, duhet t’i japë versionin e saj shqiptarëve.

Deputeti Ervin Salianji ka tentuar të shpjegojë opinionin publik në emisionin “Stop” por kryedemokrati Lulzim Basha ka kërkuar distancimin nga media dhe bllokimin e tyre.

Duke qenë se lidhur me ngjarjen ka pasur një heshtje totale, na lind e drejta të mendojmë se kjo forcë politike nuk është demokratike siç pretendon.

Siç e  shohim nga shembujt konkretë, roli vendimmarrës i trupës së saj drejtuese dhe pesha e fjalës, është thuajse zero duke ndjekur metodën totalitariste “kryetari vendos, kryetari firmos”.

Sa i përket pastaj se kush është kryetari “de juro dhe kush është “de fakto”, mes Bashës dhe Berishës, këtë e dinë të gjithë.

Ndërkohë kur shohim se sa pak respektohet fjala e emrave kryesorë të kësaj partie, imagjino se sa mund të dëgjohet një anëtar i thjeshtë? (TemA)

10 komente në ““Berisha vendos, Basha firmos”, skandali Salianji-G.D zbulon mekanizmin e vendimmarrjes në “selisë blu””

  1. Lyl says:

    Sja mban Lylit kamarier se e ka dashnore per vete Grigjen dhe e myt Aurela…prandaj sussss.

  2. Ohoooo says:

    Po kush e pjerdh Lulin e vocerr,,,,,,atje vendos Sali Vicidoli,,,,,,,,

  3. mergim tari says:

    MIRE SALIANI, PO LULEZIMJA PSE KA FRIKE NGA G.D-ja.
    PO TE MOS KISHTE PROBLEME, SI KRYETAR PARTIE, LULEZIMJA
    DO TA KISHTE SHKARKUAR EDHE G.D EDHE SALIANIN.
    MOS VALLE BEJNE NDONJE GJE TRESHE……

  4. Azio says:

    Partia Demokratike ka ndrua emer
    Ajo tani mund te quhet pa ndrojtje Partia e Degjeneruar:politikisht,ekonomikisht dhe tani e degjeneruar moralist.
    Si mendoni, a mundet qe kjo lloj partie te vij ne pushtet me keto cilesi?
    Kush eshte kundra ketij argumenti i lutem ,te me argumentoje mendimin e vet.

  5. Lushlushja says:

    O LULUSHO,MOS KI FRIK, SE I KE ME LLASTIK.!??

  6. Sit back and relaks says:

    Mero, ndalohet shfrytezimi i minoreneve per pune. Kontrollo moshen reale te gazetareve se vetem nje ne fillore mund te beje keshtu analizash te shkruara me kete lloj gjuhe…

  7. Sit back and relaks says:

    Mero, ndalohet shfrytezimi i minoreneve per pune. Kontrollo moshen reale te gazetareve se vetem nje ne fillore mund te beje keshtu analizash te shkruara me kete lloj gjuhe….

  8. Pensjonisti says:

    Jam dakort me Azion me keta lloji deputetesh nuk vijn kurre ne pushtet PDja.

    1. Buna says:

      Nuk ka njeri ne Shqiperi, qofte edhe simpatizantet e P_ D se qe ta besojne ket parti fashiste, si solidarnosti apo pasoku qe u qe u vete asgjesuan me turp. fati i Berishes e Lulit eshte ne Reç

  9. rudina says:

    Nje pyetje: PD ehste parti apo BOEDELLO? Se po shoh qe kreut te saj nuk i bejen pershtypje veprimet e deputeteve te saj. Fakti qe ajo del e ligjeron…
    Nje sugjerim: kur te flitet ne parlament per moralin, marredheniet bashkeshortore, familjen, ju lutem lini kete cift monstrash qe te na japin leksione. Jane me te zotet dhe kane te drejte qe te na moralizojne.
    Edhe kur te rikonceptohet KODI I FAMILJES, padyshim keta te dy te kryesojne grupin e pune: Bushtra me qenin e rrugeve. Dhe shkojeni nese ta nuk provojne modelin e ‘familjes se shqyer”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje