“Provokacja” e re e Edi Ramës në Prishtinë

19 Shkurt 2018, 09:23Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Edi Rama ka lëshuar dje një deklaratë që sipas të gjitha gjasave do të quhet “provokacion”, ose provokacja. Duke folur në Kuvendin e Kosovës, ai tha se dy vendet duhet të kenë një politikë të jashtme dhe një kryetar shteti.

“Kosova dhe Shqipëria do ta kenë një politikë të jashtme, e jo veç ambasada të njëjta. Pse jo, një president si simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare shpjegoi më pas idenë:

“Mbase ky përfytyrim sot mund të mos jetë i këshillueshëm në rrafshin e racionales. Por historia për të cilën morra leje qysh në fillim për të mos folur sot, na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet nuk është e pamundur të realizohet.

E ardhmja u takon atyre që i paraprijnë asaj, dhe e shkuara e 20 viteve të fundit të këtij vendi, Kosovës, u ka paraprirë fal njerëzve të po këtij vendi, i një të ardhmeje që në çdo rast është më e afërt sesa largësia që e shohim sot”, tha Edi Rama.

Kryeministri ka cituar Eqerem bej Vlorën, një intelektual antikonformist që është përplasur edhe me xhaxhain e tij, Ismail Vlorën.

“Teksa shpaloste perpipecitë e shumta të Shqipërisë pas pavarësisë, Eqerem Bej Vlora mes të tjerash shkruante; tri herë jam gjykuar për shkak të kësaj dashurie tekanjoze me emrin Shqipëri.

Një herë prej turqve, sepse e dashuroja shumë, një herë prej rebelëve fanatikë sepse nuk e urreja dhe tani prej bashkëqytetarëve të mi sepse nuk e dashuroj as sa duhet. Tani kjo dashuri e marrë mori fund i thashë vetes.

Por, ishte e thënë të ndodhte ndryshe. Pothuajse një shekull më vonë, kur ky përjetim pat frymëzuar një prej pendëve më të vyera shqiptare, betejat e brendshme, konflikti ndërpartiak i ditës, dhe pezmi politik i seancave në Shqipëri dhe në Kosovë, ende rëndojnë këmbët tona në vrapimin drejt të ardhmes. Edhe sot sikurse atëherë, duket qartë se është e thënë të bëhet ndryshe.

Edhe nëse sot mundësitë institucionale midis shteteve tona janë objektivisht më të kufizuara, se sa energjitë dhe talentet e popullit tonë, Kosova dhe Shqipëria duhet të mendojnë jo vetëm për njëra-tjetrën, por edhe nëpërmjet njëra-tjetrës, perspektivës së përbashkët.

Dekada e fundit e këtij vendi nuk është rast për të romantizuar të shkuarën, por mundësi për të rimenduar të ardhmen.

Përvjetorët e Kosovës, nuk duhen lënë të kthehen në retrospektivë vetëkënaqësie, por të kthehen në perspektivë vetëpërsosje.

Me dëshirën e madhe që në 20-vjetorin e Pavarësisë, unë të jem sërish këtu, por atëherë thjesht si baba i Zahos, me djalin adoleshent që do të vijë të shijojë koncertin e Rita Orës së re dhe me vendosmërinë që si kryeministër i Shqipërisë të bëj gjithçka mundem për të bërë realitet atë ç’ka thashë”– tha ndër të tjera Rama.

Ështe shumë e çuditshme, se gjithë kjo deklaratë e Ramës në Kuvendin e Kosovës nuk është komentuar nga asnjë media serbe.

Por opozita shqiptare nuk ia ka lënë mangut. Edi Paloka, nënkryetari i Kuvendit, përfaqësues i PD-së ka lëshuar arsenalin “bërthamor”, tipik të opozitës.

Ja postimi i Palokës (origjinal me të gjitha pasaktësitë gjuhësore):

“Kllouni! Pasi ul te mbathurat ne cdo rast e akt ku realisht mbrohen interesat e shqiptareve, del e ben deklarata bombastike pa asnje vlere praktike e qe madje mund te demtojne interesat e shqiptareve kudo qe jetojne.

Te gjithe e mbajne mend se si me deklarata boshe nacionaliste i coi mardheniet me Greqine ne krize e ne menyre krejt te panevojshme.

Por ne momentin e pare qe ju desh te veproje e jo te flase uli te mbathurat si per varrezat e ushtareve, per detin dhe per Çamerine.

Te njejten gje ben me Kosoven. Bente shoë me mbledhje te perbashketa qeverie, pa asnje vlere praktike e reale, po nderkohe puthej e lepihej me Vucic. Deklaronte gjoja “me guxim” ne Serbi se Kosova eshte e pavarur , (a thua se po mos e deklaronte ky, Kosova do humbte pavarsine ) po nderkohe nga dashuria Rama-Vucic perfitonte Serbia qe hapte negociatat” .

Duket se Beogradi e ka nuhatur se gjithçka ndodhi sot në Prishtinë është si mesazh i politikës së brendshme dhe jo sinjal që shkon për ndërkombëtarët. Megjithatë nuk ka folur ende LSI-ja…

8 komente në ““Provokacja” e re e Edi Ramës në Prishtinë”

  1. Albani says:

    Si shqiptar i vertete kerkoj qe ky Edi Paloqa duhet te nxirret me dru nga parlamenti shqiptar se turperoj dynjane njeri fare pa shkolle ,pa kulture.injorant profesionist, fare pa vizion per te ardhmen e afert dhe te larget,me nje fjale nje IDJOT i lindur .Mjere ne me kete soje dhe sorollop qe eshte mbledhur ne ate kuvend i thençin.
    Edi Rama kete soj nuk e merr as per te pasteruare kepucet se i asaj derexheje eshte .Por nejse po durojme edhe pak!.

  2. Vezhgues BE says:

    Nuk paska pasur gjarper a kafshe me te ppshtet se Hajduti me Bllok ne Dore.

    E gjithe kjo per ego dhe pushtet e jo er interes te kombit

  3. santiago says:

    Paloqe…Edi i uli pantallonat dhe i tregoi ate”mikun ” grekeve, kurse Sala i uli pantallonat dhe u ktheu bythen grekeve

  4. GazetarBE says:

    Tradhetari i detit Jon, atdhedashuri i Koqoves .

  5. Gopisti says:

    Edi Rama eshte lideri qe i ka munguar Shqiperise per gjithe keto vite tranzicioni. Patriot dhe vizionar , qe te ben krenar. Sa per reagimin e paloqeve , nuk duhet te shqetesohet njeri, sepse edhe ligesine e tyre vec neshe ketu ne vendin tone e kane kuptuar mire edhe gjithe partneret kombetare , se cfare monstrash jane.

  6. vlora.vlora says:

    Edi Rama te pakten ne politiken e jashtme ka pasur tope sic themi ne ,,,Meta kurva berisha basha e shiten kete vend si te serbet dhe te greket .

  7. Xoxo says:

    Haha santiagooo ??

  8. Timi says:

    Gjeja me e bukur eshte qe popullu i njeh shume mire keto paloqet e gridakurvat prandaj nuk ja fut ne pordhe fare… le te lehin di qente Edi te ece perpara!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje