"Rruga e vetme kundër korrupsionit, arrestime si në Rumani, Kroaci e Bullgari. Deri tani FBI ka gjetur mbi 5 miliardë Euro e Dollarë të..."

18 Shkurt 2018, 15:37Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Midis kohës që vjen dhe kohës që ikën, është një veprim i dukshëm dhe me sukses shoqëror ai që e bën një njëri të panjohur të njohur.

Por, që koha të ndryshojë për një shtet a për një komb, në mënyrë që ky të dalë pastaj nga stanjacioni ekonomik: forca duhet të flakë njerëzit që e bllokojnë gjendjen me stanjacion të imponuar.

Shqipëria sot është në stanjacion, dhe ka njëzet vjet kështu.
Ç’duhet bërë?

l.Korrupsioni ka bllokuar gjithçka. Është nivel i i ulët i intelektit politik shqiptar që ka sjellë këtë gjendje. Por, edhe pse sot, me ndihmë ndërkombëtare është formuluar juridikisht deri në një kushtetutë të re Reforma shqiptare, sërish ajo ka pengesa.

Pengesat vijnë nga pushtetarët e korruptuar, të cilët tani, edhe pse zihen në debate fyese me njëri-tjetrin, janë të bashkuar kundër Reformës.

Ata që nuk kanë pushtet ekzekutiv, Meta dhe Berisha, vinë qark e vërdallë për të gjetur mbështetje në Beograd dhe Athinë, kurse Edi Ramë është lëshuar drejt Stambollit, për të garantuar mjete financiare që, nëse do t’i vihet embargo nga Uashingtoni dhe Berlini për bllokimin e Reformës nga ai vetë, ky ta gjejë mundësinë e sundimit me paratë e Erdoganit.

Rama është jashtë çdo arsyeje politike, ai sot është një nën mediokër keqdashës që, në jerm, mendon se sundimi i tij është vlerë më e madhe se pasuria dhe jeta me mirëqënie e shqiptarëve.

Ja, kjo është gjëndja e sotme në Shqipërinë që po pret të reformohet.
Atëherë:

ll.Pyetja që duhet ngritur këtu është kjo: nëse Rama e thellon këtë rrugë për të bllokuar Shqipërinë dhe për të dalë jashtë doktrinës politike perëndimore të Shqipërisë postkomuniste, për të shkuar në Lindje, çfarë pritet të bëjë kundër tij politika amerikane?

Politika amerikanë tani e ka të zgjidhur se, duke pasur me vete e në mënyrë krejt të qëndueshme edhe Prokuroren e Përgjithshme, edhe ministrin e Brendshëm, madje edhe Kryetarin e Kuvendit, e ka gjithçka të zgjidhur me procedurë ligjore, pasi korrupsioni duhet të goditet me arrestimin e personave të rangjeve të larta. Rama nuk ndërhyn dot këtu.

Plus kësaj, duhet që edhe organet e vetingut të eliminojnë me veprime drastike gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

lll.Deri tani po kuptohet se nuk ka rrugë tjetër për të shpëtuar gjendjen veç aksiomës së famshme të Fushesë: Arrestoni !

Në fakt kjo ka qënë rruga e ndjekur edhe në Rumani, edhe në Bullgari, por edhe në Kroaci. Prandaj sigurisht që kjo duhet të jetë edhe rruga shqiptare

Menjëherë pas pastrimit të gjyqtarëve të korruptuar, dhe pas zëvendësimit të shpejtë të tyre, duhet të nisë goditja penale drastike bashkë me konfiskimin e parave dhe pasurive të korrupsionit.

Deri tani, FBI ka gjetur mbi 5 miliardë Euro e Dollarët të korrupsionit shqiptar; ajo ka identifikuar mijëra hektarë te grabitura me imponim shtetëror. Nga kërkimet deri tani janë të gatshme për t’u konfiskuar me ligj 5 miliardë dollarë dhe euro, të depozituara nëpër banka jashtë Shqipërisë. Por janë po kështu në rrugën e konfiskimit edhe mijëra hektarët e grabitur, shumica të rregjistruarë me emra të varfërish që befas iu ka mbirë te dera një pronë.

Sigurisht që, mbi të gjitha duhet të vihet sekuestro ndërkombëtare, se në fakt këto janë para të popullit shqiptar, dhe është provë e pakundërshtueshme që këta pushtetarë të mund të depozitojnë 5 miliardë Euro nëpër bankat e huaja, pa pasur lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar.

Është e kuptueshme gjithashtu që ky proces do të fillojë bashkë me proceset penale të krimit të organizuar shqiptar, i cili është i vërtetuar që ka qenë në partnership me korrupsionin e lartë shtetëror të të dy krahëve të politikës Shqiptare.

Kurse, Uashingtoni duhet ta ketë qartë, dhe sigurisht që e ka të qartë, që, shqiptarët do ta presin me eufori, me shprese, me besim dhe me përkrahjen e tyre masive goditjen antikorrupsion të niveleve të larta shtetërore.

Në një vështrim historik, përsëri Uashingtoni po del çliruesi i shqiptarëve; sepse sot është mëse e kuptueshme që, shpëtimin nga korrupsioni banditesk shtetëror i niveleve të larta, shqiptarët do ta konsiderojnë si një çlirim nga një zgjedhë vdekjeprurëse, njëlloj si edhe çlirimin e shqiptarëve të Kosovës nga rreziku i genocidit serb.

Në të vërtetë, ky është gjykimi më i saktë për historinë e miqësisë strategjike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

26 komente në ““Rruga e vetme kundër korrupsionit, arrestime si në Rumani, Kroaci e Bullgari. Deri tani FBI ka gjetur mbi 5 miliardë Euro e Dollarë të…””

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    hahahaha,nje doktor ju lutem,”avokado” eshte ne rrezik……………

    1. Hoxh Armandi says:

      Pse i jepet kaq shume hapesire ne medien turkoshqiptare nje njeriu qe as e oyet njeri, as ka gje ne dore?

    2. janulla says:

      ik tutje e pisi janulles….

    3. Edi says:

      Edvin rama alias coape kuq super i korruptuar duhet futur ne burg per pengim te hetimeve ndaj krimineleve sali dhe ilir

    4. Une... ti... ne te gjithe... says:

      O spartak na cave derrin! Njesoj si enveri me shokun stalin e shokun mao!

      Keto meselete e te huajve i keni pergjak ju zgrromalaret e politikes dhe letrave shqiptare.

      Nuk.i rruhet kujt se si jetojne shqiptaret pasi amerika dhe evropa kane njeresz te tyre ne skamje dhe nevoje disa dhjetra here me shume se sa ka shqiptare planeti.

      Jane shqiptaret o trap qe duhet te bejne shqiperine. Por jo shqiptaret qe dalin dhe lehin kuturu pasi i hedh saliu dhe edi ne kosh te plerave.

      Jane ata disa qindra mijera shqiptare qe jetojne ne shqiperi dhe qe duhet te organizohen per tu ulur kembe kryq nees te tiranes deri sa te te parakalohen me pranga ne duar bastardet e shqiperise.

      Nuk i rruhet kujt nese ne futemi ne evrope. E shumta qe bejne te huajt u heqin vizat, por shqiperia eshte nje parajse e vertete pr te jetuar si i pasur dhe pa pune. Rruajuni topet te medhenjeve perderisa nuk organizoni te vegjelit e popullit radhe.

  2. Timi says:

    Taku ke rrjedhur fare!

    1. Shkullaku Uturaku says:

      Keshtu thate ne fillim po Tikut po i ngushtihet laku. Pastaj do nxjerre shoket ai. Mos e kruj me USA or ti se te del gjak

  3. Albani says:

    Rruga e duhur eshte,por mos na flit per Bullgari dhe Rumani,dy te fundit e BE-se qe qelben korrupsion.
    Ne qofte se me luften ndaj korrupsionit do te behemi dhe ne Rumani,atehere ne djall vafte reforma dhe zbatuesit e saj.

  4. vaso says:

    Avokat:Korrupsioni vendor bllokon te huajt,ne na cliron,na ndihmon te levizim.
    Ligjet duhet te ndryshojne,ligjet baze si p.sh ligji i prones.Por kjo s’behet me tani.E ka marre ferra uraten.Pse gerthet?

  5. Mallisti lazaratit says:

    Avokot, te lutem ver doren ne zemer dhe ndaje dhe me ne ate qe paske pire para ketij shkrimit se qenka mall i papare.
    Pupupu ca ylberesh fantastike.
    O njebrirshoooo

    1. XheJ eN Bi says:

      Vladimir Dushnikut….
      Bëre një çarçaf dhe volle vrrer kundra Ramës vetëm për të nxjerë në” dritë” ankesën tënde.
      Nuk ma do mendja se e ke votuar Ramën ,se kur.e pe.në një 4 vjeçar që nuk të pëlqeu nuk mund ta votoje në mandatin tjetër.Nuk je në gjëndje të kuptosh se Kryeministri nuk e bën Reformën në Drejtësi .Flet në çarçafin që ke bërë vetëm fjalë të përgjithëshme pa sjellë shëmblla .Të vetmin shëmbëll bie rastin e djalit.
      Ashtu si djali yt eshtë jashtë shtetit ,jam edhe unë.
      Për kohën që shkojë në Gushtë paguaj m3 që konsumojë me taksat ,kurse për 11 muajt e tjerë nuk paguaj asnjë qindarkë.Nuk besojë se ka ligje të tjera Tirana ?

  6. Vladimir Dushniku,pensionist. says:

    Leter e hapur kryeministrit te Shqiperise,zotit Edi Rama.

    O si nuk kam një grusht të fortë
    t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë”
    Migjeni:Recital i Malesorit.

    Eh sikur ta dinte Migjeni i madh,se keto vargjet e tij do te ishin akoma realitet i hidhur edhe ne ditet e sotme ne nje Shqiperi qe krekoset se eshte demokratike,do te ngrihej perseri nga varri !
    Zoti kryeminister!
    Me te drejten qe me jep Kushtetuta e RSH-se ,po ju drejtohen publikisht,meqenese te gjitha rruget e tjera te komunikimit me ju nuk kane funksionuar!
    Ju kemi votuar per te qeverisur vendin,por ne fakt ju,si gjithe para ardhesit tuaj , vetem e keni sunduar dhe vazhdoni ta sundoni kete vend!
    Dyshoj se ju dhe te tjeret qe keni grumbulluar rreth vetes jeni pushtuar nga deliri i madheshtise dhe ndonese jeni parti qe “grabisni” votat e fukarenjve te majte,ne fakt zbatoni ate qe populli yne nder shekuj e ka stigmatizuar me fjalen e urte se “bark ngopuri nuk e kujton bark pa ngopurin”!
    Keni kohe qe trumbetoni me te madhe se po punoni per te luftuar peshkaqenet,por ju nuk doni te shikoni se “karkalecat ” rrogtare kane bere e po bejne kerdine ne popull me shume se ata!
    Ju perbetoheni se po luftoni korrupsionin dhe padrejtesite ne sistemin e drejtesise,por nuk keni kuptuar akoma se te dy keto te keqia te medha qe kane rrenuar shtetin shqiptar deri me sot ,nuk e kane zanafillen vetem tek sistemi i drejtesise ,por se pari tek administrata e kalbur shteterore e supermbushur me militante te pa afte , qe nuk punojne per shtetin e sipas ligjeve, por sipas “maliqeve”!
    Deri dje e ndanit pushtetin me “vellezerit siameze” njelloj sic ndahej ne mesjete e me tej placka e luftes midis fitimtareve,ndersa tani ne “tepsine” vetem tuajen shteterore ekziston po i njejti mentalitet!
    Shkodranet kane nje fjale popullore ,qe i shkon per shtat administrates se sotme shteterore:”Te drejte ke,por gje nuk te takon”!
    Ne shtetin e sotem i eshte dhene mundesia cdo rrogtari,qe te shkele ligjet,te beje padrejtesi dhe korrupsion sa te doje sepse hallkat e kontrollit ne te gjithe piramiden shteterore nga lart e deri poshte nuk funksionojne.
    Kjo ndodh keshtu sepse ju keni nxjerre jashte perdorimit sensoret e nevojshem jetike, qe do te mund t’u tregojne juve se si funksionojne te gjitha hallkat e pushtetit tuaj : -Pritjet e popullit dhe letrat e tyre te ankimit!
    Kjo eshte e barabarte per nga rrezikshmeria me ate qe beri Sali Berisha ne 21 janar, qe pasi fshiu te gjitha regjistrimet nga serverat e kryeministrise , vuri ne aktrim jeniceret e tij ne drejtesi,shendetesi ,media etj dhe ju akuzoi personalisht se i kishit vrare ju te 4 protestuesit fatkeqe!
    Dhe ne se nuk do te ishte, per fatin e te gjithe popullit shqiptar dhe drejtesise , filmimi i te vetmit gazetar trim , Artan Hoxha,askush nuk do ta merrte vesh jo vetem te verteten e atij krimi shteteror ,por mbase as ju nuk do ishit sot kryeminister e pa cudi te madhe ndoshta do t’u kishin futur edhe ne burg.
    Ne se ju dhe administrata e juaj do t’i vleresonte me kete llogjike ankesat e popullit,ju do te zbulonit me mire, se cdo kontroll shteteror se si funksionon administrata publike duke i “prere koken” padrejtesive dhe korrupsionit,qe ne rrenje.
    Sot nuk ben pritje populli as kryeministri,as ministrat,as kryetari i Bashkise Tirane (me nje popullsi prej gati 1 milion banore ) dhe as drejtoret poshte tyre!
    Ju mund te justifikoheni me ate se keni mbushur institucionet shteterore me dhjetra apo qindra rrogtare qe vegjetojne ne te ashtuquajturat drejtori apo zyra te ankesave,te komunikimit apo maredhenieve me qytetaret, bile akoma me shume mund te mburreni me tollumbacen qe keni ne kryeministri me emrin sugjestionues “Shqiperia qe duam” , se keni te punesuar ne administrate qindra juriste,se komunikoni ne facebook me qytetaret etj, por se cfare efikasiteti kane patur keto zyra e keta rrogtare ne mbrojtje te ligjshmerise ,zgjidhjen e halleve te popullit dhe informimin e hallkave te shumta eprore ne tere piramiden shteterore lidhur me padrejtesite ndaj qytetareve dhe korrupsionin e pushtetareve,ky mund te quhet vetem nje deshtim i plote!
    Ju vete e pranoni se ka korrupsion ne administrate,por kjo eshte vetem pasoja,ndersa shkakun nuk e keni gjetur ose nuk doni ta gjeni per arsyet qe i dini vete.
    Eshte tashme aksiome,zoti kryeminister se nuk mund te lulezoje korrupsioni, ne se nuk ka shkelje ligjore, ne se nuk behen padrejtesi, ne se nuk sorollaten qytetaret ne zgjidhjen e problemeve te tyre!
    Dhe kjo vjen se ne te gjithe piramiden shteterore punesohen njerez militante,te pa afte,qe jo vetem nuk punojne per shtetin,por edhe nuk e kontrollon njeri punen e tyre!
    Deri me sot kemi degjuar se ju doni te kapni e te denoni personat e korruptuar,pra i kerkoni ata pasi te kene bere gjemen duke vjedhur shtetin dhe hallexhinjte e jo duke ua nxire jeten atyre sapo te bejne tentativen e pare kriminale!
    Dhe ne se doni seriozisht t’ia beni sketerre jeten te korruptuarve ne administraten shteterore,kete gje mund ta beni vetem duke ua bere “shesh me lule” qytetareve qe te ankohen ne cdo kohe,me cdo menyre,me te gjitha mjetet e ne te gjitha zyrat shteterore ku e gjykojne dhe besojne se do u japin drejtesi.
    Komunikimi i juaj ne facebook apo ne twiter nuk eshte nje mundesi ankimi per shumicen e popullit,pra per ata qe mund te jene viktimat me te mundeshme te padrejtesive e korrupsionit shteteror,por u sherben juve per konsum mediatik.
    Te ashtuquajturit shtet shqiptar ne keto 27 vjet nuk i vjen turp,qe me shume investigime dhe denoncime ka bere emisioni investigativ “Fiks fare ” i Top Channel-it me gazetare te afte e te perkushtuar ndaj detyres , bile pa qene as juriste se sa me qindra te tille ne administraten shteterore !
    Eshte kjo arsyeja pse qytetaret me shume kane besim te ankohen tek ky emision se sa tek shteti!
    Bile edhe rrogtaret tuaj dridhen kur u thua se do t’i drejtohem “Fiksit” se sa te ankohesh tek eproret e tyre te cdo rangu qofshin ata!

    Ilustrimin me te plote te ketyre denoncimeve qe po bej e gjeni me te gjithe shemtine e tij ne Bashkine e Tiranes.
    Jane sajuar aty dy drejtori me emertime bombastike si ajo e “Komunikimit me Qytetaret” dhe ajo e “Maredhenieve me Publikun ” ,qe fatkeqesisht vetem me qytetaret e me publikun nuk kane asnje komunikim e asnje maredhenie !
    Me kontretisht:
    Ne prill te vitit 2017 djali im beri kerkese ne UKT per mbylljen e kontrates se furnizimit me uje per arsye te largimit me banim dhe pune ne SHBA!
    Kesaj kerkese as sot (pas 10 muajsh) UKT-ja nuk i eshte pergjigjur me shkrese zyrtare ,per me teper qe vazhdon te dergoje edhe faturat per pagesen e taksave vendore.
    I jam ankuar edhe kryetarit te Bashkise Tirane z.Veliaj,qe me shume e shpenzon kohen duke mbjelle peme dhe nuk ka kohe te merret me letrat e popullit,por rrogtaret e tij ne vend qe te verifikojne bazen ligjore mbi te cilen kam bere ankesen dhe te vene para pergjegjesise rrogtaret arrogante te UKT-se,jane mjaftuar duke luajtur rolin e postjerit duke ia deleguar po UKT-se qe ta gjykojne ankesen time!
    Pra i luten “ujkut te pranoje se e hengri apo jo qingjin”!
    Me pas u jam ankuar edhe juve si kryeminister per UKT dhe Bashkine Tirane per kete shkelje ligjore dhe padrejtesi,por ne pergjigje te ankeses time drejtoria e Maredhenieve me Publikun ne kryeministri me njofton se edhe ajo me te njejten metode , ate te postjerit perdori , duke ia deleguar perseri UKT-se ta gjykoje ankesen time!
    Ne se do te njiheni ju apo juristet tuaj me korespondencen time disa mujore me UKT-ne,drejtorite e Bashkise Tirane ate te Maredhenieve me Publikun dhe ate te Tatimeve dhe Tarifave vendore,do te kuptoni se te gjithe keta rrogtare jane jo vetem te pa pergjegjshem profesionalisht,por edhe te pa afte juridikisht!
    Une ia kam arsyetuar ankesen time bazuar ne aktet ligjore e nenligjore aktualisht ne fuqi,ndersa justifikimet dhe kundershtimet e tyre i kane bere kacakshe,pa asnje reference juridike!
    Djali im i ka kerkuar UKT-se qe te mbylle kontraten me kete ndermarje me te drejten qe i jep Kodi Civil i RSH-se,neni 659,ne pjesen per kontratat,qe percakton se,”Kontrata eshte veprim juridik me ane te se ciles nje ose disa pale krijojne,ndryshojne ose shuajne nje maredhenie juridike”!
    Sipas ketij ligji UKT nuk ka asnje te drejte ligjore te vendose veton arrogante duke e kundershtuar ate pa asnje reference ligjore!
    Por edhe drejtorite perkatese te Bashkise Tirane,ne vend qe te ballafaqojne ankesen dhe referencat e mija ligjore ,mbi bazen e te cilave kerkoj drejtesine,me veprimet e rrogtareve te UKT-se,mjaftohen duke me dhene kete pergjigje skandaloze:
    _”Kontrata e lidhur me UKT-ne per nje godine te caktuar mund te mbyllet vetem ne rastin kur godina nuk ekziston me “!
    Nje pergjigje te tille,pa iu referuar realitetit dhe asnje akti ligjor apo nenligjor eshte e denje vetem per ndonje brigadier te ish kooperativave bujqesore e jo rrogtareve te nje Bashkie kryeqyteti e te nje shteti qe aspiron per t’u bere pjese e BE-se e qe paguhen me taksat tona me rroga milionere!
    Keta te mjere akoma nuk e dine se kontratat per furnizimin me uje nga UKT lidhen me kerkesen e vete qytetareve ,per cdo familje vecmas dhe jo per te gjithe godinen 10 kateshe!
    Pra si e tille kontrata mund te mbyllet qofte edhe nga njera pale,ne cdo kohe e pa asnje kusht.
    Nga ana tjeter,ku e gjejne referencen keta rrogtaret arrogante te UKT-se qe, ne vend qe t’i pergjigjen kerkeses se qytetarit per mbylljen perfundimtare te kontrates, na sugjerojne jo mbylljen por “pezullim kontrate” dhe kete sofizem e shesin si detyrim ligjor duke faturuar taksat vendore?!
    Kuptohet se e gjithe kjo loje me mos mbylljen e kontrates behet me qellimin djallezor qe te xhvatin qytetaret gjoja demokratikisht duke faturuar taksat vendore.
    Nga ana tjeter edhe pretendimi i tyre ,se djalit tim i takon (sipas tyre ) te paguaje taksat vendore,pa iu referuar aspak vendimit nr.59/2015 te Keshillit Bashkiak Tirane,ne pjesen per taksat e pastrimit ,largimit te mbeturinave dhe tarifes se perkoheshme per infrastrukturen arsimore, verteton jo vetem pa aftesine e tyre juridike,por edhe arrogancen shteterore!
    Ja cfare percakton vendimi ne fjale:
    -“Tarifes se pastrimit dhe largimit te mbeturinave dhe takses se perkoheshme per infrastrukturen arsimore i nenshtrohen te gjithe familjet,personat fizike ose juridike,vendas ose te huaj,qe banojne dhe ushtrojne veprimtari ekonomike brenda teritorit te Bashkise se Tiranes”!
    Por djali im as banon e as punon ne Shqiperi dhe si i tille nuk i takon t’i paguaje keto taksa!
    Por rrogtaret e UKT-se dhe ata te Bashkise Tirane nuk dine ose nuk duan ta lexojne dhe interpretojne shqip kete percaktim,por hidhen “dege me dege” dhe me kthejne se fundi nje pergjigje karagjoze se,”Djali i juaj nuk hyn ne kategorite e personave qe perjashtohen nga detyrimi i pageses se taksave vendore”!
    Edhe per te qeshur,por edhe per qare eshte kjo pergjigje ,qe tregon mjerimin e tyre bashke me dhunen shteterore e mbrojtur me sofizma!
    Vertet djali im nuk hyn ne kategorite qe perjashtohen nga pagesa e ketyre taksave sepse nuk eshte as invalid e as pensionist dhe ai as e ka shtruar kete gje ne kerkesen e tij!
    Ai ka kerkuar mbylljen perfundimtare te kontrates e cila do te thote se nuk deshiron te kete asnje maredhenie kontraktuale apo detyrim me UKT-ne .
    Duke perdorur llogjiken e cartur te ketyre karagjozeve kam te drejten edhe t’i pyes:-“Po te vdekurit,zoterinj “humoriste”, meqenese nuk perfshihen ne kategorite qe perjashtohen nga ky detyrim,a vazhdoni t’i taksoni pas vdekjes” me taksat vendore ?!
    A ka juriste kjo Bashki,qe t’u mesoje ketyre rrogtareve te pa afte, se personat ,qe perfshihen ne “kategorite qe perjashtohen nga pagimi i taksave vendore” jane persona qe banojne detyrimisht ne teritorin e Bashkise Tirane dhe jane kliente te UKT-se,ndersa rasti i djalit tim nuk hyn fare ne kete arsyetim djallezor,se ai as banon e as punon ne Shqiperi!
    Por humoristet e Bashkise Tirane (konkretisht drejtori i DPTTV-se z.Arli Naska),kane harruar se ne nentor 2017,pas kembenguljes time te arsyetuar ligjore,u terhoqen ne arrogancen e tyre dhe me kerkuan me se fundi qe t’u vertetoj shkreserisht se djali im nuk eshte rezident ne Tirane,per t’a hequr perfundimisht nga detyrimi per keto taksa!
    Dhe kete nuk e bene qe ne prill 2017 kur u be kerkesa,por pas 10 muajsh duel shkresash me mua!
    Ia dergova me poste drejtorit te DPTTV-se, z.Arli Naska kontraten e banimit dhe vertetimin e institucionit ku djali im banon dhe punon ne SHBA,por nga rremuja qe kane ne koke dhe ne punet e tyre te perditeshme ,akoma pretendojne se nuk ia paskam derguar keto shkresa!
    Mire qe shkresat gjoja nuk ia paskam derguar,po shkresen zyrtare per mbylljen e kontrates ne pergjigje te kerkeses se bere para 11 muajsh,perse nuk e dergojne,ne menyre qe te hapim ceshtje gjyqesore me keta rrogtare te mjere?!
    Perfundimisht e kuptoj fare mire se tere kete rrumpalle antiligjore keta rrogtaret arrogante te UKT-se dhe te pa aftet e Bashkise Tirane,meqenese te gjithe jane treguar te nje “prerjeje”,e bejne qe te shmangin nje precedent te kesaj natyre,sepse dyshoj se keshtu do kene vepruar edhe me xhvatjen e miliardave leke nga miliona emigrante shqiptare qe as banojne e as punojne ne Shqiperi,por qe detyrohen me dhune te paguajne padrejtesisht keto taksat vendore,se ndryshe shteti demokrartik te burgos!
    Keshtu bejne keta te UKT-se edhe me mashtrimin qe bejne me faturat e ujit, te cilin na e faturojne per “uje te pijshem” kur ai nuk eshte i pijshem!
    Kjo gje i ka sjelle qindra mije banoreve te Tiranes,qe pervec pageses mujore per ujin e pa pijshem UKT-se ,qe shkon rreth 20 mije leke te vjetra per nje familje pensionistesh,te shpenzojne edhe rreth 100 mije leke shtese per te blere uje te pijshem dhe per gatim ,qe perben nje rrenim total te familjeve tona!
    Ia vlen, qe jo vetem KLSH-ja ,te ushtroje zbatimin e ligjshmerise ne UKT,por edhe Prokuroria e Pergjitheshme te hetoje per kete mashtrim me permasa skandaloze qe UKT i ka shkaktuar qytetareve per vite me radhe,ndonese vazhdojne te ngulmojne se do te rritin akoma cmimin e ketij uji qe e shesin per te pijshem!

    Vladimir Dushniku,pensionist.
    Tirane,me 18.02.2018

    1. Kryeministri Shqiptar says:

      I dashur Vladimir,

      E lexova me shume interes letren tende dhe deshiroj te ndaj me ju lajmin se do i japim zgjidhje hallit tend shume shpejt. Nderkohe, ti vazhdo posto letra carcaf te tema se ne te gjithe syte ketu i kemi.

      1. Grigor says:

        Ha ha ha. Je i madh, por edhe me vjen keq te tallem me kete Vladimirin, sepse eshte njeri i ndershëm, i drejtë. Ai perfaqëson tere shtresën e popullit qe punoi ndershmerisht ne socializëm, dhe dolën si rruar qethur ne “demokraci” si pasoje e naivitetit te njeriut te drejtë.
        Shpresoj Vladimiri t’a marre me sportivitet shakane tende.

      2. Kallaballek says:

        Naltmadhenise se Tij “Kryemisrit shqiptar”!
        Kam kenaqesine e patreguar,qe ne emer te popullit tim te Arktikut,t’a pershendes perzemersisht gatishmerine tuaj per t’i zgjidhur hallin te vetmit shqiptar,qe eshte ankuar deri me sot kunder qeverive demokratike ne keto 28 vjetet e lumturise se ameshuar!
        Protestat e bera nga te gjitha opozitat kane qene vetem shfaqje te kenaqesise popullore ndaj demokracise tuaj,ndersa plumbat ne 21 janar u harruan shpejt se ato u ngaterruan qellimisht sepse ishin vetem fishekzjarre!
        Me nderime qiellore,kryeministri i Sulltanatit te Arktikut te Veriut,Kallaballek Ushkur!

  7. Epo kjo pune! says:

    taku cfare di na e thuaj se me letra Rama ka qene pro reformes, ndersa te tjeret e bejne muuu qe jane kunder, mos na ler ne erresire se nuk na shkon as buka e as rakia i thane te madhit Safa Ymeri, keshtu dhe ti, zbrazu tamam

  8. Iliri says:

    Avokat kam respekt per ty por kohet e funditca gjera i thua mire megjithese pak tw ekzaxhiruara ndersa ca te tjerave ja fut kot dhe e ben si puna e lopes .Nje gje eshte fare e kuptueshme qe nqs nuk do e donte Edi Rama reformen nuk e bente ndersa ti thua te kunderten.Nuk e di ose ke hatermbetje me Ramen ose e ke nga mosha se ato qe thua jane brockulla nuk ti beson njeri

  9. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Vazhdon avokati me keto ereksionet e tij intelektualo-agjenturore. FBI-ja mesa duket nje kopje te raportit javor ia cojn Trump e nje kopje avokatit.

  10. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Vazhdon avokati me keto ereksionet e tij intelektualo-agjenturore. FBI-ja mesa duket nje kopje te raportit javor ia cojn Trump e nje kopje avokatit…

  11. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Vazhdon avokati me keto ereksionet e tij intelektualo-agjenturore. FBI-ja mesa duket nje kopje te raportit javor ia cojn Trump e nje kopje avokatit….

  12. Simon Vrusho says:

    POPULLI NUK KA AS 5 KACIDHE,
    ATA TALLEN E ZDËRHALLEN ME 5 MILIARDË DOLLARË TË VJEDHUR…

    Ndërsa populli i mjerë dhe i mjeruar, i varfër dhe i varfëruar, i sëmurë dhe i sëmurur, i lodhur dhe i stërlodhur, i vuajtur dhe i stërvuajtur, i lënguar, i raskapitur, i drobituar, i robtuar e i robëruar nuk ka as 5 kacidhe që të blejë një kore bukë thatë e një dorë ilaçesh të skaduara, të paguajë korentin e një llampe të mekur dhe një pikë ujë të ndotur, myteberët hajdutë e harbutë të tranzicionit kriminal shqiptar tallen e zdërhallen me 5 miliardë dollarë të vjedhur, me qindra e mijëra makina luksoze, vila, hotele e superhotele, duke mos lënë pika turistike nga më sharmantet anembanë botës, nga brigjet argjentinase në Sidnej, nga Palma De Majorka në Karaibe, nga Arizona në Qipro, nga Tailanda në San Trope…

    Por, mjaft më! Mjaft më!
    Vjen një orë kur ora nuk e tregon më orën, ora nuk e tregon më kohën, se koha ka ngecur… Edhe koha ka vajtur në mur!
    Akrepat nuk lëvizin më, nuk e shtyjnë kohën më se koha e korrupsionit ka mbaruar!
    Tani ka filluar Ora e Madhe e Ankthit për ta!
    Tani fillon Simfonia e Prangave, fillon drejtësia.

    Ashtu si kura eleminon sëmundjen, tani ndëshkimi eleminon krimin.

  13. mergim tari says:

    AVOKAT

    UNE KAM NJE IDE SI TE BEHET PASTRIMI I PLOTE. LIGJI I TANISHEM NUK PASTRON SHOQERINE. NESE LEXON KETE MESAZH KALOJANI AMERIKANEVE PER TE BERE FAZEN E DYTE DHE TE FUNDIT TE PASTRIMIT NGA KRIMINELET DHE KEQBERESIT E SHQIPERISE.

    AVOKAT

    PASI TE BEHET FAZA E PARE UNE DO TE KISHA KETE IDE.

    TE GJITHE SHQIPTARET QE KANE PASURI 100 MIJE EURO E ME SHUME, DUHET TE BEJNE NJE DEKLARIM QE E KANE VENE KETE PASURI ME PUNE TE NDERSHME DHE TE TREGOJNE BURIMIN E PASURISE.

    NE TE KUNDERT, ATA QE NUK E JUSTIFIKOJNE DOT PASURINE TE DENOHEN NGA 10-15 VJET BURG, PA TE DREJTE APELI PER 7 VJET. ATA QE NUK JUSTIFIKOJNE DOT PASURIN E MBI 100.000 e 1 EURO, TE DENOHEN NGA 20 VJET DERI NE BURGIM TE PERJETSHEM, PA,TE DREJTE APELI PARA 15 VJETESH. KJO SIPAS RASTIT, DMTH SIPAS SHUMES QE NUK JANE NE GJENDJE TE JUSTIFIKOJNE. KETO PERCWKTOHEN ME NENELIGJE.

    NE KETE PASURI NUK DUHET TE PERFSHIHET VLERA E SHTEPIVE QE SHQIPTARET PRIVATIZUAN NE VITIN 1993 A 1994 KUR ATEHERE U PRIVATIZUAN ME 140 DOLLARE E SOT MUND TE KUSHTOJNE 30.000 – 40.000 EURO.

    KJO ME SIPER BEN QE DEKLARIMI I PASURISE TE BEHET JO VETEM NGA PROKURORE, GJYQTARET, POLITIKANE, POR EDHE NGA AVOKATE, NOTERE, BIZNESMENE, PROFESORE, OFICERE POLICIE E DOGANASH, APO EDHE RRUGAÇE QE PA PUNUAR ASNJE DITE KANE BIZNESE, MAKINA TE BLINDUARA. KETU PATJETER DO TR DEKLAROHEN EDHE BIZNESMENE E ÇDO LLOJ PASANIKU QE KA PASURI 100 MIJE EURO E SIPER.

    ESHTE SHUME E LEHTE PER TI GJETUR.
    PSH NESE NJE OFICER DOGANASH KA NJE SHTEPI QE KUSHTON 300.000 EURO, A NUK DUHET EDHE AI TE TREGOJE SE NGA I GJETI PARET QE KA BERE ATE SHTEPI…..

    VETEM KESHTU DO TE KETE PASTRIM TE VERTETE. PRA CDO NJERI QE KA PASURI MBI 100.000 OSE 150.000 EURO.
    PASTAJ MUND TE DEGJONI EDHE GALLATA TE TIPIT, MI KA FALUR GJYSHJA (SIÇ THA AJO GJYKATESJA IDIOTE) OSE TE TJERE MUND TE THONE, I GJETA NE SUNDUK TE VJEHRRES, ETJ…..,

    BEJENI KESHTU VETTINGUN. DO TE SHIKONI QE BURGUT TE GJATE DHE SEKUESTRIMIT TE PASURISE NUK KA PER TI SHPETUAR ASNJE. AS FULLLANI, FULLANI ORE, AI BANDITI QE PASI MENDOHET SE VODHI MIRE BANKEN, HODHI NE GJYQ SHTETIN SE JU CENUA MORALI. DHE NJE GJYQTAR, QE NK DUA TI VE EPITET, SE VETE EMRI I TIJ ESHTE EPITET I TE KEQES, E NXORI TE LARE, I DHA 20 E CA RROGA ETJ…. FULLANIT QE DUKET SE ESHTE HARRUAR. UNE NUK E HARROJ. SE NUK HARROJ DJALIN E TIJ TE FELLLIQUR QE DILTE ME ORA ROLEX, ME MAKINA QINDRA MIJJRA EURO E QE ME PAS I VINTE VULEN PASURISE DUKE NGJITUR NE BALLE 500 EUROSHET PA FUND.

    NUK KANE PER TI SHPETUAR.
    ÇOJENI KETE MESAZH NE VESH TE AMERIKANEVE AVOKAT. MOS TE TE VIJE FARE KEQ EDHE PER NDONJE QE MUND TS MENDOSH SE E KE SHOK E QE MUND TA HAJE. LE TA HANE TE GJITHE, TE GJITHE NE BURG. NUK JANE SHUME. MUND TE JENE VETEM 3-4 % E SHQIPTAREVE. POR DO TE KTHEJNE PLACKEN E VJEDHUR AVOKAT, EDHE PARET QE KANE NEPER BANKA.

    ME ATË PLAÇKE DO TE KENE MUNDESI QE PENSIONISTET TE JETOJNE SI NJEREZ, QE FEMIJET TE KENE ME SHUME SHKOLLA, QE TE KETE SHUME ME SHUME QENDRA SHENDETESORE DHE SPITALE. JU THONI SE JANE ME SHUME SE 5 MILIARDE EURO. ME ATO LAJME EDHE BORXHIN DHE BEHEMI VENDI I VETEM NE BOTE PA LAKUN E BORXHEVE.

    MBI TE GJITHA AVOKAT NUK DO TE GUXOJE NJERI NE TE ARDHMEN TE BEJE KRIME, VJEDHJE NE KURRIZ TE NEJREZVE TE NDERSHEM, NE KURRIZ TE PENSIONISTEVE QE PAGAUJNE DRITAT, UJIN, QERANE DERI NE QINDARKEN E FUNDIT, DERI NE DHIMBJE. KRAHASO DJALIN E FULLANIT ME PENSIONISTIN QE I DRIDHEN DUART PER TE HEQUR MENJANE PARET E NGROHJES DHE ATO TE BUKES AVOKAT.

    DHE NE FUND. EDHE NJE NEN I FUNDIT QE DIKUSH TUA COJE EDHE KETE NE VESH AMERIKANEVE AVOKAT.

    TE GJITHE QE NUK DO TE JUSTIFIKOJNE DOT ATE PASURI QE I KALON 100.000 EUROT, OSE QE DO TA FSHEHIN PASURINE, JO VETEM QE DO TU MERRET/SEKUESTROHET GJITHCKA…..
    POR
    *NUK U LEJOHET TE PUNOJNE PERSERI NE SEKTORIN PRIVAT. PRA SNJE FAMILJAR, MIK, A SHOK NUK MUND TI PUNESOJE. NDERSA NE SEKTORIN SHTETROR U LEJOHET TE PUNOJNE VETEM NE PASTRIM TE QYTETIT, PRA NE GRUMBULLIMIN E PLEHRAVE DHE PASTRIMIN E RRUGEVE, GJITHMONE KUR TE HAPEN VENDE PUNE NGA BASHKIA.
    *U SEKUESTROHEN GJITHE BANESAT QE KANE DHE U KRIJOHET MUNDESIA TE JETOJNE VETEM NE CADRA OSE NE RULOTA (ATYRE FAMILJAREVE QE I SHPETOJNE BURGUT)
    *NESE NDONJE ANETAR I FAMILJES, PRA VELLEZER, MOTRA, KUSHERINJ E ETJ…, THONE QE DO TI NDIHMOJNE ME PARE, USHQIME, VESHMBATHJE, AUTOMATIKISHT CDO PERSON I ASAJ FAMILJE KALON NE VETTING KONTROLLI PASURIE DHE GJITHÇKA.
    *FEMIJET MBI 18 VJEÇ TR KETYRE PASANIKEVE DUHET TE BEJNE EDHE ATA NJE DEKLARATE TE SHKURTER. DHE NESE FJENDEN FAJTOR PER MOSKALLEZIM KRIMI DENOHEN SIPAS LIGJIT TE TANISHEM. PRA ME DENIM JO TE RENDE.
    *NESE PERPARA KESAJ DEKLARATE, KEQBERESIT TREGOJNE GJITHE VJEDHJET QE KANE BERE, TE GJITHW PIKAT ME SIPER QENDROJNE, VETEM DENIMI ME BURG BEHET SIPAS LIGJIT TE VJETER, PRA JO ME BURGIM NGA 10 VJET DERI NE BURGIM TE PERJETSHEM, POR SIC E KA LIGJI TANI. GJITHCKA TJETER QENDRON, PRA SEKUESTRIMIT I CDO GJEJE, NDALIMI I PUNES NE SEKTORIN PRIVAT, STREHIMI VETEM NE CADRA OSE RULOTE, E GJERA TE TJERA PERMENDUR ME SIPER.
    *DEKLARATA TE BEHET BRENDA 21 DITE PUNE. ME PAS NUK MERRET PARASYSH.

    PAS KESAJ DO TE SHIKONI AVOKAT QE TE GJITHE KEQBERESIT DO TE RRESHTOHEN QE ME NATE, DO TE MBAJNE RADHE SI NE KOHEN E QUMESHTIT, KUSH E KUSH TE TREGOJE GJITHCKA QE KA VJEDHUR PER TI SHPETUAR BURGUT TE GJATE OSE TE PERJETSHEM.

    BEJENI KETE DHE DO TE SHIKONI QE GJITHE BANDITET DO TI KENI BRENDA, JO PER 2-3 VJET, POR BRENDA VITIT DO TE PASTROHEN QYTETET, DO TE PASTROHET SHQIPERIA. TE GJITHE I DIME, TE GJITHE I NJOHIM, TE GJITHE DUAM TI SHOHIM PAS HEKURAVE PER KOHE TE GJATE OSE EDHE PER FARE.

    QE DESHIRA JONE TE BEHET REALITET, VETEM KJO ME SIPER ESHTE RRUGA.
    CDO VETTING TJETER ESHTE JO PER RRJETA TE MEDHA POR PER PERZEVOLL* .

    * PERZEVOLL
    PESHKATARET VLONJATE QUAJNE PERZEVOLL NJE RRJETE TE VOGEL QE HIDHET ME DORE NE CEKTESI PER TE KAPUR PESHQ TE VEGJEL.

    P.S. AVOKAT. “TI KE MUHABET” ME AMERIKANET. THUAJUA KETE SI NGA ANA JOTE. ATA DO TE TE DEGJOJNE.UNE KAM SHKRUAR PARA 5 VITESH PER KETE QE PO BEHET SOT. NUK MA MERRTE MENDJA QE DO TE BEHEJ REALITET. MBASE BEHET EDHE KJO QE UNE E QUAJ FAZA E FUNDIT.

  14. selim rroshi says:

    Rruga qe thote Ngjela eshte e vetmja per te pastruar Shqiperine nga korrupsioni postkomunist. Un jam skeptik a do behet apo jo.
    E tere klasa poltike e 27 viteve duhet hedhur ne plehra me gjith drejtesine e median.
    Ma do mendja do behet pjese pjese kjo pune. Nje sot nje neser nje pasneser.
    Do hapen te tera dosjet qe i kush vene ne gjume eunuku Llalla.
    Te pastrosh nje kenete sic eshte shteti shqiptar duhet shume energji e pune. Kte energji nuk e shoh kund ndaj jam skeptik

  15. Bess says:

    Hahaha. Sa fiksim e ka avokati USA. Fakt eshte qe ne duam te futemi ne BE dhe, ne bashkesine e atyre vendeve qe kane shpikur sistemin juridik dhe faza si kjo e jona i kane kaluar perpara 600 vjetesh, sorry sir ? mbase per punen e shpejtesia ka te drejte…

  16. likja says:

    O Spartak torollak na c b

  17. Zzzzzz says:

    BLA…BLA….BLA….TE KANE NXJERE BOJEN ATA PO TALLEN ME TY DHE ME NEEEE…!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje