A do të arrestohet Sali Berisha, prej dëshmive të Izetit?

19 Shkurt 2018, 11:56Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Deri në 14 shkurt të këtij viti, ka patur raste kur nuk u ishte dhënë viza amerikane personave publikë shqiptarë. Por mosdhënia e vizës nga konsullata amerikane është justifikuar me shkaqe administrative, pavarësisht se arsyeja e vërtetë mund të ketë qenë tjetër. Dhe mosdhënia e vizës nuk ua ka hequr mundësinë disave prej tyre, për të marrë vizë amerikane në një kohë të mëvonshme.

Ndërsa në 14 shkurt, për herë të parë në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, një person publik shqiptar është shpallur person non-grata nga Departamenti i Shtetit amerikan. Ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla i ndalohet të shkelë në SHBA, sepse, sipas informacioneve të besueshme të Departamentit të Shtetit, ai ka qenë i përfshirë në afera të mëdha korrupsioni.

Ky është paralajmërimi më serioz zyrtar që u bëhet “peshqve” të mëdhenj shqiptarë nga aleati ynë strategjik, i cili është i vendosur për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së këtyre lloj “peshqve” në Shqipëri. Dhe me mbështetjen e hapur që ambasada amerikane i ka dhënë kryeprokurores së re shqiptare, duket se fushata për të ndëshkuar “të pandëshkueshmit” sapo ka filluar.

Një “peshk” i madh (për të mos thënë peshkaqen), që ndihet i kërcënuar nga ikja/demaskimi i Llallës dhe ardhja e kryeprokurores së mbështetur nga amerikanët është Sali Berisha. Dhe ja përse.

Fill pasi kryeprokurorja e re mori frenat e prokurorisë në dorë, shteti turk pranoi një kërkesë 12-vjeçare të shtetit shqiptar, për ekstradimin e Izet Haxhisë. Ky i fundit është dënuar me vendim të formës së prerë, si personi që nxori në pritë Azem Hajdarin, natën fatale të 12 shtatorit 1998. Kërkesa e  Shqipërisë nuk u mor parasysh nga shteti turk, kur në pushtet ishte Berisha, apo kur në krye të prokurorisë ishte personi që ambasada amerikane e ka akuzuar se nuk hetonte “peshq të mëdhenj”.

Dhe gjatë gjithë këtyre viteve, Haxhia ka dhënë intervista pafund nga Turqia, në të cilat ka deklaruar se ishte Berisha, në fakt, ai që e kishte nxjerrë në pritë Azemin. Sipas tij, ai është dënuar vetëm prej një dëshmie të rreme të Berishës, i cili, për të mbuluar gjurmët e veta, bëri fajtor Haxhinë. Dhe ky i fundit është përbetuar se do të kthehet një ditë në Shqipëri, për të provuar fajësinë e Berishës dhe pafajësinë e tij, por vetëm kur drejtësia të mos jetë më në duart e Berishës.

Dhe kjo ditë duket se po vjen së shpejti.

Por a do ta dënojë drejtësia e re Berishën, duke liruar Haxhinë, bazuar në dëshminë e këtij të fundit? Haxhia, në fakt, pretendon se ka prova materiale (regjistrime, tabulate) në mbështetje të deklaratave të tij. Dhe natyrshëm lind pyetja që në qoftë se ai i ka patur ato prova, përse nuk ua paraqiti prokurorëve norvegjezë, kur përgatitën dosjen e vrasjes së Azemit.

Gjasat janë që do të kemi thjesht një ballafaqim të fjalës së Berishës ndaj asaj të Haxhisë. Por bazuar vetëm në fjalën e këtij të fundit, është e vështirë ta çosh në burg liderin de facto të opozitës. Trazirat politike do të ishin të pashmangshme në këtë rast.

Është mëse e qartë që SHBA dëshiron të ndëshkohen “të pandëshkueshmit” e derisotëm. Por ndëshkimet i dëshiron të bazuara në prova të pakundërshtueshme, në mënyrë që edhe opinioni publik të bindet për drejtësinë e dënimit. Dhe Berisha mund të ketë bërë zullume të tjera, për të cilat FBI-ja ka prova shkencore (kujtoni raportin e FBI-së për ngjarjen e 21 janarit 2011). Por ato janë një kapitull tjetër, më i gjatë…

Në këto kushte, lind pyetja se përse Rama ka këmbëngulur kaq fort tek miku i tij Erdogan, për ta ekstraduar Izet Haxhinë pikërisht tani.

Duket se Rama, përmes sjelljes së Haxhisë në Shqipëri, synon ta ngrejë stekën sa më lart për Berishën. Duke u rihapur çështja “Hajdari”, e cila do të thithte pa diskutim vëmendjen e opinionit publik, mund të mos bëjnë më dhe aq shumë bujë arrestimet e pritshme të ish-vartësve të Berishës, apo të ndonjë familjari të tij.

Të kujton kjo taktikë e Ramës taktikat e luftës guerrile, ku sulmohet armiku në pikën më të fortë, jo për ta mundur drejtpërdrejt atë, por thjesht për t’i hequr vëmendjen nga pikat e tjera më të dobëta. Objektivi i vërtetë i sulmit në këtë rast, janë pikërisht këto pika të dobëta…(AFP.al)

20 komente në “A do të arrestohet Sali Berisha, prej dëshmive të Izetit?”

  1. ta says:

    i mencuri i dynjase do thoshte gjyshja…

  2. Petrit says:

    Bravo.
    Komplimenti.
    Jeni per tu patur zili per inteligjencen qe keni.
    Gjynah qe jeni ketu ku jeni.
    Me kete inteligjence qe keni ne “gazetari” meritoni te jeni te pakten roje derrash

    1. Erl says:

      Patjeter Ibreti do fuse ne burg dhe Trump se di disa gjera per lidhjet e tij me ruset dhe Rama me sjelljen e tij ne Shqiperi ka garanci te forte qe amerikanet do bejne si do Rama … apo jo Zaloooooooooo ?

  3. Flutura says:

    Llogjike adoleshenti.

  4. murat kepa says:

    Thonë për këtë Zaloshjën,që është i përndjeku politikë,por këtë njeri do ta kishte zili edhe një srkretarë i parë partie.Gjynahet dhe fatkeqësitë e Sakiut,nuk ka kandar që i peshon,por ky medemek opionist i ngjan nipit të Leninit,me bufallallëqet që shkruan.Ky debil thonë që la pjatat në Amerikë,për të bërë politikë.Pika që stë bie zakosgja,shumë herë e ndjek parashikimet e tua,por nuk na thua,kush investon???Ti zaloshja do kesh gëlltitur jo luhë,por tasa me çorbë të prishur.Zunja Sula,të hapi dosjen tënde,kërkoje po je buurë,ose mos na çaj b…….!!!

  5. O says:

    Izeti është çuni jasht martese i doktorit. Vonë e ka kuptuar ishtruproja

  6. USA says:

    KETI ZALOSHJES TI KISHTE FUTUE NGA NJE PLUMB ENVERI TJU KISHTE SHUAJTUR RRACEN SE ESHTE I PERNDJEKUR LESHI KY ESHTE KOKRRA E BYTHQIRIT

  7. O says:

    CNe i perndjekur ky!!! Ekonomikun e ka mbaruar para viteve 90

  8. taraboshi says:

    Pash nderen more Zaloshnja me çfare llogjike flisni me ate te gazetarit a te feminjve .Po si mo shprehesh se po ta çojme ne banken e te akuzuarve S . Berishen semos na zemrohet Luli e Mona dhe na shkaktojne trazira .Po si mo po Berisha ka bere aq krime sa qe te gjitha nenet e kodit penàl te marra se bashku nuk e plotesojne denimin e tij .Po te jene aq trima e te tentojne per te provokuar ndonje rremuje te rrasen brenda te gjithe se tashti shteti ka fillu me u ba shtet

  9. taraboshi says:

    He mo nuk e nxoret komentin e taraboshit a se paska ikur Meroja a .

  10. adi durres says:

    Une nuk jam dakort qe te arrestohen njerezit vetem me deshmine e nje personi,sidomos kur nuk jane persona me rrezikshmeri shoqerore te larte.Mendoj qe duhet hapur nje hetim nga prokuroria,per te gjitha akuzat qe hedh Izeti dhe nese gjykata i gjen te verteta te denohet sipas ligjit.Kjo teoria qe ne Shqiperi ne fillim te fusin ne burg pastaj hajt se shohim duhet te marre fund dhe nje nga shkaktaret e kesaj gjendjeje eshte edhe Sali Berisha.

  11. vaso says:

    Te denosh DOKTORIN ne baze te fjaleve te Izetit,mbi te gjitha eshte TURP.Ashtu sic eshte turp te quhesh ti analist.

  12. ceni nga Bostoni says:

    Ky Zaloshnja eshte nipi i Sali Protopapes! Ha ha ha, Sejfi Protopapes te vetete , nje nga eksponentet rinise te Ballit Kombetar, i arratisur ne fund te luftes me gjermanet dhe mbas peripecive neper kampe te ndryshme refugjatesh perfundon ne Amerike ku ben nje jete civile.Sejfiu, ka qene i derguari i nje mergate nga Bostoni qe drejtohej nga Artur Liolini dhe Antoni Athanas ( kundershtare te Pershkopit Janullatos ne vitet 90-95), te cilet investuan dhe bene prift magazinjerin nga Elbasani Marku, priftin qe ka ozurpuanje nje kishe ne Elbasan. E motra e ketij Zaloshnjes sic vodhi mire e mire ne arken e PD se sic u pa-llua mire e mire aty beri nje kthese te papritur dhe u largua nga politika.Ky tipi u perpoq te behej aktiv ne Pd por nga qe ishte si langaraq i futen hurrin dhe tani e mban veten per analist dhe ekonomist dhe nxjer here mba here analiza dhe shifra simbas interesave te atyre qe e paguajne me shume.Thjesht eshte nje palaco!

  13. Doni shtet apo rrumpalle vdekjeprurese says:

    Esht e kunderta zalosh trapi. Trazira do ket nese nuk arrestohet Berisha. Ai duhet edhe per te shpetuar lekuren e vet te shkoj ne biruc. Urrejtja nga gjaksit esht nje vullkan qe ska mercenar apo mitingash halabak tu dal perball. Demet qe ka ber nuk ka denim qe i lan. Por te pakten te marrin nje mesim berishjanet e tjer.

  14. ktejte kto lojra sbshu,kurthe politike qe e gatuajn ramadan turkistan abu al efendi ramadan rama me mongolin e rusis erdoganin.nuk eshte i rastite ardhja nga turqia e izet haxhis.nuk eshte e rastit bisedimet per varrezat greke dhe detine shqiptar,ku nje akuze tjeter,mbulon dhe fsheh akuzen e mepershme per 36 tone trafik droge,shtjen e detit,dhe me berishen ne burge me ska kush ta largojn nga sudimi edi ramadabin islamik.po per 6000 viktima te 97 tes kush do arrestohet po per korrupcionin qe ka vershuar qdo administrat ne shqiperi kush do arrestohet.

  15. sapa says:

    Saliu do varroset kur ti vije koha me ceremoni ku do marrin pjese te gjithe hajdutet e politikes te djathte dhe te majte per ti bere nderimet.

  16. Shvejk says:

    Nga gjithe krimet e Berishes vetem per vrasjen e Azemit i heq kapelen, biles jam i merzitur qe nuk vrau dhe ca te tjere nga banda e tij.

  17. Alpet.al says:

    Te nderuar komentues, “ta, Petrit, Erl, Flutura, Murat Kepa, o,” dhe te tjere te ngjashem me keta.

    Me se pari, komentet tuaja nuk kane fare te bejne me thelbin e shkrimit te Zaloshnjes, por jane thjesht shfryrje mllefesh qe kushedi per cfare arsyesh te ndryshme keni grumbulluar brenda jush kunder tij.

    Se dyti, megjithese akuzoni dhe talleni me Zaloshnjen per mungese llogjike dhe analize, ndershmerie, paaftesie e te tjera te ngjashme, ne fakt, eshte mjerimi i llogjikes se komenteve tuaja qe nxijne tej e pertej dhe nuk i shtojne asnje gram dobise publike ne nje debat, per keto lloj temash me rendesi dhe interes te vecante.

    Se treti, edhe pse mund te jeni kunder apo te keni verejtje per idene e autorit te nje shkrimi, per konkluzionet, parashikimet dhe sugjerimet e tij, sic kam edhe une ne rastin e ketij shkrimi te Zaloshnjes, eshte ne te mire te debatit te permbaheni dhe te sillni kunderargumenta apo edhe thjesht opinionin tuaj, pa e fyer autorin.

    Se katerti, duket se mllefi juaj per Zaloshnjen nuk ka te beje thjesht me kete shkrim, por eshte akumuluar nga teresia e shkrimeve te tij, e temave qe ai trajton ne vezhgimet e tij dhe nga perfundimet qe ai sugjeron, edhe pse menyra, ne pergjthesi origjinale, se si ai e informon publikun per tematika te rendesishme dhe informacioni konciz qe ofron, eshte nje ndihmese per te ndare llafet dhe hamendjet, nga faktet dhe realiteti.

    Personalisht, une e respektoj Zaloshnjen dhe e konsideroj ate nje vlere te cmuar ne informimin e publikut serioz e te paanshem te vendit, te atij publiku qe perdor mendjen dhe ve trute ne pune per te nxjerre konkluzione dhe pritshmeri sa me reale per zhvillimet e vendit.

    Persa i takon ketij shkrimi te Zaloshnjes dhe opinionit qe ai shfaq per shanset e hapjes se dosjeve te Berishes si dhe per drojen e tij nga trazirat e mundeshme cuarjes se tij perballe drejtesise, une nuk jam aspak dakord me te.
    Sepse, dosja e krimeve politike dhe korruptive te Berishes, dosja e shkaterrimit te qellimshem te zgjedhjeve te lira dhe institucioneve demokratike konstitucionale te vendit, dosja e paralizimit dhe sabotimit te shtetit te se drejtes, te rrenimit ekonomik me qellim grabitjen e resorseve te vendit dhe sidomos, dosja e shkaterrimit te shtetit ne 1997 dhe e organizimit te grushtit te shtetit ne 1998, pra pothuajse te gjitha dosjet e Berishes te njohura dhe te denoncuara publikisht, jane dosje te kopsitura, te dokumentuara dhe te gateshme te shojne para drejtesise.
    Keto dosje, nuk kane nevoje esenciale per deshmite e Izet Haxhise per tu kompletuar dhe proceduar.
    Izet Haxhia mund te jete vetem njeri nga deshmitaret, jo me i rendesishmi, ne keto procese.
    Nese keto dosje nuk kane shkuar deri tani para drejtesise, edhe kur ne pushtet ka qene Partia Socialiste, kjo ka ndodhur per faktin se institucionet e inteligjencies, te hetimit, te prokurorise, te drejtesise dhe keshillit te larte te saj, perfshire edhe gjykaten e larte dhe ate kushtetuese, kane qene gjate gjithe kohes ne duart dhe komanden absolute te Berishes dhe se, edhe kur ne krye apo ne perberje te tyre nuk kane qene njerezit direkt te Berishes, ky i fundit i ka mbajtur ata ne terror dhe nen kercenim direkt, deri sa i ka hequr dhe zevendesuar me besniket dhe sherbetoret e tij, sic ishte edhe rasti i kryeprokurorit kryeqelbesire Adriatik LLalla.
    Partia Socialiste nuk guxoi kurre t’u dilte seriozisht ne mbrojtje ketyre elementeve jo te kapur nga Berisha, per te pastruar sistemin e prokurorise dhe drejtesise, duke e lejuar Berishen t’i egzekutonte politikisht ata.
    Partia Socialiste, eshte bere pale pa dashka me Berishen, ne kete krim dhe tradheti te larte ndaj vendit dhe kombit duke ju nenshtruar shantazhit dhe terrorit qe Berisha ushtronte edhe mbi vete Partine Socialiste, duke mos e cliruar veten nga kompleksi i fajesise se te shkuares dhe origjines se saj.
    Absurditeti i kesaj situate ka arritur deri aty sa, ndersa dosja e Berishes trashej dhe nxihej gjithnje e me teper dhe tam-tamet e fushatave te Partise Socialiste kur ishte ne opozite nxihej me llogje dhe me kercenime se Berisha do te cohej ne galera sapo te vinin ne pushtet, ne fakt ishte Berisha qe, i mundur keqaz ne zgjedhje, i dale ne minorance, i diskredituar ne popull dhe ne opinionin e nderkombetareve, jo vetem qe nuk cohej as ne prokurori, pa lere me ne gjykate, por nga tribuna e parlamentit akuzonte Partine Socialiste per gjithcka, fuste dhe nxirrte ne hale lideret e saj, deri ne laperdhira familjare, dhe i detyronte keta eunuke politike qe populli u kishte varur ne qafe fuqine pikerisht per te para Berishen ne galere, te viheshin ne mbrojtje.
    Mos kini asnje iluzion. Edhe ne kete mandat 8 vjecar te Partise Socialiste ne pushtet, as Edi Rama me eskorten e te rinjve te majte ne komande dhe me shumice te plote ne parlament, as shpura e vjeter e socialisteve qe u thinjen dhe u shurrosen ne parlament per dy dekada e gjysem, nuk jane ne gjendje dhe nuk do te jene ne gjendje, te cojne Berishen, qofte edhe ne prokurori per krimet e tij, lere me ne galera, atje ku e ke vendin.
    Pa USA, pa Donald Lu-ne, edhe Edi Rama do te zvarrisej dhe trashej ne kolltukun kryeministror duke u fshehur dhe duke u terrorizuar nga UDB-ashi i regjur Sali Berisha, duke u mbrojtur nga akuzat e tij per korrupsion, per lejet e kullave ne Tirane, per trafik drogash e hashashi, per vjedhje e abuzime fondesh.
    Nese ka nje shans qe Sali Berisha te dale para drejtesise, ky shans nuk eshte nga Edi Rama, as nga kartonat absolute te tij ne parlament, as nga Partia Socialiste dhe, madje, per fat te keq, as nga etja dhe zemerimi i cdo shqiptari te ndershem per ta pare Berishen atje, ne galere, me pranga ne duar, si nje deshtak dhe dhjeraman qe mori neper kembe nje popull gati 30 vjet.
    Jo, nuk do te jete nga keta impotente, eunuke dhe qelbesira qe nuk u ka mbetur asnje dinjitet shtetari.
    Nese ka nje shans per ta pare Berishen ne Galere, perpara se ndonje pinjoll i Haklajve te fshije lyren dhe zgjyren qe u kane zene gishtin e pushkes, ky shans, kjo garanci, po vijne nga USA, personalisht nga Donald Lu.
    Une nuk e di perse, ca humbo e zuzare shqiptare, qe kane ne dore dhenjen e dekoratave dhe ngritjen e statujave ne sheshet e Shqiperise, kane mbushur vendin me emra e statuja, me dekorata e tuje te gjithefare te huajsh qe vetem sa e kane vizituar Shqiperine, pa folur per statujat e ca birbove vendas qe vetem e kane rrjepur dhe shitur Shqiperine copa-copa, si psh zuzari kusar e kurvar Azem Hajdari.
    Nese doni nje monument qe t’i beje nder Shqiperise dhe ti rrije ne krah progresit dhe prosperitetit te saj, ju lutem, beni nje satatuje per Donald Lu-ne sepse, ky Donald Lu nuk eshte thjesht ambasador i aleatit tone strategjik USA, jo.
    Donald Lu eshte nje burre shteti i madh i Shqiperise.
    Edhe sikur te konsiderohej kaq sa ka bere deri tani per te.
    Pas kryengritesve te Revolucionit Demokratik te 1997, revolucion qe qe i pari qe i prishi gjumin dhe i lagu breket Sali Berishes, revolucion qe u varros nga socialiste sapo erdhen ne pushtet prej tij, eshte ambasadori Donald Lu i dyti njeri qe i ka prishur gjumin Sali Berishes, qe e ka bere ate dhe oborrin e tij familjar dhe politik me diarrhe dhe qe ti marre muti shalet.
    Sepse Sali Berisha i di shume mire dosjet e tij: kur t’i veje prokurori ne dere, Sali Berisha do te shkoje ne galere.
    Zonja Arta Marku, kur do t’ja cosh Sali Berishes karteviziten tende?

  18. Sa te jene gjygjtare dhe prokurore qe i ka vene saliu nuk ka per te patur drejtesi.

  19. salianji says:

    Po tja leshe ne dore atyre nenave shamizeza qe u beri Berisha,do tja benin mishin Çorape, Berisha duhej te ishte dhe jo me a duhet te arrestohet. U percellua nje fshat i tere,u vrane ne mes bulevardit dhe njerezit thone se nuk ka faj berosha,po kush sipas disave…Bisha apo Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje